BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Patligjane te mbushura

    Moza
    Moza
    ViP Nė B'SH ☆
    ☆ ViP Nė B'SH ☆


    <b>Shteti</b> Shteti : Kosova
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 23/03/2009
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 973
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 2910
    <b>Votat</b> Votat : 17
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Ne pune lind dashuria,prandaj ai qe punon asnjehere nuk ankohet per mund...

    Buzqeshje Patligjane te mbushura

    Mesazh nga Moza 2/5/2009, 20:44

    Patellxhane tave me peksimadhe (galeta)


    ¤ 1 kg patellxhan

    ¤ 2 kokrra te medha qepe

    ¤ 1 koke hudher

    ¤ 250 gr mish i grire

    ¤ 250 gr speca jeshil

    ¤ 250 gr domate te mishta

    ¤ kripe, piper, rigon, majdanoz sipas deshires

    ¤ 1-2 luge gjelle salce domatesh

    ¤ 2 gjethe dafine

    copa peksimadhesh (galetash - buke e thekur) te shtypura ne havan apo te grira ne makinen grirese

    ***********

    Pergatitja:

    Pasi i kemi qeruar patellxhanet i presim per se gjati ne copa te gjata, me pas i skuqim.
    Pas skuqjes i leme menjane.

    Pergatisim salcen duke skuqur ne fillim ne vajin e nxehte (mundesisht ate ku kishim skuqur patellxhanet, pasi aroma qe kane leshuar patellxhanetne vaj eshte e shijshme. Por kuptohet vaji s'do jete i njejte ne mase, por me pak) pra skuqim qepet e prera holle dhe hudhrat e i kaurdisim deri sa te marrin nje ngjyre si te verdhe. Me pas i shtojme specat jeshile te prere ne copa - copa te vogla, duke vazhduar me skuqjen e kaurdisjen e tyre ne tigan a tenxheren e skuqjes.
    Pasi edhe specat te jene skuqur disi, ku lekuar e tyre zbutet shtojme masen e mishit te grire dhe i trazojme.
    Me pas shtojme domatet e qeruara nga lekura dhe te prera ne copa dhe i hedhim mases piperin, kripen dhe erezat sipas deshires, plus salcen e domates
    Tere masa fillon e kaurdiset dhe te leshohet disi nga domatet e shtuara me pas i shtojme pak uje aq sa te mund te zihet mishi.
    Pasi shohim se salca eshte gati, masa e saj duhet te jete disi e trashe fillojme pergatitjen e patellxhaneve per ne furre.

    Keshtu, ne nje tas apo pjate kemi te grira imtesisht apo te shtypura peksimadhet.

    Lyejme me pak yndyre tepsine ku do vendosim patellxhanet dhe pasie kemi lyer ciopat e patellxhaneve fillimisht me galete te grire i vendosim ne tepsi radhe radhe ne menyre qe teer siperfaqja e tepsise te mbulohet me patellxhane. Siper me pas u hedhim salce duke e shtruar tere siperfaqen e patellxhaneve. Me pas siper salces e sperkatim me galetat e grira holle.
    Keshtu vazhdojme me masen tjeter te patellxhaneve e siper tyre salcen me pas pluhurin e galetave te grira derisa te mbarojne patellxhanet e salca

    I shtojme diku ne tave 2 gjethet e dafines dhe tepsine me pas e fusim ne furre ku e leme te piqet nen nje temperature te 180 °.

    Pasi tava eshte pjekur para se t'i servirim patellxhanet ne tryezen e shtruar, i presim ne copa katrore jo shume te medha.[/size]

      Ora ėshtė 15/11/2024, 03:41