BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Cōte d’Azur: Franca nuk ka vetem Paris

    Albatros
    Albatros
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Francė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 12/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 19030
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 37314
    <b>Votat</b> Votat : 106
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Nuk eshte e rendesishme te thuash ate qe mendon . Por te mendosh mire ate qe thua.

    Buzqeshje Cōte d’Azur: Franca nuk ka vetem Paris

    Mesazh nga Albatros 17/7/2011, 15:50

    Cōte d’Azur: Franca nuk ka vetem Paris 092

    Cōte d’Azur – Bregu i Kaltėr, njohur ndryshe dhe si Riviera Franceze, prej vitesh ėshtė sinonim i elegancės e sqimės franceze. Prej mėse njė shekulli, Cōte d’Azur gėzon njė standard tė lartė jetese, standard i cili njohu kulmin e tij nė vitet ’50-tė dhe ’60-tė, kur praktikisht kushdo qė ishte dikushi mund tė blinte njė aparatament duplex pėrgjatė brigjeve tė kaltra. Ndaj jo rastėsisht ėshtė parajsa tokėsore e njerėzve tė pasur e tė bukur.

    Me plazhe tė cilėve nuk u duket kurrė fundi, qytete plot sharm, jahte magjepsės dhe me njė mori personazhesh tė famshėm, Riviera Franceze e mban ende gjallė “La Belle Epoque”. Destinacione pėrrallore si St-Tropez, Nice, Cannes, Antibes, Fréjus & St-Raphael, Villefranche-sur-Mer, St-Jean-Cap-Ferrat, Menton apo Grasse e bėjnė qėndimin nė bregun e Kaltėr unik dhe zor tė harrueshėm.

    Nėse bregu i kaltėr ėshtė pjesė e planeve tuaja verore, ne ju ftojmė nė njė udhėtimi virtual ku do tė ndalemi nė pikat mė tė frekunetuara nga jug-perėndimi deri nė veri-lindje tė bregut:

    Ndalesa e parė: Saint-Tropez (kufiri mes Bregut tė Kaltėr dhe Provencės)

    Nėse Brigitte Bardot kalon gati gjithė vitin nė kėtė vend, duhe tė ketė njė arsye! Ēdo guidė turistike pėr Saint-Tropez-in ju tregon se duhet tė keni mė shumė para se dėshirė pėr ta vizituar, dhe, pėr fat tė keq… nuk gabohen.

    Megjithatė, edhe ju mund ta shijoni mondanitetin e qytetit pa patur domosdoshmėrisht jahtin tuaj privat, pa patur 10 karta krediti dhe pa qenė modele.

    Ku tė shkoni nė Saint-Tropez:

    Qyteza vizitohet brenda ditės nė kėmbė kėshtu qė pas shėtitjes nė kėmbė, qėllimi juaj kryesor janė plazhet:

    Plazhet e Saint-Tropez:

    Mu nė hyrje tė St. Tropez ka njė plazh jashtėzakonisht komod tek i cili shkohet edhe nė kėmbė, por tė gjithė joshen e preferojnė me shumė palzhin me rėrė tė imėt tė Ramatuelle dhe Pampelonne. Mes hapėsirave publike ka edhe zona tejet private ku kridhen nė ujė tė famshėm e tė pasur tė tė gjitha prerjeve.

    Nėse doni tė keni Naomi Campbell-in nė tavolinėn pranė jush, ju kėshillojmė bare buzė detit shumė mondane si Club 55, Nikki Beach apo edhe La voile Rouge. Ky i fundit ėshtė mė i ēmenduri me festa nga muzgu nė agim.

    Veē kėsaj mos u skandalizoni nga natyralistėt qė mund tė ndeshni pėrgjatė shėtitjes tuaj nė breg. Nė St. Tropez gjithēka lejohet.

    Ēfarė nuk duhet tė humbisni nė St. Tropez:

    Mos ia kurseni vetes njė shėtitje me anije pėrgjatė bregut tė St. Tropez. Mund tė merrni njė barkė me qera nė Suncap www.suncap.fr. Pikėndalesa qė ne ju kėshillojmė ėshtė Sainte-Maxime.

    Si tė shkoni nė St. Tropez

    Shumica e turstėve shkon nė St.Tropez nėpėrmjet detit. Por, nėse i gjithė udhėtimi bėhet me avion nga Tirana, duhet pasur parasysh qė do behen 2 ndalesa nė Evropė (nuk ka fluturim vetėm me 1 tranzit). Mund tė fluturohet deri nė Nisė dhe pastaj fluturohet me njė linjė low cost nga Nisa pėr nė St.Tropez, aeroporti St.Tropez “La Mole”. Gjithashtu nga Nisa pėr nė St.Tropez mund tė shkohet edhe me tren, autobus, taksi apo makinė me qėra. Linjat e transportit publik janė gjithnjė mė tė leverdisshmet.

    Nice – Nisa, mbrėtėresha e Bregut tė Kaltėr

    Nėse doni tė shpenzoni “pėr mirė” ca para… kėtė lėrjani Nisės nė dorė!

    Qyteti mė i madh i Rivierės Franceze nuk krenohet vetėm me plazhet e kaltra por edhe me trashėgimninė historike e kulturore.

    Ku tė shkoni nė Nisė:

    Vieille Ville – pjesa e qytetit tė vjetėr. Nėpėr tė gjarpėrojnė rrugica tė ngushta nga 1.5 metra dhe ndėrtesat jo mė tė larta se 5 kate vishen me ngjyra tė forta, ndryshe nga boje-kremi i qyteteve tė tjera.

    Populluar nga shumė tregėtarė me dyqane ushqimesh, rrobash tė lira dhe kozmentikash artizanale, qyteti i vjetėr ngjan mė shumė si njė pazar i madh… por mbresėlėnės ama.

    Promenade des Anglais – pėrgjatė detit mund tė shplodhni shikimin nė shėtitoren mė tė famshme tė bregut tė kaltėr. Asfalti i kuq tė kujton se shėtitorja ėshtė dhe vendkalimi ideal pėr njė xhiro me biēikletė.

    Nė fund tė shėtitores ju shafqet kodrina Colline du Chateau, e cila ngjitet me shkallė qė do t’ju shpien tek pjesa e mbetur e kėshtjellės nga ku duket gjiri Baie des Anges, qyteti i vjetėr dhe porti i Nisės. Prapa kullės mund tė shijoni edhe pamjen e parkut dhe kaskadės. Marramendase!

    Il Vieux Port – porti i vjetėr, i gjithi i ndriēuar, dhuron njė pamje tė mrekullueshmė nga ku mund tė sodisni jahtet e tragetet qė nisen pėr nė Korsikė.

    Pėr muzedashėsit nė Nisė:

    Musee Matisse – Njė pėrmbledhje e shkėlqyer e piktuarve dhe skulpturave tė piktorit francez Henri Matisse. Orari 10:00 – 16:00. Hyrja falas. Linjat e autobusėve: 15,22,17,20.

    Musee Mark Chagall - mund tė gjeni kryesisht vepra me frymė fetare, frymėzuar nga Bibla. Po ashtu edhe njė koleksion me maozaikėt e famshėm tė xhamave pėr dritare tė punuara nga Chagall. Hyrja 8.50 €. Orari 10:00 – 18:00. Linjat e autobusėve: 15 dhe 22, stacioni “Musée Chagall”

    Plazhet nė Nisė:

    Deti ka ngjyrėn mė tė kaltėr nė tė gjithė Rivierėn Franceze dhe bregu ėshtė me guralecė, si nė jug tė Shqipėrisė, ndaj kėshillat se si tė ecni mbi tė janė tė tepėrta.

    Baret dhe restorantet buzė detit janė relativisht tė kushtueshme. Njė pijė shkon nga 4 deri nė 15 euro dhe njė drekė nga 20 deri nė 40 euro pėr person.

    Nuk duhet tė largoheni nga Nisa pa:

    Provuar ushqimin mė tė mirė nė jugun e Francės. Jo rastėsisht Nisa njihet edhe si parajsa e kuzhinės franceze. Ne ju kėshillojmė tė mos largoheni pa provuar: Socca (palaēinkė e pjekur me qiqra), Niēoise Salad (sallatė me sardele tė kripura), Farcis (pjatė tipike e Nisės me prime tė mbushura me mish), Pissaladičre(tartė e kripur nė formė pice) dhe verėn Rosé pėr tė shoqėruar tė gjitha kėto pjata.

    Monaco – Monte Carlo

    Njė qytet muze-luksi me panairin mė tė madh tė makinave.

    Vizita nė principatėn e Monakos do t’ju bėjė tė ndiheni tė privilegjuar pėr momentet qė do tė kaloni.

    Qyteti i shtirė nė kodėr dhe i ndarė nė kate, nuk i lejon vetes qė pėr ta pėrshkuar, tė pėrdoren vetėm rrugėt apo shkallėt. Pėr t’u ngjitur nga njė nivel tek tjetri pėrdoret edhe ashensorin publik. Madje edhe kalaja ka ashensorin e saj nga ku mund tė zgjidhni tė zbrisni nė katin e Muzeut Oqeanografk, nė katin e Kopshtit Japonez apo nė atė tė Pallatit tė Princit tė Monakos. Nėse jeni me fat, do t’ju gostistin me verėrat mė tė mira, prodhime vendi – dhe mos kini frikė tė pini, Monako nuk ka nevojė pėr paratė tuaja!

    Pista e Formula 1 i kalon qytetit mespėrmes saqė duket sikur ai ėshtė ndėrtuar enkas pėr tė qenė spektator i kėsaj gare. Ferrari nė Monako ėshtė makina mė e zakonshme qė do tė shihni rrugėve.

    Monte Carlo

    Tė pasurit e vėrtetė tė Monakos mund t’i takoni nė Monte Carlo. Pjesa mė luksoze e Monakos, aty ku miliarderėt e botės kanė ngritur “haremin” e tyre me kazinonė e famshme nė mes.

    Pėr tė hyrė nė Monte Carlo Casino, pėrveē parave do t’ju nevojitet pasaporta dhe njė veshje deri diku e zgjedhur. Hyrja nė hollin magjepsės tė kazinosė ėshtė falas, ndėrsa pėr t’u futur brenda pagesa ėshtė 10 €.

    Pėr t’u ditur:

    Nėse jeni me rroba tė thjeshta do tė ndiheni sikur nuk keni as tė drejtėn ta prekni atė qytet, por kjo nuk duhet t’ju shqetėsojė sepse tė vetmit njerėz qė do ndeshni rrugėve janė turistėt… si ju!

    Nėse e vizitoni Monakon me makinė, mos u shqetėsoni pėr parkimin, pasi e gjithė Monako dhe Monetekarlo nė veēanti, ka njė nėntokė tė tėrė pėr parkimin e makinave

    Vizita njė ditore nė:

    Nuk ka rėndėsi ku jeni vendosur me hotel. Njė ditė nga pushimet tuaja kushtojani vizitės nė qytete e bregdete qė do t’i japin tjetėr shije pėrvojės tuaj francojugore:

    Kana – Nuk ėshtė vetėm qyteti i festivalit tė filmit. Ėshtė mekat tė vizitosh rivierėn e tė lėsh pa parė Kanėn. Me njė bregdet po aq tė pasur e tė zhurmshėm sa pjesa tjetėr Kana, ėshtė shtėpiza e shumė festivalėve, panairėve, dyqaneve luksoze, bareve dhe restoranteve. Tė apasionuarit e filmit, pranė pallatit ku mbahet festivali, mund tė shohin edhe gjurmėt e duarve qė kanė lėnė aktorėt vit pas viti gjatė festivaleve. Mos harroni aparatin!

    Menton – njohur si Perla e Francės, shumė pranė kufirit me Italinė. Me dhjetra plazhe, tė gjithė pėr t’u admiruar, Mentoni njihet pėr kopshtet e tij pėrrallore, njė arsye mėse e vlefshme pėr tė kaluar njė ditė nė kėtė qytezė.

    Grasse – Njihet si kryeqyteti i parfumeve. Nėse keni nuhatje tė fortė do tė dalloni mbi 2000 aroma tė ndryshme nė qytet. Kėtu prodhohet 2/3 e parfumeve tė Francės, gjė qė i sjell qytetit fitime marramendase.

    Tė thėna nė vesh:

    Shumica e qyteteve vizitohen nė kėmbė, ndėrkohė qė mes njėri-tjetrit ata lidhen lehtazi me linjat urbane – bileta e autobusit kushton 1 euro.

    Ekziston njė linjė e ngadaltė qė lidh tė gjitha qytetet nga Menton nė Nisė, nga Nisa ne Kanė dhe nga Kana nė San Trope: Bileta kushton 3 euro.

    Tė ngasėsh makinėn nė Bregun e Kaltėr ėshtė njėsoj si tė ngasėsh makinėn nė Shqipėri sepse ndonjėherė pėr vetėm 40 metra distancė tė duhet tė bėsh 1 km.

    4 gjėra qė nuk i dini pėr Cōte d’Azur

    Emri i ėshtė vėnė nga shkrimtari Stéphen Liégeard nė librin e tij tė 1887 “La Cōte d’azur”. Shkrimtari u lind nė pjesėn franceze tė Cōte-d’Or, dhe pėrshtati emrin e bregdetit jugor francez duke zėvendėsuar fjalėn “d’or” me “d’azur”

    Nė gjysėm e parė tė shek. tė 20-tė bregu popullohej nga artistė si Pablo Picasso, Henri Matisse, Edith Wharton, Somerset Maugham dhe filizofi Aldous Huxley. Nė ditėt e sotme persona tė famshėm si Elton John apo Brigitte Bardot kanė nga njė shtėpi nė kėtė zonė.

    Bregu i kaltėr ėshtė shtėpiza e 163 kombėsive tė ndryshme me 83962 residentė tė huaj.

    Nuk ka rrugė tė drejta nė Rivierėn Franceze. Ēdo rrugė bėn pjesė nė njė sistem tė ndėrlikuar rrugėsh tė ngushta.

      Ora ėshtė 7/5/2024, 17:45