BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Blendi Fevziu: Marredhenia ime me Berishen me ulje-ngritje ne keto 20 vjet

    Albatros
    Albatros
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Francė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 12/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 19030
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 37314
    <b>Votat</b> Votat : 106
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Nuk eshte e rendesishme te thuash ate qe mendon . Por te mendosh mire ate qe thua.

    Buzqeshje Blendi Fevziu: Marredhenia ime me Berishen me ulje-ngritje ne keto 20 vjet

    Mesazh nga Albatros 17/7/2011, 16:26

    Blendi Fevziu: Marredhenia ime me Berishen me ulje-ngritje ne keto 20 vjet 1310814533-blendi

    E para ishte letėrsia… Nė vitet e studimeve mendonte se do tė bėhej shkrimtar dhe letėrsia ishte sfida e tij. Pastaj e kuptoi se njė tjetėr pasion i doli mė i fortė sesa ai i shkrimtarit. Pasioni pėr politikėn, gazetarinė dhe historinė. Blendi Fevziu identifikohet me tė gjitha kėto. Por si ka qenė rrugėtimi i tij nga intervista e parė me Nasi Lerėn, tek e fundit, nga Opinioni i parė i vitit 1997 tek ai radhės, nga letėrsia te gazetaria, nga njėri kryeministėr nė tjetrin, nga fėmija te burri?

    Ju thoni, nė librin tuaj “Jeta ime”, se tė bėsh njė intervistė nuk ėshtė aspak e lehtė dhe nga zhanret e gazetarisė ėshtė ndoshta mė e vėshtira, por sot shohim se ky zhanėr ėshtė mė i aplikuari nė media. Pyetja qė unė kam pėr kėtė ėshtė: Intervista qė shihni dhe lexoni sot nė shtypin dhe televizionin shqiptar a ėshtė ajo qė duhet tė ishte?

    Nuk ka asnjė dyshim qė intervista ėshtė zhanri mė i vėshtirė ndėr ata qė unė kam aplikuar nė emisionin tim. Por edhe mė gjerė. Po flas pėr emisionet nė studio, sepse dokumentarėt ose emisionet dossier po ashtu kanė njė tjetėr lloj vėshtirėsie. Qė tė intervistosh dikė duhet tė kesh njohje shumė tė mira tė personit, aksionit tė tij, profesionit dhe gjithė tematikės pėr tė cilėn e ke ftuar nė studio dhe e interviston. Duhet tė jesh 100% i vėmendshėm dhe po ashtu tė ndėrhysh nė kohėn e duhur dhe mėnyrėn e duhur. Po ju them qė zakonisht pėr njė intervistė unė punoj 5 - 6 herė mė shumė sesa pėr njė emision debat. Sa pėr intervistat e shkruara tė shtypit shqiptar, them se ato janė vetėm intervista nė formė, d.m.th me pyetje dhe pėrgjigje, por 90% e tyre s’kanė asnjė lidhje me subjektin pėr tė cilin zhvillohen dhe kam vėnė re qė shpesh gazetarėt s’kanė as njohje tė detajeve dhe as tė problemit pėr tė cilin zhvillojnė intervistėn. Kjo ka krijuar njė lloj shpėrdorimi tė kėtij zhanri nė Shqipėri, por vetėm kaq. Njė intervistė e mirė, mbetet gjithnjė njė intervistė e mirė.

    Intervista juaj e parė i pėrket vitit 1989 nė gazetėn “Studenti”. Ēfarė kujtoni nga pėrvoja e parė me procesin e tė shkruarit nė shtyp?

    Intervista e parė ishte pjesė e njė cikli intervistash me shkrimtarė tė njohur, qė bashkė me Ben Blushin zhvilluam nė gazetėn “Studenti” nė vitin 1989, kur ishim studentė tė vitit tė dytė tė Gjuhės dhe Letėrsisė. Intervistat qenė disi ndryshe dhe shumė shpejt ranė nė sy edhe tė shtypit qendror dhe tė personazheve mė nė zė tė letėrsisė shqiptare nė atė kohė. Mbaj mend qė ato botoheshin ēdo dy javė. Para disa muajsh gjeta fletėt e pėrgatitjes pėr intervistėn me Nasi Lerėn. Bashkė me Ben Blushin kishim plotėsuar 19 fletė format, kishim bėrė 71 pyetje pėr tė pėrfunduar nė 15 qė i kishim drejtuar Nasi Lerės. Natyrisht, gazetaria e sotme s’e ka kėtė luks, por kur interviston dikė minimalisht tė duhet tė shpenzosh disa orė pėr pyetjet. Sa pėr pėrvojėn e parė, pėr fatin tim tė mirė ishte interesante. Qe e tillė sepse gazeta “Studenti” nuk kontrollohej shumė dhe unė isha 19 vjeē. Kjo mė dha mundėsi tė isha mė i lirshėm dhe tė mos i njihja kufizimet e kohės dhe censurėn qė kishin shkatėrruar ndėrkohė shumė talente tė ardhshėm.

    OPINION ėshtė emisioni i parė politik nė Shqipėri, qė prej 31 gushtit 1997. Natyrshėm ju etiketojnė me kėtė emision. Por a e sheh veten ndonjėherė tė ndarė nga ky format, Blendi Fevziu?

    Padyshim. Mė shumė janė njerėzit qė mė identifikojnė me tė, sesa unė vetveten. Ka shumė gjėra tė tjera me tė cilat identifikohem mė shumė.

    Po nga Televizioni Klan? Kam parasysh faktin se jeni imazhi i kėtij televizioni qė nga viti 1998...

    Unė jam lidhur me Klanin shumė herėt, qė nė ditėt e para tė ekzistencės sė kėtij grupi dhe gjithė karriera ime nė tė ka qenė mjaft komode. Nė kėtė rast jam unė qė e shoh veten shumė tė identifikuar me Klanin dhe besoj edhe njerėzit po ashtu.

    Sė fundmi ju kemi parė (lexuar) edhe si njė dėshmitar tė 20 viteve tė historisė postkomuniste. Sa e madhe ėshtė pesha e rrėfimit tė kėtyre 20 viteve dhe mendoni se ėshtė koha pėr ta bėrė njė gjė tė tillė?


    Besoj se ju e keni fjalėn pėr njė libėr qė unė e kam mbaruar qė vjet dhe qė u pėrmend nė shtyp, por qė unė s’kam vendosur ta botoj ende. Bėhet fjalė pėr njė ditar politik qė nis mė 9 nėntor 1989, kur isha student i vitit tė tretė nė fakultet dhe mbaron nė 31 dhjetor 2009. Pra, janė 20 vite tė Shqipėrisė post komuniste dhe vitet e fundit tė regjimit komunist. Kam shėnjuar ngjarjet ku kam qenė vetė, herė dėshmitar e mė rrallė protagonist, falė njė kujdesi metodik pėr tė shėnuar tė gjitha momentet e rėndėsishme me kujdes, pėr vite me radhė. Ėshtė njė ditar i gjatė, njė libėr me afėr 780 faqe, qė duhet tė vendos se kur dhe si do ta botoj. Aty do tė gjeni gjithė transformimin e kėtij vendi, bashkė me rrugėn e personazheve tė tij, diku mė shumė e diku mė pak tė famshėm dhe problematikė. Them se ėshtė njė dėshmi unikale qė do tė ngjallė interes.

    Sa e vėshtirė ėshtė tė kalosh nga faktet te fiction nė njė vepėr? Ju i keni lėvruar tė dyja?

    Nuk e di sepse s’e kam menduar kėtė gjė. Ka qenė njė kalim normal dhe besoj se nuk i kam pėrzier tė dyja zhanret.

    Si lindi pasioni pėr tė shkruar letėrsi? Zakonisht gazetarėt mundohen t’i largohen letėrsisė...

    E para ishte letėrsia… do tė thosha, nėse do tė perifrazoja njė thėnie tė famshme tė Sokratit. Nė vitet e studimeve unė mendoja se do tė bėhesha shkrimtar dhe letėrsia ishte sfida ime. Pastaj e kuptova se njė tjetėr pasion doli mė i fortė sesa ai i shkrimtarit. Pasioni i politikės, gazetarisė, historisė. Ndjekja e fakteve dhe manipulimi me to. Manipulimi nė sensin pozitiv. Ky pasion i ri, qė me siguri kish qenė brenda meje, e zbehu atė tė vjetrin, por nuk e zhduku dot. Njė moment, pasioni i vjetėr u ngrit sėrish dhe produkt i tij ishte romani “Hiri i Vullkanit”. Nuk e di nėse ky pasion i vjetėr do tė mbijetojė dhe do tė prodhojė diēka tjetėr nė letėrsi, apo pėrditshmėria do ta mbysė atė. Gjithsesi, jam i kėnaqur qė unė i pagova pasionit tė rinisė njė borxh tė vjetėr dhe shkrova njė roman.

    Cila ka qenė familja juaj, ambienti ku jeni rritur?


    Njė familje fenomenale. Njė familje qė mė shumė sesa prindėrit, dominohej nga tri stėrgjyshe. Tri plaka tė bardha, qė vinin nga familje tė mėdha dhe me ndikim tė fortė nė historinė e Shqipėrisė. Njė prej stėrgjyshėrve kish qenė anėtar i Kėshillit tė Naltė nė vitet 1921-1923, ndėrsa stėrgjyshi tjetėr, ministėr i Brendshėm dhe deputet nė vitet 1921-1924. Shtėpia ishte e mbushur me detaje nga historia e Shqipėrisė, me kujtime gojore, por edhe letra, dekorata, shpata tė vjetra dhe uniforma ushtarake, qė mė mrekullonin me shkėlqimin e tyre. Ishte njė botė qė s’ekzistonte mė, e harruar dhe qė komunizmi e luftonte, por ishte aty. Nė atė familje u rrita me dy mėsime: qė komunizmi gėnjente pėr historinė dhe e shkruante atė siē donte; dhe e dyta, qė unė kisha pėrse tė mburresha me tė parėt e mi. Ishin njerėz qė kishin punuar pėr tė ndėrtuar njė shtet indipendent Shqiptar dhe kishin luajtur rol nė vitet e para tė konsolidimit tė tij. Por kishte dhe njė dimension tjetėr. Tri stėrgjyshet me tė cilat unė u rrita kishin studiuar pėr shumė vite nė Vjenė, Paris dhe Firence. Kujtimi i kėtyre qyteteve dhe i asaj bote ishte i gjallė tek to dhe unė u mėsova qė pėrtej kufijve tė ndryshkur tė regjimit komunist, ekzistonte njė botė tjetėr, shumė mė interesante. Qenė mėsime tė mėdha nė jetėn time. Siē qe politika. Dėgjoja me orė bisedat politike tė tim eti me kushėrinjtė e tij, kryesisht pėr politikėn e jashtme dhe sot, ende sjell nė mend detaje nga evente botėrore, me komentet qė ata bėnin pėr to. Sot e kuptoj, qė e gjithė kjo ishte njė shkollė, njė shkollė qė paralel me atė tjetrėn (zyrtaren), qė bėja ēdo ditė, mė dha shumė mė tepėr njohuri se sa kishin moshatarėt e mi.

    Ju krahasojnė me Bruno Vespėn, jo vetėm profesionalisht por dhe pėr lidhjet e ngushta me Kryeministrin. Nė fakt cilat janė marrėdhėniet tuaja tė drejtpėrdrejta me kryeministrin Berisha?

    Janė marrėdhėnie shumė tė mira, perfekte pėr momentin. Por si me ēdo njeri politik edhe kjo marrėdhėnie ka kaluar kėto 20 vite nėpėr shumė ulje dhe ngritje. Natyrisht qė e vlerėsoj dhe besoj se nė historinė e Shqipėrisė vendi i tij nuk do tė jetė modest. Por marrėdhėniet e mia me kryeministrat e kėtij vendi kanė qenė herė tė mira dhe herė tė kėqija, por gjithnjė ka pasur njė marrėdhėnie. Qė nga Ylli Bufi, qė u bė Kryeministėr i Qeverisė sė Stabilitetit; nga i ndjeri Gramoz Pashko, qė ishte zv.kryeministėr; e deri te moshatarėt e mi Pandeli Majko e Ilir Meta, me tė cilin jam njohur qė nė shkollė. Po kėtu hyn edhe raporti me Nanon, qė ka qenė herė i mirė e herė i keq, por raport solid gjithsesi. Nga ana tjetėr ju garantoj se kam raporte me tė gjithė njerėzit politik tė kėtij vendi dhe kam shumė miq, tė vjetėr apo tė rinj, qė janė pjesė e politikės. Tė majtė ose tė djathtė.

    Po me pushtetin nė pėrgjithėsi ē’marrėdhėnie keni?


    Pushteti ėshtė shumėdimensional. Ėshtė pushtet politik, mediatik, gjyqėsor, ekonomik. Tė siguroj qė me tė gjitha pushtetet kam marrėdhėnie komplekse. Diku shumė tė mira, diku problematike. Por kėto janė raporte qė ndryshojnė varėsisht ngjarjeve, njerėzve, kontakteve dhe angazhimeve. Ėshtė miopi tė flasėsh pėr pushtet nė njė drejtim dhe njė dimension. Pushtet, madje shumė i fortė, ėshtė edhe politika.

    Ju thoni se “Tė jetosh nė njė shoqėri politike, tė jesh pjesė e saj, tė punosh ēdo ditė me tė, e ke shumė tė vėshtirė tė mos prekesh prej saj”…A ju ka ndodhur qė pėr shkak tė kėsaj tė keni devijuar nga e vėrteta?

    Nga e vėrteta nuk besoj, nuk mbaj mend. Por askush nuk mund tė jetojė mbi diēka. Mund tė jetojė vetėm brenda saj. Dhe duke jetuar Brenda saj do tė marrėsh huqet e saj, do tė ngatėrrohesh e jo rrallė duhet tė bėhesh edhe pis.

    Nėse do ta kalonit shtypin nė njė skaner, si do tė ishte grafika sipas Fevziut?

    Nuk kam asnjė mendim pėr kėtė gjė. Pėr tė bėrė njė skaner tė tillė duhet njė libėr mė vete.

    Si e keni njohur bashkėshorten?

    E kam njohur shumė vite mė parė, kur ajo ishte 15 vjeē dhe unė s”kisha asnjė ide qė 11 vjet mė pas do tė bėhej bashkėshortja ime.

    Ēfarė kujtoni nga fėmijėria sot?

    Mbrėmjet nė familje, kur mblidheshim tė gjithė bashkė, rrėfimet e stėrgjysheve dhe lojėrat e zakonshme tė fėmijėrisė.

    Si ėshtė marrėdhėnia juaj me femrėn nė pėrgjithėsi?

    E mirė, besoj!

    Sa vlerė kanė idealet pėr ju nė kohėt qė jetojmė?

    Nuk e di!

    A besoni nė Zot?

    Jo!

    Ēfarė bėni kur jeni i mėrzitur (reagimi i parė)?

    Lexoj. Kryesisht libra qė i kam lexuar mė parė dhe mė kanė lėnė mbresė.

    Jeta ėshtė vetėm e jotja apo edhe e tė tjerėve?

    S’e di, s’e kam menduar kėtė gjė.

    Thashethemi i fundit qė keni dėgjuar pėr veten?

    Ku e di unė. Pyesni njė herė rrotull.

    Keni ndonjė tatuazh nė trup? Nėse jo, a jeni tunduar ndonjėherė pėr ta pasur njė tė tillė?

    Jo, s’mė ka shkuar nėpėr mend.

    Ēfarė ngjyre ka martesa pėr ju?

    Nuk e di. Dhe unė nuk i dalloj mirė ngjyrat, i ngatėrroj.

    Jeni hakmarrės?

    Duhet tė pyesni tė tjerėt pėr kėtė.

    Njė fjalė me tė cilėn do ta etiketonit veten tuaj?

    Nuk e di, s’e kam menduar.

    Njė fjalė me tė cilėn tė tjerėt ju etiketojnė mė shpesh?

    S’kam qenė i vėmendshėm. Do tentoj tė jem mė i kujdesshėm pėr ta kapur se cila ėshtė kjo fjalė.

    Makina e parė qė keni pasur?

    Njė Volvo 245!

    Po makina e fundit?

    Njė Mercedes Benz ML 320.

    Ēfarė do tė bėje dhe ēfarė nuk do tė bėje pėr para?

    As
    kėtė s’e kam menduar. Por tė siguroj qė jeta ka qenė po aq e bukur, si
    kur kisha fare pak tė ardhura edhe tani qė kam shumė mė tepėr.

    5 gjėrat pėr tė cilat, sipas jush, ia vlen tė jetohet?

    S’i kam menduar.

    Besoni te martesa me dashuri apo te dashuria pa martesė?

    Nuk jam thelluar kaq shumė nė kėtė ēėshtje. Duhet tė reflektoj pėr tė arritur njė pėrfundim.

    Si ėshtė njė ditė e juaj ideale?

    S’ka ardhur akoma, kėshtu qė s’di t’ju them.

    Udhėtimi qė keni ėndėrruar dhe qė nuk e keni bėrė akoma?

    Nė Polinezinė Franceze. Dhe besoj se do ta bėj sė shpejti.

    Njeriu tė cilit i besoni mė shumė?

    Vetes sime!

    Personi qė njihni mė mirė dhe personi qė ju njeh mė mirė?

    Ime shoqe!

      Similar topics

      -

      Ora ėshtė 17/5/2024, 08:48