BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Shpella miliona vjeēare!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Shpella miliona vjeēare!

    Mesazh nga LePuRuShJa 20/7/2011, 01:03

    Shpella miliona vjeēare! 1310997252-shpella

    Rreth 30 kilometra nė jug tė Prishtinės gjendet Shpella e Gadimės. Bazuar nė vlerėsimet e ekspertėve shpella e Gadimės ėshtė e vjetėr rreth 80 milion vjet. Ajo ishte zbuluar rastėsisht nga njė banor i zonės nė vitin 1969. Vlerėsohet njėra ndėr pasuritė mė tė rralla natyrore tė Kosovės por edhe Evropės. Shpella e Gadimės ėshtė unike nė llojin e saj. Sipas vlerėsimeve ėshtė e vetmja shpellė e Mermerit nė Evropė! Shpella pėrbėn njė nga mrekullitė e natyrės shqiptare dhe karakterizohet nga stalagmitet dhe stalaktitet ku njė milimetėr e zgjatjes sė tyre kėrkon 30 mijė vjet.

    Zhvillimi i tyre me miliona vjet ka bėrė tė mundur qė nė ditėt e sotme aty tė shfaqen figura tė formave tė ndryshme. Ciceronėt por, edhe vendasit e zonės figurat e formuara nga natyra i interpretojnė nė mėnyra tė ndryshme.

    “Kėtė e kemi quajtur Romeo dhe Zhuljeta. Bashkimi i tyre kėrkon miliona vjet. Karakteristikė tjetėr e tyre ėshtė formimi i tyre nė anėn e kundėrt tė gravitetit. Brendėsia e kėsaj perle natyrore tė brishtė ėshtė e rrethuar me gurėthyes dhe menaxhohet nga individė tė cilėt me vetėiniciativė pretendojnė se janė mbrojtės tė pėrbetuar tė saj”, shprehet Hysen Tasholli, ciceroni i shpellės.

    Dėmtimi i shpellės sė Gadimės sipas pėrgjegjėsve tė shpellės po bėhet nga katėr gurthyesit e vendosur pėrreth. Ndėrkohė kėta tė fundit mohojnė njė gjė tė tillė dhe akuzojnė pėrgjegjėsit e shpellės duke thėnė se janė vetė ata tė cilėt po e dėmtojnė shpellėn.

    Pronaret e gurthyesve pranojnė qė gjatė gėrmimeve kanė hasur nė disa labirinte ku mendohet pėr njė shpelle tė re. Por, ata mohojnė mundėsinė e ndonjė shpelle tjetėr.

    “Gjatė gėrmimit kemi hasur nė disa labirinte por, kėtu nuk ka shpelle tė re. Nuk ka asnjė mundėsi qė tė dėmtohet shpella nga detonimet, por ėshtė demtuar nga vetė menaxhuesit e saj”, thekson Hamit Aliu, pronar i gurthyesit.
    Zėvendėsv ministri i Ambientit thotė se kompanitė e gurthyesve kanė shkelur rregullat dhe kanė dėmtuar kėtė zonė tė veēantė.

    Kjo shpellė miliona-vjeēare i ka bėrė ballė “dhėmbit” tė kohės por, sot ėshtė nė rrezik permanent nga mospėrgjegjėsia institucionale. Vendimi i qeverisė i firmosur nga kryeministri Thaēi dhe shpallja e kėsaj zone pasuri e veēantė e cila dhe mbrohet me kushtetutė, duket se figuron vetėm nė letėr dhe vendim.
    Mbase deri ekzekutimin e vendimit konsekuencat do tė jenė tė pariparueshme.

      Ora ėshtė 8/5/2024, 00:34