Pushimi vjetor eshte i nevojshem per te gjithe, ku shumica ne pergjithesi e mban frymen ne det per ti kaluar ato dy jave larg stresit te qytetit, brengave dhe problemeve. Deri tani kjo ka qene e mjaftueshme per riperteritjen e vertete dhe kthimin ne perditshmerine dinamike. Por, duket qe sot nuk eshte me keshtu. Per te mos ardhur te thyerja totale e trupit te njeriut, jane te nevojshme madje gjashte pushime vjetore ne vit per shkak te orarit gjithnje me te gjate ne pune dhe ngarkesave te renda, thone rezultatet e nje studimi te ri.
Per te qene te fresket dhe te fokusuar, pushimi eshte i nevojshem cdo 62 dite, ndersa ata qe presin me gjate se dy muaj per te shkuar ne pushim vjetor kane probabilitet me te madh qe te jene me ankth, agresive dhe te semure. Ne studimin e kompanise Post Office Travel Insurance nje e katerta e te punesuarve ka thene qe gjenden nen tension te madh dhe qe deshperueshem kane nevoje per te shkuar ne pushim vjetor cdo disa jave.
Por me lehte eshte te thuhet sesa te behen aq dite te pushimit vjetor, ndersa vetem nje e pesta e te anketuarve arrin te marre pushim cdo dy muaj. Madje 44 per qind e te punesuarve te pyetur pushimet i bejne cdo gjashte muaj apo me gjate.
Megjithate, shumica e tyre thone qe niveli i stresit zvogelohet sapo largohen nga zyra, dhe me shume se gjysma e te anketuarve kane thene qe ndihen teresisht te riperterire pas vetem nje apo dy dite qe nuk e kalojne ne zyre. Por, ka edhe prej atyre qe nuk i kane te mjaftueshme as dy jave dhe keshtu shtate per qind thone qe me mire ndihen vetem pas nje jave pushim, ndersa kater per qind te tyre thone qe kurrsesi nuk arrijne te relaksohen as ne pushim vjetor.
Meshkujt relaksohen me lehte se femrat, te cilat kane nevoje per kohe me te gjate, eshte theksuar ne studim. Nga pikepamja e punedhenesit, punetori i cili nuk ka qene ne pushim vjetor do te jete me pak produktiv dhe me i prirur per gabime, ka theksuar Cary Cooper, profesor i psikologjise organizative dhe shendetesore ne Universitetin Lancaster.