Te qendrosh shtrire nen rrezet e diellit dhe te zhytesh mes dallgeve jane kenaqesia e momentit per ne dhe per trupin tone, por jo floket. Rera, dielli dhe kripa e detit i dehidrotajne ato duke i bere te ashper. Per te shijuar oret ne plazh pa pasur frike se ju demtohen floket, eshte rasti qe ti mbroni mire ato ne menyren e duhur, ashtu sikurse beni dhe per pjesen tjeter te trupit.
Ne fakt, ne treg ekzistojne produkte mbrojtes specifik per floke, produkte te nje niveli te lart qe mbrojne floket nga rrezet e diellit dhe nga agjentet atmosferik, duke i ruajtur floket me nje lloj filmi mbrojtes. Per te perkedhelur floket pas oreve te nxehta te diellit eshte mire qe te perdorni vajra bimore, sikurse dhe per trupin, keto jane ushqyes shume te mire. Vaji i jojoba-s eshte nder elementet me te mire per te aplikuar mbi te gjitha ne majat e flokeve, edhe ne floke te thate. Per nje trajtim komplet mund te synoni per nje shampo qe bejne pjese linjat solare, zakonisht shume ushqyes dhe ne gjendje per te rindertuar hidratimin e flokeve pas ekspozimit ne diell.