Ja cfare duhet te beni qe floket tuaj edhe gjate plazhit te jene te shendetshem
Rregulli numur 1: Vaji nuk eshte i mire per te mbrojtur floket gjate veres
Sipas disa specialisteve franceze, duhet te mos perdorim asnje lloj vaji per floket. Ato edhe pse mund te perbajne substanca mbrojtese kunder rrezeve UV (ultra-violet) kane tendence qe ti shkelqejne floket dhe per pasoje ato te digjen me shume. Sipas tyre duhen perdorur me shume produktet ne forme xheli apo qumshti, te cilat veprojne ne thellesi. Ato i mbrojne me mire dhe per nje kohe te gjate.
Rregulli numur 2: Lerini floket te pushojne
Jo vetem ju, por edhe floket tuaj kane nevoje per pushime. Lerini ato te leshuara ose kapini lehte ne menyre qe te mos i prekni shpesh. Ato qe smund ta bejne dot kete, te mundohen te mos i shtrengojne fort floket kur i mbledhin dhe bishtin mos e kapin ne maje te kokes.
Rregulli numur 3: Perdorni shampo cilesore dhe maska per floket
Pasi te vini nga plazhit perdorni shampot dhe maskat e pershtatshme per floket tuaj. Trajtojini floket tuaj ne thellesi dhe mos i shpelani shume ne menyre qe produkti te jape me shume efekt. Mund ti sperkatni edhe me pak uje deti dhe floket do behen me te shendetshem. Duke aplikuar te tilla maska dhe duke i mbeshtjelle gjate plazhit, edhe floket tuaj do bejne pak pushime.
Kujdesuni me shume per floket dhe do dukeni edhe me te bukura.Ikub