BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Aurela Gaēe tregon pėr albumin dhe tė rejat nga jeta e saj!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Aurela Gaēe tregon pėr albumin dhe tė rejat nga jeta e saj!

    Mesazh nga LePuRuShJa 5/5/2009, 11:21

    Aurela Gaēe tregon pėr albumin dhe tė rejat nga jeta e saj! Aurela_gace_tregon_per_albumin


    Aurela,je kthyer nė Amerikė.Si po ia kalon atje,tė ka marrė malli qė tani pėr Tiranėn,pėr Shqipėrinė?

    Po,malli mė merr,por tani e kam mė tė lehtė tė vij,tė paktėn dy herė nė vit,siē bėra vjet,shpresoj edhe kėtė vit,kėshtu qė mundohem tė jem afėr.

    Publiku kėtu e priti mjaft mirė krijimtarinė tėnde,pjesėmarrjen te “Kėnga magjike”,klipet dhe mė nė fund albumin tėnd.Duket bukur kur vitet kalojnė,por njė artist mbetet...

    Mė lumturon fakti qė prurjet e reja qė jam munduar tė sjell kanė lėnė shije tė mirė.Pastaj koha atė punė ka,akrepat lėvizin,vitet kalojnė dhe unė do tė plakem njė ditė,si tė gjithė.Por nė qoftė se puna qė do tė bėj ndėr vite lė shije te publiku,atėherė ia kam arritur qėllimit.

    Pjesėmarrja te “Kėnga magjike” tė dha mundėsinė tė njiheshe edhe me shumė artistė tė rinj.Ēfarė mendon pėr kėta artistė tė rinj qė po dalin nė Shqipėri?Akemi shanse pėr njė tė ardhme mė tė mirė nė muzikė?

    Ka shumė tė talentuar.Shumė nga ata shoh qė punojnė shumė mirė me talentin e tyre.Talent + shumė,shumė,shumė punė = sukses!

    Me muzikėn e lehtė Aurela “tė prek nė tel”, kurse me populloren mund tė themi se “t`i kėput fare telat”.Kjo ka tė bėjė ndopak me faktin qė je vlonjate dhe pėr pasojė je mbrujtur me kėtė lloj muzike?

    Shiko,unė mendoj se talenti ėshtė i lindur,e ke ose nuk e ke.Nė qoftė se mund t`i kėndoj tė dyja zhanret,ėshtė fat pėr mua.Fakti qė kam lindur nė Vlorė mė ka ndihmuar tė ndiej nė qelizė kėngėn polifonike dhe ta kėndoj me shpirt.

    Nė 10-vjetorin e shoqatės “Labėria”,ti ke kėnduar muzikė polifonike dhe ishte njė orvatje qė la shije tė mirė.Te ty muzika polifonike nė veēanti dhe muzika popullore nė pėrgjithėsi,ēfarė vendi zėnė?

    Pėrderisa e kėndoj dhe e kam pjesė tė repertorit tim qė nga albumet e mia tė para,do tė thotė se e kam nė gjak dhe e adhuroj muzikėn e vendit tim.

    Sot muzika popullore ėshtė tepėr e pėlqyer dhe 99 pėr qind e shqiptarėve u vlon gjaku prej kėsaj muzike.Nė koncertin qė ti ke mbajtur nė Uestēester tė Nju Jorkut,sheshi u mbush me njerėz qė kėrcenin.Ēfarė tė ka bėrė kaq tė dashur pėr publikun,i cili nuk mungon nė takimet me ty?

    Mėqe shumica e popullit ėshtė rritur me atė muzikė,normal qė atė ka dėshirė tė dėgjojė mė shumė.Por ajo qė mė ka bėrė tė dashur kėtu, ėshtė se unė respektoj publikun qė vjen e mė shikon; gjithashtu respektoj edhe parimet e mia dhe jam e vėrtetė!Kėtė publiku di ta ndajė dhe ta vlerėsojė.

    Ndėrkohė qė mbetemi te performancat “live”.S`kemi ē`themi pėr zėrin se atė e ke shumė tė bukur,kjo dihet tashmė nga tė gjithė.Por ajo qė mė ka bėrė personalisht pėrshtypje nga performanca jote te “E diela shqiptare” nė Tv Klan ishte komunikimi i veēantė me publikun, orkestrėn dhe Frederik Ndocin gjatė kohės qė kėndoje.Kjo mėnyrė tė kėnduari,gjestet dhe lėvizjet,janė tė studiuara apo spontane dhe tė natyrshme nga ana jote?

    Jo, jo,aty s`ka aritmetikė.Lėvizjet e menduara tė bėjnė tė kthehesh nė robot.Nė qoftė se shikon daljen time tė parė nė skenė (me kėngėn “Pegaso”) jam i njėjti personalitet,e njėjta gjallėri.Tani, duke pasur shumė eksperiencė nė tė kėnduarit “live” mė ėshtė zhvilluar intuita,tė kuptuarit dhe tė ndjerit tė energjisė sė njerėzve qė ke pėrballė.Shkolla e arteve dhe ajo e jetės tė kombinuara bashkė besoj se ėshtė pėrgjigjja e saktė.

    Si rrallėherė, pyetjet e mia janė shumė tė gjata, ndoshta sepse i kam ndjekur klipet dhe daljet e tua nė skenė si njė ndėr artistet e rralla qė kemi.Nuk ėshtė se po lodhesh me pyetjet se kemi shumė tė tjera pėr tė bėrė!

    (Qesh) Nuk lodhem jo,aq mė tepėr qė shoh se pyetjet e tua janė tė bazuara nė fakte dhe duket qė e njeh ecurinė time.Pėrfitoj nga rasti tė tė pėrgėzoj, pasi mė ka ndodhur shumė herė kur gazetari/ja s`e ka idenė fare se ēfarė pyetjesh tė bėn dhe mundohet tė jetė “trendy” duke mė bėrė pyetje qė s`kanė lidhje fare me mua.

    T`i rikthehemi intervistės pėr albumin.S`ka pak qė ka dalė nė treg albumi yt mė i ri.Pse mendove se ishte momenti i pėrshtatshėm pėr tė hedhur nė treg njė album muzikor?

    Tė them tė vėrtetėn,nuk e kisha menduar ta nxirrja tani albumin, pasi doja tė punoja akoma.Por duke qenė se “Supersonic TV” mori pėrsipėr tė financonte videoklipet e reja (dhe i falėnderoj shumė),e pamė tė udhės qė kėngėt e reja tė mbanin firmėn e Aurelės dhe jo t`i nxirrja si “single”.Besoj se ėshtė mė mirė kėshtu,nė njė album ke Aurelėn nė shumė dimensione,qė nga polifonia te jazz-soul.

    Albumi shoqėrohet nga klipi “M`u thanė sytė”, i cili ėshtė pėlqyer shumė nė Shqipėri. Me kė ke punuar pėr realizimin e klipit?

    “M`u thanė sytė” ėshtė njė kėngė qė unė e kam dėgjuar vite mė parė dhe tė them tė vėrtetėn mė parė nuk kam ditur tė merrja leje tė pėrdorja kėngėn dhe frymėzimin e dikujt tjetėr.Kėshtu qė, bashkėpunimi nisi me autorin e kėngės Feti Brahimin,mė pas me Edi Balilin,qė u mundua tė sillte diēka tė re pa e prishur shtratin dhe shijen e kėngės.Duke futur kėtu edhe mjeshtrat e polifonisė dhe fyellit,Vendim Kapajn dhe Vendim Zykajn.Pastaj,tė krijosh njė punė tė bukur duhet bashkėpunimi financiar qė erdhi nga “Supersonic”,me regjisor Aleksandrin.I falėnderoj tė gjithė,pasi vetėm nuk mundesh tė kesh fryte.

    Ndėrkohė,ky ka qenė njė moment i mirė pėr ty sepse pėrpara “M`u thanė sytė” ėshtė publikuar klipi “Jehonė”.Si lindi ideja pėr tė bashkėpunuar me ēunat e “West side family”?

    Me djemtė e “West side family” unė kam dashur tė bashkėpunoj qė kur i kam parė pėr herė tė parė te “Kėnga magjike” (nė vitin 2001, ndoshta).U largova dhe erdha prapė dhe dėshira m`u plotėsua (qesh). Ideja ishte aty,kėnga mungonte.Ēunat merrnin pjesė te festivali i madh i kėngės,mė ofruan bashkėpunimin,kėnga ishte hip-hop e me njė refren shumė melodioz,kėngė e ndėrtuar nga Dr.Flori si tekst dhe Ardit Gjebrea bėri muzikėn.S`kishte si tė mos pranoja,apo jo?

    Dua tė tė uroj, sepse pavarėsisht se muzika e tyre nga e jotja ndryshojnė,kombinimi ėshtė shumė i arrirė.Ishte e vėshtirė tė pėrshtateshit?

    Pėrshtatja?Absolutisht jo,sepse unė hip-hop dėgjoj shumė dhe e shijoj.

    Vazhdojmė me klipet.Duhet njė “bravo” e madhe pėr ty nė kėtė drejtim,sepse ke realizuar tre klipe shumė tė bukur nė momentin e duhur.“Bosh”, pavarėsisht nga titulli,duket se tė ka bėrė tė ndihesh plot, duke qenė se ishte i pari klip nė kėtė “rikthim”,apo jo?

    Ah...ke shumė tė drejtė,mė ka bėrė tė ndihem plot.Kėnga e krijuar enkas pėr mua nga Ardit Gjebrea dhe Timo Flloko dhe me orkestrim tė Shpėtim Saraēit ka qenė njė nga krijimet qė mezi kam pritur ta realizoj,pėr vetė historinė qė tregon.

    Meqė po flasim pėr klipet,ke ndonjė kujtim tė bukur gjatė realizimeve tė tyre,ndonjė situatė humori apo tė sikletshme apo qoftė edhe tė vėshtirė?

    Situata humori dhe shumė tė sikletshme,kam nga tė dyja palėt.Po xhiroja “M`u thanė sytė” dhe deri ato ditė koha ishte e kėndshme; pikėrisht ditėt qė unė xhiroja u bė njė i ftohtė i hidhur dhe Aleksandri donte qė unė tė xhiroja jashtė dhe nė mes tė ujit pėr mė tepėr.Aq e hollė ishte veshja ime,sa era mė hynte direkt nė trup. Bėja disa dubla,deri sa mė ngrinte komplet buza dhe me vrap shkoja te kamioni i dritave,ku ngrohesha pak me njė projektor dhe pastaj prapė nė ujė.M`u kujtua Lilo labja, si i tha ai te filmi “Malet me blerim mbuluar”, nė mos gaboj:“Nė mė do,nuk do deē (vdesėsh)”(qesh).Edhe unė,mė keq se Lilo labja.

    Si ndihet Aurela gjatė realizimit tė klipeve?Njė kėngėtar gjatė klipeve ėshtė edhe paksa aktor.Ty kjo gjė tė pėlqen dhe e bėn pa problem,apo e ke bezdi impostimin dhe pjesėn e aktrimit nė klip?

    Absolutisht,as mė tė voglin problem!Madje mė jep mundėsinė qė tė shpreh dhe tė nxjerr mė nė dukje anė tė tjera qė ndoshta nė njė performancė “live” s`i bėn dot.Pastaj,edhe shkollėn kot s`e kemi bėrė (qesh).Se i bie tė themi, merre diplomėn e pija lėngun,nė qoftė se s`tė hyn nė punė!

    Sapo keni dhėnė njė koncert sė bashku me Pirro Ēakon nė Amerikė, jehona e tė cilit ka arritur deri nė Shqipėri...

    Po,sapo kam dhėnė njė koncert sė bashku me Pirron dhe gjithashtu tė premten pata njė shoė timin nė Manhatan,njė ambient mė intim se koncertet e mėdha,ku unė kėndoj pėr tri orė njė repertor shumė tė zgjedhur,shqip dhe anglisht.

    Cili ėshtė projekti artistik i radhės, apo e ke surprizė?

    Do tė jem aty nė verė,kam njė projekt qė shpresoj ta realizoj pėrpara se tė largohem pėrsėri.Por, t`ia lėmė kohės...


    Aurela jashtė skenės


    E frekuenton jetėn e natės dhe nėse po, do tė zgjidhje njė klub me muzikė “live” apo njė diskotekė?

    Eh,faleminderit qė kėtu,nė kėtė vend,kam mundėsinė tė zgjedh mė shumė se thjesht dy mėnyra argėtimi!Varet se si ndihem shpirtėrisht.Kur kam nevojė tė mėsoj diēka dhe tė qetėsohem, shoh spektakle tė ndryshėm; kur kam nevojė pėr zhurmė,shkoj atje ku bėhet zhurma.

    Motra jote nė Amerikė ėshtė njėkohėsisht shoqja jote mė e afėrt. Pėr sa i pėrket karrierės tėnde, ajo ėshtė mė tepėr kritike pėr punėt e tua apo tė mbėshtet?

    Kritika ėshtė mbėshtetja mė e mirė dhe motra mė mbėshtet me kritikė, me mendime tė reja (pasi ėshtė vetėm 23 vjeēe),mė shtyn tė jem mė e vėrtetė nė krijimtari (jo keq, hė?).

    Kur dilni bashkė pėr pazar,kush ėshtė mė dorėshpuara dhe qė harxhon mė shumė para nėpėr butikė?

    Oh,ē`pyetje qė mė ke bėrė tani!Hajde kush tregohet e sinqertė tani (qesh).Kjo ėshtė njė sėmundje e imja,qė mundohem me mish e me shpirt t`i bėj ballė tundimit qė mė pėrshkon trurin kur shikoj kėpucėt apo rrobat qė mė pėlqejnė.

    Kur del nė Amerikė dhe rastėsisht nė rrugė kalojnė shqiptarė, si ndihesh kur tė ndalojnė dhe tė komplimentojnė?Duhet tė jetė njė emocion i veēantė qė nė njė “botė” aq tė madhe si Amerika,dy shqiptarė tė ndeshen me njėri-tjetrin.

    Ėshtė bukur nė fakt,pasi nuk ndodh shpesh tė takosh shqiptarė nė rrugė.

    Mė ka bėrė shumė pėrshtypje njė intervista juaj dhėnė nė televizionin “Klan” pėr emisionin “Blue”.Tė them tė drejtėn,si gazetar dhe si publik i thjeshtė,shijues i punės suaj,ishte kėnaqėsi qė njoha aq nga afėr Aurelėn.

    Bledi ma dha kėtė mundėsi,qė tė jem e qetė dhe jo nė mbrojtje ose nė sulm me pėrgjigjet e mia.Ka shumė tė bėjė se si tė drejtohet gazetari dhe nėse ėshtė dashamirės me mua,atėherė unė ndihem shumė mė e gatshme tė flas pėr jetėn time.

    Kur tė qėllojnė ditė pushimi, si, ku dhe me kė i kalon Aurela?

    Po varet,mund tė jem vetėm,me motrėn ose me shoqėri.

    Marrėdhėnia jote me internetin.Je njė pėrdoruese e rregullt e tij?

    Jo,nuk i kam marrėdhėniet shumė tė mira me internetin,megjithėse mundohem tė marr informacione kur mė duhen.Pėr ēdo gjė,qė nga mėnyra e tė ushqyerit,mirėmbajtja e lėkurės,biografi artistėsh,informacione tė ndryshme.Por nuk di ta pėrdor mirė,ndaj gjithmonė i kėrkoj ndihmė motrės kur dua tė bėj diēka mė tė ndėrlikuar se kaq.

      Ora ėshtė 6/5/2024, 14:52