BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Anjeza Maja: Maratona eshte pjese e imja dhe une pjese e saj!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Anjeza Maja: Maratona eshte pjese e imja dhe une pjese e saj!

    Mesazh nga LePuRuShJa 24/7/2011, 20:30

    Anjeza Maja: Maratona eshte pjese e imja dhe une pjese e saj! 0162

    Prezantuesja e “Maratones se Kenges Popullore” ne TV Klan tregon punen dhe jeten e perditshme. Bukuroshja e diplomuar per drejtesi thote se jeta eshte shume e gjate dhe ke mundesi te provosh shume gjera dhe ne se punon shume mund te arrish gjithcka. “Rastesia nuk mund te kaloje dy here nga ty dhe nese fati ta sjell nje here, duhet t’i besh llogarite mire qe te mos te te ike nga duart”, eshte shprehur Anjeza ne nje interviste per “Summer Time”. Dhe ne fakt kete e ka bere me se miri Anjeza Maja, prezantuesja e “Maratones se Kenges Popullore” ne TV Klan.

    Anjeza jeni bere e njohur per publikun si “Miss Tirana” dhe me pas pjesemarrese ne “Miss Albania”, kush apo cfare ju shtyu te beheshit pjesemarrese ne aktivitete bukurie?

    Me shtyu deshira per te qene pjese e ekranit, gjithmone me ka pelqyer televizioni ndaj dhe gjeta nje menyre per t’u bere pjese e saj, mendova se pjesemarrja ne konkurse bukurie, brenda dhe jashte vendit ishte nje trampolin shume e mire per t’u bere me pas pjese e spektakleve.

    Marrja e nje cmimi bukurie sigurisht qe te hap shume dyer, sa ju ka ndihmuar ju nje fakt i tille?

    Me ka ndihmuar t’u them te verteten, por jam munduar ta perdor ne menyren me te vlefshme per veten time, duke u aktivizuar ne shume evenimente te rendesishme dhe per te arritur ketu ku jam sot, e angazhuar dhe e vleresuar per ate qe bej… Megjithate une mendoj se me pune arrihet gjithcka. Rastesia nuk mund te kaloje dy here nga ty dhe nese fati ta sjell nje here, duhet t’i besh llogarite mire qe te mos te te ike nga duart.

    Shume vajza jane kurioze te dine cili eshte sekreti juaj per te qene gjithmone elegante?

    Nuk besoj se kam ndonje sekret te madh, nese te kujdesesh per menyren e te ushqyerit eshte ndonje sekret, atehere une po ua them te gjitha vajzave se thjesht kujdesem per ushqimin qe konsumoj!

    Sa kohe ne dite i kushtoni pamjes suaj te jashtme?

    Kam nje kujdes te vazhdueshem, cdo dite nga pak, por ka dhe nje dite ne jave qe ia kushtoj trajtimit per veten duke kaluar nje kohe pak me te gjate neper qendra estetike.

    A keni nje stil tuajin te preferuar?

    Stilin mundohem ta kuroj sipas vendit dhe aktivitetit ku ndodhem. Pergjithesisht mundohem qe te jem e hijshme dhe sigurisht duke qene nje pjese te mire te dites ne pune mundohem qe veshjet e mia te jene sa me komode. Megjithate perpiqem te ruaj nje stil timin.

    Si nis nje dite e zakonshme per ju?

    E kam pak te lodhshme diten, nga vete puna qe bej. Si fillim eshte gjithmone celulari qe me zgjon, duke me kujtuar qe puna me pret. Nje kafe mengjesi me koleget ne “Klan” dhe pjesa tjeter vetem pune, ndersa fundjaven gjithmone e kam te lire per veten dhe miqte!

    JU keni studiuar per juridik, a do ju shohim nje dite nje juriste te ardhshme?

    Pse jo, ndaj kam studiuar dhe mbase ne nje te ardhme edhe mund t’i perkushtohem ketij profesioni. Jeta eshte e gjate dhe ka shume mundesira qe te ofrohen, e ti mund te provosh shume gjera!

    Si ndiheni ne rolin e moderatores se “Maratones se Kenges Popullore”?

    Edhe kete vit u perzgjodha serisht si prezantuesja e Maratones, dhe t’u them te drejten mezi po prisja t’i rikthehesha publikut nga afer, Maratona tani eshte pjese e imja dhe une e saj. Nuk mund ta imagjinoj stinen e veres pa Maratonen. Jam komode tashme si drejtuese e Maratones dhe eshte nje nga punet qe e bej me qejf edhe pse sakrifikoj pushimet verore.

    Kemi vene re se nuk luani shume me look-un tuaj, nuk keni guxim apo thjesht nuk ju pelqen?
    Nuk luaj shume por kujdesem per te, duke ruajtur tendencat qe me pershtaten.

    Te shume jane fansat tuaj qe duan te dine a ka Anjeza dike qe i rri prane, pra a ka te dashur?

    Une jeten time private nuk kam deshire ta bej publike. Me vjen keq qe do t’i “zhgenjej” pak fansat e mi, por nuk me pelqen te flas per kete.

    E frekuenton Anjeza jeten e nates?

    E frekuentoj dhe sidomos kohet e fundit duke qene se eshte shume vape, ato mbremje qe une jam ne Tirane, pasi jam gati nje here ne dy dite ne udhetim me “Maratonen e Kengeve Popullore Qytetare”, me pelqen ta shijoj nen shoqerine e miqve te mi, duke frekuentuar lokale dhe clubet e shumta qe te ofrojne argetimin e neteve te nxehta te veres.

    -A keni planifikuar se ku do t’i kaloni pushimet kete vere?

    Akoma nuk i kam planifikuar pasi Maratona pothuajse me ze gjithe stinen e veres, por edhe puna pergatitore per emisionin “Opinion” ku une punoj prej 4 vjetesh me merr shume kohe. Mendoj se fundjavat do t’i shfrytezoj ne maksimum per pushim dhe sigurisht per te bere edhe plazh.

    Anjeza faleminderit qe ishit me lexuesit e “Summer Time”, ju urojme nje vere te kendshme megjithese do te jete shume e ngarkuar.

    Faleminderit edhe juve, vertet qe do te jete me shume levizje dhe me ngarkesen e saj por kjo eshte dicka qe me pelqen shume perderisa kam disa edicione qe po e drejtoj une Maratonen, dhe nuk jam terhequr. Megjithese une ia uro te gjithe te pranishmeve ne spektakel, dhe i bie qe te jemi gati ne te gjithe Shqiperine, po ua uroj edhe lexuesve te gazetes “Koha Jone” qe te kalojne pushime sa me te bukura dhe te na ndjekin live sepse ne do te jemi prane tyre per t’i sjelle disa ore te gezuara ne qytetin e tyre.

    Koha Jone

      Ora ėshtė 14/11/2024, 23:59