BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Kosove, Kuvendi miraton rezoluten

    Albatros
    Albatros
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫

    <b>Shteti</b> Shteti : Francė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 12/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 19030
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 37314
    <b>Votat</b> Votat : 106
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Nuk eshte e rendesishme te thuash ate qe mendon . Por te mendosh mire ate qe thua.

    28072011

    Buzqeshje Kosove, Kuvendi miraton rezoluten

    Mesazh nga Albatros

    Kuvendi i Kosovės miratoi me 89 vota pro Rezolutėn, pėrmes sė cilės i jepet plotėsisht mbėshtetje Qeverisė pėr vėnien e rendit dhe ligjit nė tėrė territorin e Kosovės Kuvendi i ben thirrje bashkėsisė ndėrkombėtare qė ta ndihmojė Kosovėn nė kėtė proces. Rezoluta e miratuar nė Kuvendin e Kosovės mbėshtet tė drejtėn kushtetuese tė Qeverisė sė Kosovės pėr ushtrimin e kontrollit tė plotė nė tėrė territorin e shtetit, kėrkon qė tė respektohen masat e reciprocitetit me Serbinė nė tė gjitha pikat doganore.

    Thaci:Nuk ka me kthim prapa

    Nė seancėn e sotme parlamentare kryeministri Hashim Thaēi ka bėrė me dije veprimet e ndėrmarra nga Policia e Kosovės me vendimin e Qeverisė dy ditė mė parė.

    Thaēi, sipas Kosovapress, ėshtė shprehur se Kosova gjendet para njė ballafaqimi tė ri, i cili nuk ėshtė i lehtė.

    “Skenari i Serbisė pėr ndarjen e veriut tė Kosovės nuk do tė ndodhė kurrė dhe me asnjė ēmim. Institucionet e Kosovės do tė shfrytėzojnė tė gjithė autoritetin kushtetues dhe ligjor pėr tė mbrojtur ēdo pėllėmbė tė territorit dhe pėr t’u pėrballur me tė gjithė njerėzit e mosrespektimit tė rendit dhe ligjit”, ka theksuar Thaēi para deputetėve. Kryeministri Thaēi siguroi se nuk do tė ketė kthim prapa, ndėrsa ftoi qytetarėt pėr qetėsi, solidaritet, mirėkuptim dhe besim tek institucionet e Republikės sė Kosovės dhe tek KFOR-i.

    Vetevendosja propozon zgjidhjen

    Lėvizja Vetėvendosje propozon zgjidhjen e situatės nė veri duke kėrkuar fillimisht qė presidentja tė shpallė gjendjen e jashtėzakonshme.

    Nė njė komunikatė pėr shtyp, lėvizja kėrkon tė ndėrmerren edhe hapat e tjerė si ndėrprerja e procesit tė bisedimeve me Serbinė, aktivizimi i tė gjithė burimeve qytetare dhe institucionale pėr mbrojtjen e Kosovės, thellimi i bashkėpunimit me Shqipėrinė, SHBA-tė dhe BE-sė, ripėrcaktimin e pranisė sė BE-sė nė Kosovė, si dhe kėrkon prej qeverisė qė tė diskutojė nė parlament strategjinė e marrjes sė kontrollit nė veri tė vendit. Lėvizja e drejtuar nga Albin Kurti, theksoi se aksioni i qeverisė nė veri, nuk ishte i mirėorganizuar, duke e konsideruar hapin e ndėrmarrė pa plan.

    Beogradi, thirrje pėr qetėsi

    Beogradi bėn thirrje pėr dialog dhe u kėrkon qytetareve nė veri tė Kosoves tė ruajnė qetėsinė pėrballeve tensioneve nė rritje.

    "Qeveria serbe i ben thirrje qytetareve ne Kosove dhe Metohi te qendrojne te qete, t'i permbahen cdo dhune dhe te mos i pergjigjen provokimeve. Qendrimi i Qeverise serbe eshte qe te gjitha ceshtjet e hapura te zgjidhen vetem permes dialogut. Dhuna, nga secila pale, nuk eshte rruga per te zgjidhur problemin. Qeveria Serbe mendon se asnje presion vecanerisht i dhunshem nuk duhet te zbatohet sepse mund te demtoje apo te ndaloje dialogun. Per ne dialogu eshte menyra e vetme per te zgjidhur problemet ne Kosove dhe Metohi, e vetmja menyre per te arritur stabilitet ne kete rajon dhe per te arritur pajtimin historik mes serbeve dhe shqiptareve", tha zėdhėnėsi i qeverisė Milivoje Mihajlovic.
    Share this post on: reddit

    No Comment.


      Ora ėshtė 3/5/2024, 02:24