BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Ndihma pėr banorėt shqiptarė tė fshatrave tė Leposaviqit

    Albatros
    Albatros
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫

    <b>Shteti</b> Shteti : Francė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 12/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 19030
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 37314
    <b>Votat</b> Votat : 106
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Nuk eshte e rendesishme te thuash ate qe mendon . Por te mendosh mire ate qe thua.

    01082011

    Buzqeshje Ndihma pėr banorėt shqiptarė tė fshatrave tė Leposaviqit

    Mesazh nga Albatros

    Dy herė brenda javės Komuna e Mitrovicės ka ndihmuar me artikuj
    ushqimorė banorėt e tri fshatrave shqiptare tė Leposaviqit, tė cilat
    kanė mbetur tė izoluar pėr shkak tė bllokimit tė rrugės Mitrovicė-
    Leposaviq nga strukturat paralele serbe.


    Kamioni i FSK-sė me artikuj ushqimorė, i cili ka qarkulluar nėpėr
    rrugė malore pėr kėta banorė e ka shoqėruar edhe njė delegacion i
    komunės i udhėhequr nga kryetari i komunės, Avni Kastrati.


    Nė pamundėsi pėr tė arritur deri nė fshatrat Bistricė, Cerajė dhe
    Koshtovė, pėr shkak tė rrugės sė pakalueshme pėr kamion, banorėt ishin
    organizuar me disa traktorė pėr tė marrė ndihmat ushqimore tė siguruara
    nga komuna nė thellėsi tė asaj rruge.


    Lulzim Hetemi, pėrfaqėsues i banorėve tė kėtyre tri fshatrave, tha se
    kėta banorė prej pėrfundimit tė luftės jetojnė nė njė gjendje tė rėndė.



    “Sa herė iu teket serbėve i bllokojnė rrugėt dhe ne mbetemi tė
    izoluar. Vetėm gjatė kėtyre ditėve tė fundit na u ka dashur qė tė bėjmė
    nga pesė orė rrugė kėmbė nė njė drejtim deri nė Mitrovicė pėr t’u
    furnizuar me artikuj elementarė”, ka thėnė Hetemi.
    Share this post on: reddit

    No Comment.

      Similar topics

      -

      Ora ėshtė 2/5/2024, 22:52