BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Eliza Dushku nė Prishtinė

    Albatros
    Albatros
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫

    <b>Shteti</b> Shteti : Francė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 12/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 19030
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 37314
    <b>Votat</b> Votat : 106
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Nuk eshte e rendesishme te thuash ate qe mendon . Por te mendosh mire ate qe thua.

    14082011

    Buzqeshje Eliza Dushku nė Prishtinė

    Mesazh nga Albatros

    Faleminderit” ishte fjala e vetme qė ajo e tha nė gjuhėn shqipe.
    Megjithatė, aktorja hollivudiane me prejardhje shqiptare, Eliza Dushku,
    ėshtė e vendosur tė jetė zėri i shqiptarėve nėpėr botė. Ky ėshtė
    premtimi qė ka dhėnė Dushku, me tė mbėrritur nė Prishtinė. E shoqėruar
    nga njė ekip i madh, mes tė cilėve edhe i dashuri i saj, aktori Rick Fox
    e fotografi Fadil Berisha, Dushku, nė orėt e vona tė sė shtunės, ėshtė
    vendosur nė hotelin “Victory” nė Prishtinė, raporton Koha Ditore.
    Kryeqyteti ka qenė pika e fundit e agjendės sė saj njėditore, pasi gjatė
    ditės ajo ka vizituar Korēėn dhe Maqedoninė.

    Orėt e vona tė sė shtunės, Dushku, i ka kaluar nė klubin e natės “Duplex” nė kryeqytet.


    E veshur me njė bluzė tė zezė, pantallona ngjyrė kafeje, Dushku me tė
    arritur nė Kosovė, ka rrėfyer qėllimin e misionit tė saj qė do ta
    finalizojė nga vizitat nėpėr vendet shqiptare.


    Dushku, e cila gjatė vizitės sė fundit nė Kosovė, nė vitin 2008,
    kishte shprehur gatishmėrinė tė realizojė film me regjisor kosovarė, ka
    thėnė se nuk ka asgjė konkrete lidhur me kėtė.


    “Mendoj se filmi pėr tė cilin kemi folur, ka ndodhur diēka dhe nuk ka
    asgjė pėr t’u raportuar ende”, ka thėnė Dushku, derisa ėshtė fokusuar
    mė shumė te dokumentari qė do tė realizojė nė bashkėpunim me
    produksionet e njohura amerikane.


    “Fillimisht do tė realizojmė dokumentarin, sepse dėshirojmė t’ia
    tregojmė botės eksperiencėn tonė nė Shqipėri. Jemi duke punuar me njė
    nga kompanitė mė tė mėdha nė ShBA dhe do t’ua tregojmė njerėzve
    Shqipėrinė”, ka thėnė Dushku, derisa ka shpjeguar se pjesė e
    dokumentarit janė vizitat nėpėr qytete tė ndryshme shqiptare, bisedat me
    artistė, takimet me njerėzit, etj. Vizitat e saj nė Kosovė gjithashtu
    do tė jenė pjesė e dokumentarit.


    “Ka njerėz qė duan tė dinė pėr Shqipėrinė dhe unė dua tė jem zėri i shqiptarėve”, ka thėnė ajo.
    Share this post on: reddit

    No Comment.


      Ora ėshtė 2/5/2024, 21:06