Krahasuar me qytetet e tjera te Shqiperise, Tirana eshte qyteti per te cilin eshte shkruar dhe do te shkruhet me shume se per kedo tjeter. Kjo per arsye se me 11 shkurt 1920, Tirana u shpall kryeqytet i perkohshem, dhe me 31 janar 1925 u be kryeqytet i perhershem i shtetit shqiptar.
Nje nga pyetjet qe studiuesit e koheve te ndryshme kane dashur ti japin pergjigje, ka qene dhe eshte problemi se nga vjen emertimi Tirane. Per etimologjine e emrit te kryeqytetit jane bere shume hamendje dhe jane dhene po aq versione pergjate me shume se nje shekulli, te cilat ne do ti permendim te gjitha dhe me radhe. Tre shpjegimet e meposhtme lidhen me legjenden e themelimit te qytetit te sotem (1614), te treguar nga autore te ndryshem.
Ne vitin 1901, August Degrand dha shpjegimin sipas te cilit, themeluesi i qytetit, Sulejman Pasha e quajti ate Tehran ne kujtim te nje fitoreje te korrur ne Persi; me pas ky emer u transformua ne Tirana, (A. Degrand, Suvenirs de la Haute-Albanie, Paris, 1901, f.207). Ky version ka zene vend ne enciklopedi te ndryshme.
Ahmet Gashi thote se Sulejman Pasha pa nje te papune qe luante me rane (rere), dhe kur Pashai e pyeti se cpo bente, ai iu pergjigj: Jam tue tjerre rane. Dhe keshtu, ai e quajti qytetin Tir rane, emertim qe me pas u transformua ne Tirane, (A. Gashi, Gjeografia e Shqiperise, Tirane, 1933, f.67).
Ne variantin e gojedhenes se treguar nga Osman Myderizi, Sulejman Pasha pa nje plake qe po tirrte ne pragun e nje kasolleje dhe e pyeti se cpo bente; pergjigja po tir an, coi ne emertimin Tirane, (O. Myderizi, Tirana 1604-1937, Tirane, 1937, f.10).
Keto versione kane rene pasi eshte e provuar se emri Tirane (si emertim i treves), egzistonte perpara se te themelohej qyteti. Ne librat e Barlecit, e Muzakes, e Biemit dhe ne relacionet e udhetareve te ndryshem, Tirana permendet shume me perpara se viti 1614. Pra, kjo pjese e legjendes ku pretendohet se ishte themeluesi i qytetit qe i vuri edhe emrin atij, nuk eshte e vertete. Shpjegimet qe pasojne nuk kane te bejne me legjenden.
Varianti i katert i gabuar, por qe fatkeqsisht ka zene vend ne guidat e ndryshme te kryeqytetit eshte ai qe e shpjegon emrin e Tiranes me Theranden, e cila eshte shenuar ne harten Tabula Peutingeriana te shekullit te III pas Krishtit. Duke u gabuar nga vendosja ne harte dhe nga ngjasimi i emertimeve (Theranda-Tirana), eshte menduar se ketu kemi te bejme me Tiranen. Ne fakt, Tabula Peutingeriana eshte nje harte itineraresh, dhe ashtu sic ka shkruar baroni Franz Nopcsa qe e ka botuar ate, Theranda ndoshta ka qene Suharjeka e motshme, (F. Nopcsa, Zur geschichte der okzidentalen kartographie nord-albaniens ne Geographie und geologie Nordalbaniens, Budapest, 1929, f.652), dhe nuk ka te beje me Tiranen.
Sipas versionit te pare qe duhet marre ne konsiderate, emri Tirane ka ardhur nga keshtjella Tyrkanos. Kete keshtjelle me vendndodhje te papercaktuar e ka permendur historiani bizantin Prokopi i Cezarese, ne shekullin e VI pas Krishtit, (Prokopi i Cezarese, Mbi ndertimet (de aedificis), ne Iliret dhe Iliria, Tirane, 1965, f.440). Milan Sufflay mendonte se kjo keshtjelle duhet kerkuar prane Tiranes, (M. Sufflay, Serbet dhe shqiptaret, Tirane, 1926, f.7), dhe ndoshta kemi te bejme me kalane ne mes te kryeqytetit, rrenojat e se ciles dolen ne shesh se fundmi.
Nje variant tjeter paraqitet tek Shqypnija e Ilustrueme: Emri Tirane erdhi nga fjala latinisht tyros e greqisht turos -djathe, qe nenkupton nje vend te bylmetit, (Historija e Tiranes, ne Shqypnija e Ilustrueme, Shkoder, 1929, f.54). Kjo hipoteze mbeshtetet nga burimet historike sipas te cilave iliret ishin blegtore te zote, dhe djathi i deles i pergatitur nga ta ishte shume i permendur edhe jashte vendit, (K. Patsch, Gjendja ekonomike e kulturore e Shqipnis ne kohen e kalueme, Tirane, 1925, f.21). Ndoshta, fusha e Tiranes u emertua e tille, sepse ishte vendi ku prodhohej bylmeti.
Versioni i trete i mundshem mbeshtetet ne hipotezen e transformimit te togfjaleshit vendas te ranat (terana, te rena), qe nenkupton nje fushe te formuar nga depozitimi i materialeve te ngurta, qe sillnin ujrat qe kalonin neper te. Po ne te njejten menyre, Xhavit Maci ka shpjeguar edhe emrin e Lanes -te lana (te lena), nga mbetjet e ngurta qe linte pas perroi qe kalon mes qytetit, (S. Jasa, Xh. Maci, Tirana, (doreshkrim), Tirane, 1990, (pjesa e shkruar nga Xh. Maci), f.19). Ky shpjegim qe niset nga gjuha shqipe eshte me i pelqyeshem per mua, ndersa versionet e meposhtme me duken me pak te mundshme.
Linguisti italian Graziadio Ascoli verente ngjashmerine ndermjet emrave toske e Tirana me emrat tuske e tireni, si rrjedhoje e familjes se madhe tireno-pellazgjike, (G. I. Ascoli, Studi critici, Gorizia, 1861, f.88). Duket se ketu eshte mbeshtetur Bardhyli (Lluke Karafili) kur thote qe Tirana e mori emrin prej emigranteve tuske, prej pellazgo-tirenasve qe erdhen nga gadishulli italik ne koherat antike, (Bardhyli, Historija e Bibljotekave ne Shqiperie, ne Hylli i Drites, nr.1-2, Shkoder, Kallnduer-Fruer 1940, f.53).
I pasigurte do te ishte edhe shpjegimi qe mund te vije nga zberthimi etimologjik i emrave te qyteve europiane te ngjashem me Tiranen, si per shembull Tirano. Jo rralle, ngjashmeria e emrave nuk do te thote asgje. Sidoqofte, ne nuk kemi nje version perfundimtar dhe bindes, per shpjegimin etimologjik te emrit te kryeqytetit tone.
Ndersa ia tregoja nje mikut tim keto variante e hipoteza, ai me shfaqi haptas pakenaqesine, per mospasjen e nje pergjigjeje perfundimtare: Si gjithandej.., me tha. Atehere, une i vura ne dukje, (sic po ju rrefej edhe juve), se edhe austriaket nuk e dine nga e ka prejardhjen emri i kryeqytetit te tyre (Viena), por sjane merzitur se tek e fundit kjo ska ndonje rendesi. Rendesi ka se si po e ndertojme (apo me mire si po e shkaterrojme) kryeqytetin, por kjo sidoqofte eshte teme tjeter.