BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Sakis Ruvas: Kėnga shqiptare njė nga mė tė mirat nė Eurosong!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Sakis Ruvas: Kėnga shqiptare njė nga mė tė mirat nė Eurosong!

    Mesazh nga LePuRuShJa 13/5/2009, 18:06

    Ai ėshtė njė pop star nė Greqi por fama e tij i ka kaluar kufijtė e vendlindjes. 37 vjeēari i lindur nė Korfuz,bėri qė e gjithė Evropa tė kėrcejė nėn ritmet e kėngės sė tij “Shake it” nė Eurovizion 2004, viti ku ne morėm pjesė pėr herė tė parė me Anjeza Shahinin. Kėnga e Sakis fitoi vendin e tretė por fama e tij u rrit ndjeshėm. Pėr koinēidencė kėngėtari simpatik do tė pėrfaqėsojė Greqinė kėtė vit nė Moskė, pėr herė tė dytė, me kėngėn “This is our night”. Dhe po pėr herė tė dytė mbas vitit 2004, edhe Edmond Zhulali e Agim Doēi i rithkehen Eurosong sikurse Sakis. Nė kėtė intervistė kėngėtari i madh flet pėr kėngėn shqiptare tė interpretuar nga Kejsi Tola dhe mundėsinė qė ajo tė jetė njė sukses nė kėtė eveniment tė rėndėsishėm.

    Sakis Ruvas: Kėnga shqiptare njė nga mė tė mirat nė Eurosong! Sakis_ruvas_kenga_shqiptare_nj

    Kėtė vit Shqipėria pėrfaqėsohet me njė kėngė ritmike,e kėnduar nga njė kėngėtare 16 vjeēare Kejsi Tola.A e keni dėgjuar kėngėn e Shqipėrisė dhe nėse po cili ėshtė mendimi juaj pėr kėngėn dhe kėngėtaren?

    Kam veēuar kėngėn e Shqipėrisė dhe zėrin e bukur tė Kejsit.Uroj mė tė mirėn pėr pėrfaqėsuesen shqiptare,nė njė vit qė karakterizohet nga shumė kėngė tė mira dhe me njė rivalitet tė lartė.Mendoj se Shqipėria kėtė vit do tė shkojė shumė mirė.

    Jeni takuar me pėrfaqėsuesen shqiptare gjatė kohės sė Promotour?

    Fatkeqėsisht nuk mė qėlloi qė tė takoheshim. Vizitova 11 vende dhe lutem tė kisha kohė tė shkonim dhe nė vende tė tjera dhe tė njihja nga afėr mė tepėr konkurrentė.

    Keni vajtur ndonjėherė nė Shqipėri dhe a keni planifikuar tė jepni ndonjė koncert para publikut shqiptar?

    Nuk mė ka qėlluar tė vizitoj vendin tuaj, megjithėse Shqipėria gjendet shumė afėr me vendlindjen time tė veēante, Korfuzin. Do mė jepte gėzimin mė tė madh tė vija nė Shqipėri dhe tė kėndoja pėr publikun shqiptar.

    Ju ka ndodhur qė tė bashkėpunoni me ndonjė artist shqiptar dhe nėse ju a kėrkojnė do tė dėshironit njė bashkėpunim tė tillė, meqė si vende fqinje na lidhin mė tepėr gjėra?

    Kjo ėshtė e vėrtetė, kemi ngjashmėri tė mėdha. Nuk mė ka qėlluar tė bashkėpunoj me ndonjė artist shqiptar, por jam i hapur pėr bashkėpunim me kėngėtarė shqiptarė, sepse besoj se ndodhin surpriza interesante, me bashkimin e zėrave tė ndryshėm.

    Shpeshherė nėpėrmjet kėngėve,artistėt pėrcjellin mesazhe miqėsie, paqeje dhe dashurie tek popujt,sepse Ballkani ka kujtesa tė dhimbshme tė historisė sė kaluar.Si artist edhe ju keni dhėnė kontribut pėr kėtė.Cili ėshtė mesazhi juaj pėr dy popujt fqinjė tė pėrjetshėm?

    Besoj se muzika gjithmonė bashkon vendet dhe njerėzit. Kėnga vjen tė tregojė gjėra pozitive, dashurinė, miqėsinė, solidaritetin dhe tė zbusė kujtimet negative tė sė kaluarės.Si artist gjithnjė pėrpiqem tė kaloj mesazhe pozitive nė ēėshtje tė tilla.

    Nė pjesėmarrjen tuaj tė kaluar me fitimin e vendit tė tretė, Shqipėria solli pėr herė tė parė njė vend tė mirė,nė dhjetėshen e parė,duke zėnė vendin e shtatė.Mos jeni fatsjellės,sikur dhe
    kėtė vit Shqipėria tė fitojė njė vend tė mirė?


    Shpresoj sivjet qė ky vit tė jetė me fat pėr tė dy vendet dhe tė fitojnė vende tė mira me kėngėt e tyre, sepse siē ju thashė mė parė, konkurrenca ėshtė shumė e fortė.

    Shqiptarėt janė shumė fansa tė Saki Ruva-s edhe nė kenget tuaja, duke ju ndjekur vazhdimsht, por dhe nė pėrgjithėsi janė adhurues tė muzikės greke. Si ndjeheni kur e dėgjoni kėtė?

    Pa pėrjashtim qė ndjehem dhe jam shumė i gėzuar kur kėngėt e mia kalojnė kufinjtė dhe prekin publikun shqiptar. Me prek veēanėrisht dashuria e shqiptarėve, aq mė tepėr kur ma demonstrojnė gjithnjė sa herė qė i takoj. Pastaj muzika ėshtė njė gjuhė e pavarur ku tė gjithė munden tė harmonizohen sė bashku.

    Vitet e fundit ndodh qė vota shkon nė vendet e Europės veri-lindore. Mos duhet tė ndryshojė mėnyra e votimit?

    Sivjet pėr herė tė parė, zbatohet njė sistem i ri, qė prodhon juri gjatė procedurės sė votimit. Nuk mund tė vlerėsoj sistemin e ri, pa e parė sesi do funksionojė, por dua tė besoj se do tė jetė mė e drejtė dhe mė e vlerėsueshme.

    Siē e dini Shqipėria nė Eurovizion 2004 nė Turqi,ju dha vlerėsimin maksimal,12 pikė,besoni se do tė pėrsėritet edhe kėtė vit?Dhe ēfarė do tė donit tė thonit pėr publikun shqiptar qė ju adhuron?

    Shumė, shumė faleminderit publikut shqiptar qė mė ēmoi maksimalisht duke mė votuar nė Eurovizion 2004. Shpresoj qė dhe kėtė radhė tė dashurojnė kėngėn “This is our night”, tė pjesėmarrjes tonė dhe ta votojnė atė. Mbėshtetja e Shqipėrisė ėshtė shumė e rėndėsishme pėr ne dhe sinqerisht e vlerėsoj interesin dhe dashurinė tuaj.

    Sė fundi, me ato kėngė qė keni parė dhe dėgjuar deri tani, cilin vend besoni se do tė fitoni nė Eurovision?

    Veēanėrisht, kėtė vit besoj se niveli i pjesėmarresve ėshtė shumė i lartė dhe konkurenca tepėr e ashpėr. Nė shumė pjesmarrės kam veēuar tė dhėna interesante,por meqenėse Eurovizion ėshtė njė konkurs televiziv, do tė kem njė mendim tė plotė kur tė shikoj paraqitjen e tyre pėrfundimtare live nė skenė. Atėherė do tė vendos se cila kėngė mund tė arrijė nė majė.

      Ora ėshtė 7/5/2024, 00:16