BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Endrrat dhe sekretet e nenndergjegjes

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Endrrat dhe sekretet e nenndergjegjes

    Mesazh nga LePuRuShJa 5/9/2011, 17:56

    Endrrat dhe sekretet e nenndergjegjes Images

    Ėndrrat janė ato ēfarė ne duam tė na realizohen, thoshte babai i psikanalizės, Zigmund Frojd.

    Por kur shohim njė ėndėrr tė keqe, ēfarė pėrfaqėson ajo nė ndėrgjegjen tonė? Ēfarė lidhje ka ajo me jetėn reale? Dhe nė fund tė fundit, ēfarė domethėnie ka? Prej kohėsh njerėzit i ka shtyrė kurioziteti dhe dėshira e madhe pėr tė interpretuar ėndrrat dhe pėr tė bėrė njė lidhje mes tyre dhe asaj qė pritet tė ndodhė nė jetėn e vėrtetė.

    Por nė fakt, pėrgjigjja vjen nga studimi mė i madh i bėrė kohėt e fundit mbi kėtė argument qė mund tė na ndihmojė tė kuptojmė mė mirė ankthet, tė kuptojmė se ēfarė tregojnė ėndrrat tona, apo dėshirat tona tė pandėrgjegjshme. Pėr shembull, tė biesh nė njė hapėsirė boshe nga njė lartėsi, nė pėrgjithėsi do tė thotė se je duke u dashuruar me dikė tjetėr, ose e kundėrta qė njė dashuri ėshtė duke pėrfunduar: njė ėndėrr tipike qė e shohin gjatė gjithė jetės si burrat ashtu edhe gratė, ndoshta pėr tė treguar se pa dashuri nuk mund tė jetohet. Tė ėndėrrosh sikur tė bien flokėt apo dhėmbėt, qė ėshtė njė ėndėrr kryesisht qė shohin femrat jo shumė tė reja nė moshė, tregon pėr njė gjendje ankthi pėr plakjen, frika e tė mos qenit mė tėrheqėse. Po ashtu, tė ėndėrrosh sikur tė pėrjashtojnė nga ndonjė provim, njė ėndėrr qė bėjnė zakonisht adoleshentėt, por edhe tė rriturit, madje shumė i pėrhapur si ankth, tė jep mesazhin e mungesės sė besimit nė vetvete, njė ulje tė vetėvlerėsimit. I kryer nga psikologėt e “International Assocation for the Study of Dreams” dhe i publikuar nga “European Archives of Psychiatry and Clinical Neurosciense Journal”, ky studim ka marrė nė shqyrtim njė kampion prej 2 mijė meshkujsh dhe femrash. Sipas rezultatit ka dalė se 48 pėr qind nuk kanė pasur asnjėherė njė ankth gjatė gjumit ose qė nuk e kujtojnė sapo zgjohen pėr fatin e tyre tė mirė. 10 pėr qind e tė pyeturve thonė se shohin ėndrra tė kėqija me njė periodicitet tė caktuar, por jo shumė shpesh. Kjo u ndodh vetėm disa herė tė caktuara nė vit. 5 pėr qind tregon se zgjohen tė tmerruar nga frika mesatarisht ēdo 15 ditė, pėr shkak tė njė ankthi, qė gjithmonė ėshtė i njėjti.

    Domethėnie tė tjera qė autorėt e studimit i atribuojnė interpretimit tė ėndrrave kanė tė bėjnė me: kur tė krijohet pėrshtypja se je i paralizuar apo nuk ke mundėsi tė lėvizėsh do tė thotė se je nė kurth nė njė lidhje apo njė marrėdhėnie. Tė ėndėrrosh sikur gjendesh nė njė makinė, pėrfshihesh nė njė aksident, apo nė njė avion qė bie, aludon pėr njė humbje kontrolli tė jetės. Pesė ėndrrat mė tė kėqija dhe mė tė shpeshta sipas studimit janė: tė biesh nga lartėsi tė mėdha, tė ndiqesh nga dikush, tė ndihesh i paralizuar, pėrshtypja se je me vonesė nė njė takim tė rėndėsishėm, vdekja e njė njeriu tė dashur. “Tė ėndėrrosh sikur bie, ndiqesh nga dikush apo ndihesh i paralizuar, jo gjithmonė korrespondojnė nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė me pėrvojat e provuara nė jetėn reale. Por mund tė kenė njėlloj domethėnie duke iu pėrgjigjur frikės sė trashėguar, dėshirave tė pandėrgjegjshme”. Njė konfirmim, i maksimės sė vjetėr tė Frojdit: burrat dhe gratė gjykohen mė mirė nga ajo qė ėndėrrojnė se nga ajo qė mendojnė.

    Kjo sidomos kur ėndrrat qė bėjnė nuk janė shumė tė kėndshme. Sipas Frojdit, ėndrrat nuk janė produkt i rastėsisė ose tė pakuptimta. Mė pėrpara thuhej se ėndrra ėshtė njė gėnjeshtėr, njė vegim, qė nuk ka kuptim dhe qėllim, kėshtu qė njeriun nuk e lidh asgjė me ėndrrat. Pėr tė, ato janė ndėrmjetėse midis botės sė ndjenjave tona tė fshehura dhe asaj qė i nėnshtrohet arsyetimit tonė. Ēdo ėndėrr ka njė domethėnie, e cila ka kuptimin e saj, burimin e sė cilės mund ta lidhim me ngjarjet e pėrjetuara mė pėrpara. Ajo ėshtė shprehje e njė dėshire tė fshehtė, tė parealizuar, tė paplotėsuar, tė ndrydhur dhe pėrbėhet nga pjesa e dukshme dhe e padukshme.
    Ėndrrat erotike

    Tė shohėsh njė ėndėrr me pėrmbajtje erotike, ėshtė njė eksperiencė qė herėt ose vonė u ndodh tė gjithėve. Ėndrrat erotike janė shumė tė shpeshta te njerėzit. Nė fakt, shumė veta qė ėndėrrojnė tė kenė raporte seksuale me njė partner tė ndryshėm, mė pas ndihen nė faj dhe u vjen turp se si kanė arritur tė mendojnė diēka tė tillė edhe pse ajo ka ndodhur nė ėndėrr. Sigurisht, gjithēka varet nga pėrmbajtja e ėndrrės, por asnjėherė nuk duhet tė ndihemi nė siklet ose tė frikėsohemi. Nė fund tė fundit, ėndrrat janė vetėm shprehje tė dėshirave qė shfaqen nė mendjen tonė, pa kaluar nė ndėrgjegje. Kėshtu, sipas Frojdit, forca e natyrės sonė i detyrohet nė radhė tė parė libidos, njė dėshirė me origjinė seksuale, qė i pėrket sė pandėrgjegjshmes. Kėshtu, ato qė nuk arrijnė tė shprehen nė jetėn e pėrditshme, shprehen pėrmes fantazive, ėndrrave dhe shumė veprimeve tė tjera tė pandėrgjegjshme. Nė shumė ėndrra, Frojdi arrin tė gjejė simbole domethėnėse seksuale.

    Kėshtu, pjesa mė e madhe e ėndrrave ndodh gjatė fazės sė gjumit REM (lėvizja e shpejtė e syve) dhe pikėrisht gjatė kėsaj periudhe humbet kontrolli muskulor i trupit nga qafa e poshtė dhe kjo shėrben si pėr tė ēlodhur muskulaturėn, si dhe pėr tė ndaluar personin qė ėndėrron tė lėvizė nė njė mėnyrė tė tillė sa tė "pėrfaqėsojė" atė qė po ėndėrron nė realitet, me rrezikun pėr t’i bėrė keq vetes dhe tė tjerėve. Me pak fjalė, ėshtė njė lloj "paralize" qė lė tėrėsisht nė gjendje aktive zonėn gjenitale, shpesh duke u dhėnė shtysė edhe ereksioneve dhe orgazmave. Jo rastėsisht flitet edhe pėr "ėndrra tė lagura", pasi shumė persona, duke parė ėndrra erotike dhe duke i pėrjetuar thellė ato, mund tė arrijnė nė orgazėm. Shpesh ėndrrat erotike ndodhin atėherė kur jeta seksuale aktive pėson rėnie tė dukshme, duke i dhėnė kėshtu njė efekt kompensues "mungesės" nė jetėn reale.

    Kėto ėndrra mund tė pėrfaqėsojnė edhe njė dėshirė pėr tė pasur raporte fizike me dikė qė adhuron nė jetėn e pėrditshme. Ėndrra mund tė jetė tėrėsisht seksuale, por qė nė thelb mund tė flasė pėr gjėra tė tjera, qė nuk kanė lidhje me seksin. Nė fakt, zgjedhja e aktorėve sipas shpjegimeve tė ndryshme psikologjike, mund tė jetė e rastėsishme, por mund tė jetė edhe tregues i dėshirės pėr lidhje tė pandėrgjegjshme, pėr sa u pėrket kėtyre personave. Nė ėndrrat erotike, raporti seksual ndodh me njė person tė njohur, me tė cilin nuk ke shumė lidhje: njė fqinj, njė i afėrm ose ndonjė mik.

      Ora ėshtė 28/4/2024, 06:50