BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Rozana Radi jam "single"

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Rozana Radi jam "single"

    Mesazh nga LePuRuShJa 10/9/2011, 17:19

    Rozana Radi jam "single" 0326

    Rozana , cili ėshtė momenti mė i bukur qė mban mend nė karrierėn tėnde muzikore ?


    Unė kam shumė vite nė tregun muzikor dhe sigurisht qė momentet e bukura janė tė shumta nė numėr, gjithsesi do te vecoja kėngėn “ Valsi i tradhtisė “ nė kėngen magjike . Ishte njė debutim shumė i veēantė pėr mua, i papėrshkrueshėm me fjalė dhe me bindje mund ta konsideroj si njė ndėr interpretimet e mia mė te mira tė realizuara deri mė tani.

    Sa konkurencial ėshtė tregu muzikor shqiptar dhe sa e vėshtirė ėshtė pėr njė kėngėtar tė jetė i suksesshėm ?

    Konkurenca eshte plotėsisht relative ! Pėrsa i pėrket pyetjes tuaj, sigurisht qė konkurenca ėshtė prezente nė muzikė ashtu si kudo. Gjithsesi, konkurenca mund tė menaxhohet duke qėnė qė ēdo njeri ka natyrėn e vet tė tė bėrit muzikė. Unė jam vetėm njė nė gamėn e kėngėtarėve shqiptarė dhe sikurse unė, ēdo person ka publikun e vet dhe lufton pėr ta kėnaqur atė.

    A ekziston njė celės qė qė con drejt suksesit , nė rastin konkret nė fushėn e muzikės a ekziston njė ēelės i tillė ?

    E rėndėsishme ėshtė tė sigurosh njerezit e duhur pėr tė punuar, por njėkohėsisht duhet tė kesh talent dhe vullnet pėr tė realizuar synimet e tua …

    Shpeshherė kėngėtarėt realizojnė bashkėpunime tė cilat u japin spunto pozitive karrierės sė tyre artistike, cila ka qenė rėndėsia e bashkėpunimeve tė tua muzikore dhe si kanė lindur ato ?! Rastėsisht apo te paramenduara mė parė ?

    Sigurisht qė nė sferėn muzikore bashkėpunimet kanė rėndėsinė e tyre. Mua personalisht bashkėpunime tė ndryshme mė kanė dhėnė efekte tė ndryshme duke filluar nga bashkėpunimi me Noizy-n i cili vjen nga njė treg Hip Hop-i, e deri tek bashkepunimi me Ramadan Krasniqin si nje ikone e muzikės sė bukur kosovare tė cilin e vlerėsoj shumė.

    Tė flasim paksa pėr klipin tėnd mė te fundit, skenat hot tek ai dhe mendimet e Rozanės rreth komenteve dhe thashethemeve nė drejtim tė kėngės ?

    Mua personalisht s’mė vret asgjė syrin nė klip, madje edhe njerėzit intelektualė mė kane uruar qė nė momentin e parė qė kanė parė videoklipin. Tė paktėn unė kėte videoklip e kam realizuar pėr persona qė mund tė mė kuptojnė dhe persona me nivel tė lartė . Njerėzit e kategorive tė thjeshta qė nuk kanė shėtitur jashtė dhe komentojnė nuk kanė gjė tjetėr me ēfarė tė merren, kėshtu qė mua s’mė intereson aspak se ēfarė ata mendojnė.

    Tė gjitha femrat skenike nė Shqipėri janė shumė tė kuruara nga aparenca fizike, sa e rėndėsishme ėshtė pamja e jashtme pėr tė qėnė jo vetėm e bukur por edhe e famshme ?!

    Nė tregun komercial nė vėndin tonė, pamja e jashtme ėshtė elementi kryesor qė bie mė ndjeshėm nė sy dhe patjetėr qė i kushtohet rėndėsi. Ndėrkohė nėsė flasim pėr evenimente tė rėndėsishme muzikore sic janė festivalet dhe kompeticionet, elementi kryesor ėshė vokali dhe interpretimi.

    Gjithmonė tė shohim nė formė shumė tė mirė, pėrdor ndonjė kreator mode apo kujdesesh vetė pėr ēdo detaj ?

    Pėr tė qėnė ė sinqertė dhe pa e zgjatur me komente tė tepėrta, kėtė vit jam veshur plotėsisht vetė me veshje dhe aksesorė tė blerė jashtė.

    Ėshtė pėrfolur nė media qė do tė realizosh nje set “Topless” kundrejt njė pagese relativisht tė konsiderueshme, sa e vertetė ėshtė kjo hipotezė ?!

    Jo nuk ėshtė aspak e vėrtetė! Pėr tė qėnė e qartė oferta ka pasur, por nuk kam pranuar absolutisht asgjė lidhur me kėtė fakt .

    Si janė marrėdhėniet e tua me kolegėt, a ekzistojnė armiqėsitė nė fushėn muzikore dhe nė planin tjetėr, cilėt janė ata kolegė qė i cilėson edhe si miq tė vėrtetė ?

    Gjithēka ėshtė ēėshtje karakteri, qėndron me ata qė ndihesh mirė dhe keni synime tė pėrbashkėta. Pėrsa i pėrket armiqėsive, askush nuk tė prish dot punė duke qėnė qė cdo kėngėtar ėshtė vetė padron i punės sė tij. Nė fund, publiku nuk bėn kompromis dhe vlerėson gjithmonė mė tė mirin. Shoqėri kam me tė gjithė ata qė punoj dhe u kushtoj goxha nga koha ime.



    Janė pėrhapur zėra pėr njė marrėdhėnie tė vecantė ndėrmjet teje dhe Noizit, nga burojnė kėto zėra dhe cila ėshtė e vėrteta ?!

    Qesh … Noizy ėshtė shumė mė i vogėl se unė, dhe kuptohet qė pėrveē bashkėpunimeve nuk ka asnjė marrėdhėnie tjetėr mes nesh.



    Thashethemet janė gjithmonė prezente kur je njė personazh i njohur, a e ke ndjerė veten keq ndonjėherė pėr ndonjė koment tė padėshirueshėm nė media dhe si ke reaguar ?

    Jam mėsuar tashmė me thashethethmet dhe komentet e shumta kėshtu qė asgjė nuk mė bėn pėrshtypje. Pėr mė tepėr mundohem gjithmonė ti marr me buonsens, sportivitet dhe filloj qesh kur i lexoj …



    Cili ėshtė raporti juaj me gazetarėt, sa tolerantė dhe tė kujdesshėm mundohen ata tė jenė nė raport me vipat ?!

    Unė nuk kam shumė raporte me ta gjithsesi gazetari mbetet gazetar, ēka do tė thotė qė i takon ta pėrcjelle lajmin ashtu siē atij i vjen informacioni . E rėndėsishme ėshtė qė lajmi i tyre tė jetė real dhe i pakonfliktueshėm.

    Rozana ėshtė njė vajzė e bukur seksi, sharmante dhe gjithmonė me shumė hijeshi ne skenė. Eshtė e sigurtė qė ēdo mashkull do dėshironte tė ishte pėrkrah teje por realisht a ėshtė njė mashkull prezent nė jetėn tėnde ?

    Jo, jam plotėsisht vetėm por super e lumtur me kėtė zgjedhje …

    Ndėrmjet inteligjencės, maturisė dhe bukurisė ēfarė kriteri do tė vlerėsoje
    mė tepėr tek personi i zemrės ?!


    Tė gjitha elementet e sipėrpėrmėndura janė tė rėndėsishme por personalisht do tė vlerėsoja mė shumė sensin e humorit .

    Sa tė veshtirė e ka njė kėngėtar tė kordinojė kohėn e tij, prsh vera e tejngjeshur me koncerte a tė ka krijuar mundėsi edhe per tu relaksuar nė shoqerinė e personave tė tu tė dashur ?!

    Absolutisht jo, kam plot 4 muaj pa parė time motėr , duke qėnė qė koha ime ėshtė shumė e kufizizuar me punė dhe vetėm punė!

    Njė fjalė tė fundit pėr fansat e tu qė tė suportojnė gjithmonė ?

    I falenderoj tė gjithė fansat e mi pėr suportin e vazhdueshėm qė ata mė kanė dhėnė dhe vazhdojnė tė mė japin, e aq mė tepėr njė falenderim kam pėr ata qė nė sezonin e verės janė nisur pėr tė mbushur clubet nė shoqėrine time. Uroj qė kėnga e re dhe videoklipi i ri t’ju ketė pėlqyer ndėrkohė, pėr njerėzit qė nuk na duan u uroj jetė te gjatė dhe tė me shohin nė sukses tė mėtejshėm nė karrierėn time muzikore !!!

    Trafik Vip

      Ora ėshtė 17/5/2024, 07:34