BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Artiola Toska: Nuk mund te jetoj dot larg vendit tim, larg Tirones!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Artiola Toska: Nuk mund te jetoj dot larg vendit tim, larg Tirones!

    Mesazh nga LePuRuShJa 11/9/2011, 22:19



    Ajo eshte nje nga kengetaret me te njohur dhe me te dashura per te gjitha familjet shqiptare. E ka nisur rrugen e kenges shume e re e ndikuar edhe nga familja e saj, nje familje tiranase me tradita. Ajo thote se ne familjen e saj gati te gjithe kendojne, nena, motrat panvaresisht se jo ne menyre profesioniste. Kjo eshte kengetarja muzikes popullore Artiola Toska e cila eshte bere e njohur edhe me albumet e saj qe jane pritur shume mire nga publiku.

    Ne repertorin e saj jane kryesisht kenge te muzikes popullore por ajo kendon shume bukur edhe muziken e lehte. Kete sezon ka publikur disa kenge ku dy jane bashkepunime. Ne nje interviste per “Summer Time”, Artiola na tregon si lindi nje nga bashkepunimet e saj me Florian Mumajesin, muzikanti me i pelqyer i momentit dhe disa hollesi nga jeta e saj.

    Sapo keni lancuar nje bashkepunim tuajin me kengetarin kosovar Meden. Si lindi bashkepunimi juaj per kete duet?

    Ne fakt une kam qene prezent ne Kosove shpesh, ne aktivitete te ndryshme dhe ne gezime familjare. Menaxheri i Medes me kishte degjuar disa here dhe kishte menduar qe te kishim nje bashkepunim. Dhe sigurisht qe ne gezimet familjare ne Kesove, ku une kam qene e ftuar, jemi takuar edhe me Meden personalisht dhe keshtu rame dakord per te bere nje duet se bashku. Kenga ne fakt eshte me ritme te Kosoves, sepse une kem qene e ftuar ne kengen e Medes. Domethene kenga ishte perzgjedhur nga ai dhe une thjesht iu pergjigja fteses se bere. Ne fakt ky sezon ka qene shume produktiv per mua se eshte publikuar edhe bashkepunim me Florian Mumajezin.

    Pra keni edhe nje bashkepunim me Florin qe ka qene nje nga kengetaret me te pelqyer te kesaj vere. Mund te na thoni dicka me shume mbi kete bashkepunim?

    Ne fakt bashkepuni yne i pare ka qene shume i hershem, qe ne kohen kur Flori ishte pjesetar i grupit “The Drems”. Duke qene se ia bashkepunim ka qene goxha i pelqyer, Flori mendoi qe te kishte si pjese te albumit te tij edhe nje bashkepunim me mua, duke e pasur porosi edhe nga familja e tij qe eshte familje tironse (qesh). Keshtu pra edhe Flori me beri ftese per t’u bere pjese e kenges “Me Do”. Kenga eshte muzike dance por Flori, e ka pershtatur shume mire edhe zerin tim dhe ka dale nje kenge e bukur qe po pelqehet. Per kete kenge eshte menduar edhe nje videoklip por per disa arsye, momentalisht eshte shtyre xhirimi i tij.

    Pra do te keni nje klip tuajin kete sezon te ri?

    Shume gjera nuk varen nga une, megjithate mendoj se ne vjeshte me siguri te dyja kenget do te keni nga nje videoklip. Megjithese e thashe edhe me lart, qe une jam e ftuar ne te dyja duetet, per kete them qe disa gjera nuk jane ne doren time. Une kete vere kam nxjerre nje kenge timen. Kenga titullohet “Goc Tirone jom” qe e kam lancuar edhe me videoklip.

    Kenga “Goc Tirone jom” ka nje tekts shume te ndjere, mund te na thoni cilet jane autoret e kenges?

    Muzika eshte e Edi Balilit dhe teksi i kenges eshte gjysme i imi dhe gjysma tjeter i Armand Trebickes.

    Pse, Artiola shkruan?

    Po shkruaj dhe me pelqen shume madje. Hedh ne leter ndjesite e mia dhe ka shkruaj poezi hera-heres, panvaresisht se nuk i kam publikuar ndonjehere, por nuk do jete cudi qe nje dite t’i mbledh dhe te nxjerr ndonje permbledhje. Tekstin e kesaj kenge e kam shkruar kur isha ne Amerike dhe prandaj ka dale shume i ndjere si tekst sepse eshte nje histori e jetuar. Kur erdha ketu e kuptova se une nuk mund te jetoja dot larg vendit tim, larg Tirones. Poezine e shkruar ai tregova Armandit dhe vendosem qe te benim nje kenge me kete tekst.

    Videoklipet tuja jane gjithmone shume te thjeshta, jane idete tuaja apo keshtu keni vendosur me producentet?

    Ne fakt videoklipet e mia jene te thjeshta dhe kjo eshte edhe ideja ime, sepse vete tekstet e mia jane shume te ndjera dhe me duket e tepert te kene edhe nje videoklip te ngarkuar, per me teper une mundohem qe klipet e mia t’i pershtaten fabules se kenges. Edhe kenga ime e fundit u be fillimisht si kenge pa menduar per videoklip, duke pare se u pelqye atehere vendosa t’i bej edhe nje videoklip, qe sigurisht me ate teks nuk mund te pranonte nje klip tjeter.

    Mendoni se thjeshtesia eshte pjese e karakterit tuaj?

    Po thjeshtesia eshte pjese e karakterit tim. Une ne radhe te pare jam Artiola, pastaj kengetare e njohur.

    Ne thjeshtesine tuja ju jeni gjithmone shume e kuruar ne look-un tuaj, a i kushtoni shume vemendje?

    Ne fakt une i kushtoje vemendje look-ut, por jo duke frekuentuar shpesh qendrat estetike apo parukerite. Me shume mundohem qe t’i kushtoj vemendje dhe te jem e kujdesshme me ato produkte qe une perdor. Pra mundohem qe te zgjedh produkte te mira kozmetike per fytyren, per floket dhe per kujdesin e trupit.

    Shopingu ju pelqen besoj ashtu si cdo femre, ju blini me shume ne Shqiperi apo jashte?

    Zakonisht e bej ketu, sepse me ndodh qe te dal e te bej shoping edhe kur jam paksa e merzitur, si te gjitha femrave, ndonjehere e bej jashte, varet sepse nuk e kam pikesynim ne vetvete apo mentalitet qe nuk dua te bej blerje ketu sepse do ble vetem jashte.

    Si nis nje dite e juaj?

    Dita ime ne fakt nis pak vone, mbas ores 11 te paradites. Duke qene se jam shume e angazhuar, gjate kesaj periudhe gati edhe per dite, me bie te kthehem shume vone ne shtart dhe per kete arsye detyrimisht zgjohem vone. Me pas kryej detyrimet e mia familjare, duke qene se jam e martuar kam obligimete mia ne familje. Kafen e pare te dites shpesh e pi diku nga pasditja. Darkave kur nuk kam ndonje ngazhim mundohem te le takimet me miqte apo familjaret e mi por shpesh me ndodh te kem edhe takime pune. Kjo eshte nje dite e imja e zakonshme.

    Sa e veshtire eshte per bashkeshortin tuaj, qe te pershtatet me oraret e tua?

    (Qesh) Ne fakt tanime ai eshte pershtatur, sepse ne kemi gati 10 vjet bashke, pastaj bashkeshorti im e dinte qe po martohej me Artiola Tosken dhe jo me nje vajze te zakonshme, keshtu disa llogari me veten i kishte bere. Por kur ne mes eshte dashuria dhe mbi te gjitha respekti per njeri-tjetrin nuk ka veshtiresi qe te mos kalohet.

    A e vleresojne shqiptaret muziken live?

    Po sigurisht qe e vleresojne dhe shume madje, me pare nuk kishte nje dasem qe te mos kishte muzike live. Pati nje periudhe kohe qe sikur u zbeh paksa kjo kerkese, por duket se tani eshte rikthyer prape tradita.

    A mendoni se lodhja juaj shperblehet mjaftueshem?

    Sigurisht qe shperblehet, te pakten une flas per veten. Asnjehere nuk eshte diskutuar mbi tarifat. Sigurisht qe jashte paguhesh me shume por puna me e madhe e jona eshte ketu, pasi aktivitetet dhe gezimet familjare jane me te shumta ne numer ketu, se disa dite koncert qe do te kesh jashte shtetit.

    Duke qene shume e angazhur gjate gjithe sezonit veror, pushimet kur do t’i beni?

    Keto dite ne fakt do te nisemi per pushime, por t’u them te verteten nuk e kemi vendosur se ku do te shkojme. Thjesht e di qe do te ikim me pushime dhe kam aq shume nevoje te pushoj sa kudo qe te jete do te kenaqem.

    Faleminderit Artiola qe u bete pjese e “Summer Time”…

    Faleminderit juve dhe ju uroj te gjithe shqiptareve qe te jene sa me te lumtur dhe te gezuar ne jete.

    Koha Jone

      Ora ėshtė 15/11/2024, 06:01