BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Evis Mula ka publikuar klipin e saj nė bashkėpunim me Erti Hizmon!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Evis Mula ka publikuar klipin e saj nė bashkėpunim me Erti Hizmon!

    Mesazh nga LePuRuShJa 20/5/2009, 21:14

    Evis Mula sapo ka hedhur nė treg klipin e kėngės me tė cilėn mori pjesė nė edicionin e fundit tė festivalit tė dhjetorit. Ėshtė njė projekt dhe dėshirė e vjetėr e kėngėtares dhe vėllait tė saj regjisor. Ky i fundit ėshtė kujdesur nga fillimi deri nė fund pėr klipin, sepse ai dhe Evisi janė edhe kolegė dhe njė prani thelbėsore nė jetėn artistike tė secilit. Kėngėtarja ka ndryshuar gjithashtu look, ndoshta kjo duhej duke qenė se me fillimin e studimeve nė Akademinė e Arteve tė Bukura pėr kanto, ajo nis njė epokė tė re nė jetėn e saj...

    Evis Mula ka publikuar klipin e saj nė bashkėpunim me Erti Hizmon! Evis_mula_ka_publikuar_klipin_

    Evis, me kėtė look-un e ri ke ndryshuar shumė. Madje edhe kur jemi ndeshur nė rrugė...

    Tė kam folur unė e para (qesh).

    Sepse mezi tė kam njohur! Por duhet tė them se ky model flokėsh tė shkon shumė.

    E ēuditshme gjithsesi! Ndonėse kam bėrė pak ndryshime, pėrsėri kjo ka bėrė diferencėn. Thjesht kam shkurtuar flokėt dhe kohėt e fundit po mbaj lente nė vend tė syzeve, pasi me to kam gjetur rehati. Por kanė kaluar tre muaj qėkurse kam kėtė pamje tė re dhe tani nuk mė bėn mė pėrshtypje.

    Megjithatė, ėshtė njė ndryshim qė nuk ka kaluar pa u vėnė re nga miqtė e tu, apo jo?

    Sigurisht, ka pasur reagime dhe pėr fat tė mirė kanė qenė tė gjitha pozitive. Thonė se dukem mė bukur kėshtu, me flokė mė tė shkurtėr. Mund tė them se jam kthyer nė origjinė, sepse kėshtu i kam mbajtur flokėt kur kam qenė fėmijė. Pastaj dihet, rritesh dhe ke atė maninė pėr t`i zgjatur flokėt, pėr t`u ndryshuar ngjyrėn, por tani kam zgjedhur komoditetin dhe i jam kthyer flokut tė shkurtėr.

    Jam mė se dakord me miqtė e tu, tė shkojnė flokėt kėshtu!

    Faleminderit, por ta thashė nuk ėshtė mė tepėr njė zgjedhje pėr t`u dukur bukur, sesa pėr t`u ndierė mė rehat dhe pėr tė pasur mė pak punė mė flokėt. Ėshtė njė ndryshim qė nuk ka tė bėjė me jetėn publike, ėshtė njė ndryshim personal dhe qė ka mė tepėr lidhje me jetėn studentore. Kam dashur tė jem mė praktike dhe e shpejtė. Ngrihem nė mėngjes, me kėta flokė kam pak punė. Vė thjesht syzet e diellit dhe nisem pėr nė Akademi. Ēėshtje komoditeti!

    Pavarėsisht se nė pėrditshmėri vishesh sportive, nė skenė ti arrin tė bėsh surprizė me zgjedhjet e tua. Sa e rėndėsishme ėshtė kjo pjesė pėr ty?

    Te ēdo femėr ekziston ajo dėshira pėr ta parė veten nė mėnyra tė ndryshme dhe lum kush ėshtė nė gjendje tė ndryshojė, tė ndryshojė bukur e tė pėlqehet! Edhe sikur tė mos isha pjesė e shoubiznesit, pėrsėri do tė tregoja kujdes me veshjen dhe ndryshe do tė vishesha nė shkollė, ndryshe nė njė aktivitet tjetėr. Pastaj, bota e televizionit mua mė pėlqen dhe nuk e quaj sforcim ta respektoj ekranin. Madje edhe nė shkollė qė shkoj vėrtet vishem sportive, por jo gjithmonė njėsoj.

    Ēfarė ka ndryshuar tek Evisi?

    Mėnyra se si i shoh gjėrat tani, disi mė thellė do tė thosha, por ama pasioni pėr muzikėn dhe televizionin ka mbetur po ai. Thjesht kam filluar t`i shoh gjėrat me njė tjetėr sy dhe pėrpara ēdo projekti, pėrpiqem tė parashikoj se si mund tė shkojnė gjėrat dhe tė pėrgatitem pėr kėtė. Kjo besoj ndodh me kėdo nė sajė tė eksperiencės dhe viteve.

    Nė skenė janė mė tė bukura surprizat, apo gjėrat e menduara?

    Mė tė bukura janė “surprizat e paramenduara” (qesh). Njė profesionist ėshtė i tillė nėse arrin tė bėjė gjėra tė menduara dhe tė kuruara me detaje dhe kėtė e bėn tė duket sa mė e natyrshme dhe spontane. Shumė gjėra duhen programuar dhe planifikuar, nė mėnyrė qė mos tė rrezikosh.

    Klipi qė sapo ke hedhur nė treg ishte i programuar, apo doli rrugės?

    Nė fakt, dėshira pėr tė bėrė njė klip ka qenė gjithmonė, por nuk ishte vendosur se pėr cilėn kėngė do tė bėhej apo kur. Gjithēka erdhi krejt natyrshėm. Ishte im vėlla qė i organizoi gjėrat vetė dhe mua ma solli gati videoklipin.

    Si gjithmonė vėllai mbetet njė shtysė dhe mbėshtetės i yti.

    Eh, e kam pasur kėtė fat! E meritonte kjo kėngė njė klip, pasi ajo u pėlqye shumė kur debutoi nė festivalin e fundit tė RTSH-sė. Gjithashtu, forma e duetit realizuar me Erti Hizmon u prit po aq pozitivisht, gjė qė ma thoshin shpesh njerėzit gjatė jetės sė pėrditshme.

    Ti ke shumė kėngė tė bukura. Pse pikėrisht kėsaj i realizove njė klip?

    Jam tip qė dashurohem pas asaj qė bėj, jepem e gjitha, por nga ana tjetėr pėrpiqem tė vlerėsoj sa mė saktė njė punė timen, me tė mirat dhe kritikat qė mund tė jenė. Por kjo kėngė, pėrveēse profesionale, ka gjithashtu njė melodi tė bukur dhe pėrfshin njė spektėr tė gjerė njerėzish. Kushdo mund ta gjejė veten aty. E kush ėshtė ai qė nuk ka dashuruar tė paktėn njė herė?

    Unė?!

    (Qesh) Do tė vijė njė ditė e mirė edhe pėr ty!

    Beson te dashuria e pėrjetshme, apo je ndėr ato qė mendojnė se si gjithēka tjetėr, edhe dashuria ėshtė e pėrkohshme?

    Shiko, nuk besoj se mund tė pėrkufizohen gjėrat, sidomos kur flitet pėr dashurinė. Pas ēdo stuhie del dielli dhe pėr kėdo ekziston njė dashuri qė herėt a vonė do tė vijė.

    Uhhhh! Mė lehtėsove...!

    Unė besoj vėrtet nė kėtė qė tė thashė, qė pėr secilin prej nesh ekziston njė njeri special. Vetėm se ai nuk dihet kur vjen, ndaj duhet tė kemi pak durim. Secili e ka shpirtin e vet binjak, jam optimiste pėr kėtė.

    Pėrgjithėsisht je natyrė optimiste, apo pesimiste?

    Jam natyrė realiste, madje ky ėshtė njė ndėr defektet e mia. Pėr shembull, e kam shumė tė vėshtirė tė bėhem optimiste nė rastet kur s`ka asgjė qė tė tė bėjė tė jesh e tillė.

    Nėse nuk je natyrė optimiste, si ia bėn qė tė dalėsh nga momentet e vėshtira?

    Jam me atė qė “koha shėron ēdo plagė”. Thjesht duhet tė kesh durim, tė presėsh qė gjėrat tė hyjnė nė rrjedhėn e duhur dhe tė pėrpiqesh ta vuash sa mė pak njė situatė. Pastaj, gjėrat varen edhe nga njeriu. Artisti pėr shembull ka njė shkallė ndjeshmėrie mė tė lartė sesa njė njeri i zakonshėm, kėshtu qė shpesh i pėrjeton gjėrat dyfish.

    Thėnė kėtė, tė vjen keq qė je artiste e pėr pasojė tip shumė i ndjeshėm?

    Nuk ka pse tė mė vijė keq, sepse njeriu nuk ka mundėsi tė zgjedhė se si do tė jetė. Kur u ndanė, kėto na ranė!

    Nėse nuk do tė ishe bėrė muzikante, ēfarė do tė ishe bėrė?

    Vėshtirė t`i pėrgjigjem kėsaj pyetjeje. Do isha marrė sėrish me llafollogji, do tė kisha mbetur brenda artit, ndoshta do tė merresha me prezantim.

    Ti je marrė me prezantim...

    Por nuk e kam parė asnjėherė si njė profesion tė mirėfilltė, por si diēka plotėsuese, sepse ėshtė kėnga dhe muzika profesioni dhe pasioni im i vėrtetė.

    Ēfarė ndodhi, pse i ke shkėputur marrėdhėniet me prezantimin?

    Nuk i kam shkėputur, sepse jam marrė herė pas here me prezantime eventesh tė ndryshme, brenda dhe jashtė Tiranės. Por nuk kam njė program tė mirėfilltė qė transmetohet rregullisht nė ekran, gjė qė do tė mė pėlqente shumė.

    Ky ėshtė klipi i parė i Evisit, apo jo?

    Nė njėfarė mėnyre! Nė televizionet muzikore janė transmetuar vazhdimisht kėngėn e mia me pamje nga festivalet ku kam kėnduar, por ato nuk janė tamam video. Nga ana tjetėr, kam fituar ēmimin e parė te “Netėt e klipit” me njė bashkėpunim me Leonard Bombajn, por ky tani ėshtė i pari klip qė realizohet pėr njė kėngėn time. Ky mbetet gjithsesi njė klip modest, me njė buxhet jo shumė tė fryrė, por kur diēka punohet me shumė dashuri dhe pėrkushtim, atėherė nuk ka pse tė mos dalė bukur. Pėrveē punės sė tim vėllai, nė klip ndihet edhe pjesėmarrja e shumė njerėzve tė tjerė, qė e kanė bėrė atė mė tė bukur falė dashamirėsisė dhe mbėshtetjes sė tyre. Ėshtė njė klip artistik dhe jo i stisur pėr tė reklamuar Evisin me veshje tė bukura apo me rroba banje nė pishina, sepse nuk dua t`i bėj tė tillė reklamė vetes. Ekzistoj nė muzikė pėr shkak tė zėrit dhe profesionalizmit dhe jo falė shalėve tė gjata.

    Megjithatė, ti e ke edhe pamjen e jashtme si plus. Pėrse nuk e shfrytėzon disi mė shumė?

    Sigurisht, i lė dhe pamjes sime tė jashtme vendin qė i takon, por thjesht nuk dua ta bėj qėllim nė vetvete.Nė ēdo prezantim ėshtė detyrim dhe respekt ndaj publikut tė jesh sa mė i kėndshėm pėr syrin e tyre,sepse edhe muzika ėshtė art dhe arti ka estetikėn brenda.Por nuk do mė pėlqente tė zbukurohesha mė tepėr sesa kėnga (qesh), ndryshe kjo e fundit do tė mbetej padrejtėsisht nė hije. S`dua tė jap pėrshtypjen e njė top-modeleje qė rastėsisht po merret me muzikė. Por qė sigurisht,njė artist duhet tė jetė i kompletuar. Do tė ishte mirė t`i kishte tė gjitha: zėrin e bukur, pamjen, gjestikulacionin apo dhe nė njė intervistė tė lėjė njė shije tė mirė dhe tė jetė nė gjendje tė shprehė sa mė mirė vetveten.

    Si e pozicionon veten nė kėtė treg tė rrėmujshėm?

    Mė vjen mirė pėr kėtė klip qė erdhi nė kėtė moment, sepse kur njė kėngė ėshtė e bukur njė klip ndihmon qė ajo t`i bjerė mė tepėr nė sy publikut. Klipet janė njė e mirė e madhe pėr kėngėt, sepse i ndihmojnė ato tė dalin nė sipėrfaqe kur kanė vėrtet vlera.

    Si po shkon jeta studentore?

    Bukur! Kam njė ambient pozitiv nė shkollė, sepse kam nė kurs po ata shokė me tė cilėt kam qenė edhe nė lice, kėshtu qė njihemi prej kohėsh dhe kemi raporte tė mira. Gjithashtu dhe pedagogėt i kemi tė mirė, gjė qė mė bėn mua tė shkoj me qejf nė Akademi dhe jo nga zori.

    Nuk ėshtė e lodhshme tė bėsh 16 vjet shkollė, dreqi ta hajė!

    (Qesh) Pėrkundrazi, mua shkolla dhe puna ma mbush ditėn dhe mė bėn tė ndihem mė mirė. S`thua shyqyr qė e kam... Madje edhe kur tė mbaroj shkollėn, jam me fat qė jam nė njė zanat qė mė mban gjithmonė tė zėnė me punė, vrap sa andej-kėtej.

    Ka artistė tė cilėve nė njė moment u vjen nė majė tė hundės ky vrapi i vazhdueshėm dhe i lodhshėm.

    Tė gjithėve na ndodh qė tė ndihemi tė lodhur nė momente tė caktuara dhe pėr njėfarė kohe tė marrim pushim, por kjo nuk ndodh pėr tėrė jetėn. Artisti e gjen njė moment pėr tė nisur sėrish atė “vrapin” e tij.

    Kaq e zėnė sa je, me siguri e ke harruar argėtimin.

    Jo, jo! Nė radhė tė parė, muzika ėshtė edhe argėtim, pėrveēse studim, por unė gjithashtu gjej kohė pėr t`u argėtuar edhe jashtė mureve tė shkollės. Mendoj se nuk duhet vetėm punė, por edhe pak relaks, njeriu ka nevojė pėr ta rimarrė veten. Ėshtė si ai celulari qė duhet tė karikojė baterinė (qesh). Por mua mė vjen keq pėr diēka qė e shoh si njė defekt te tė rinjtė e sotėm. Ne gjatė gjithė kohės shfryjmė, jemi tė lodhur, tė stresuar dhe nė mė tė shumtėn e rasteve, pa asnjė shkak, pa punuar fare dhe mė vjen keq pėr kėtė. Kjo mė bezdis, sepse kur lodhesh dhe punon shumė, atėherė pushimi dhe argėtimi ėshtė mė se i merituar.

    Cila ėshtė mėnyra mė e mirė pėr t'u argėtuar?

    Kam shumė shoqe me tė cilat dal.

    Po ndonjė “shoqe me pantallona”?

    (Qesh) Top sekret!

    Atėherė po na hap punė, se do tė pėrpiqemi tė zbulojmė diēka vetė.

    Po qė puna kėshtu, po ju them qė s`ka asgjė, sepse do tė mė vinte keq tė lodheshit kot. Po edhe t`ju thuash kėshtu, s`ka ndonjėherė vlerė se juve nuk ju besohet (qesh).

      Ora ėshtė 6/5/2024, 16:49