Kur nje raport perfundon, ajo shpenzon me shume.
Shopping-u dhe trajtimet e bukurise personale jane si nje sherim per dhimbjen e dashurise.
Nje grua me zemer te thyer mund te arrije te shpenzoje deri ne 600 euro per te ringjallur imazhin e saj, ndoshta te prekur nga nje shkaterrim i marredhenies ne cift.
Ja cilat jane rezultatet nga nje sondazh i promovuar nga zinxhiri i njohur londinez i kozmetikes, Superdrug.
Sondazhi, qe ka perfshire rreth 2000 femra ne Mbreterine e Bashkuar, tregon se si grate, per te rimarre pak vetevleresim, nisin te bejne shpenzime te medha per make up-in.
Te qenit i braktisur, papritur ose jo, ben te prekshem edhe ata qe jane me te forte, komenton Simon Comins nga Superdrug. Ky studim tregon se femrat kane filluar te pyesin veten se cfare shkoi keq ne maredhenien e tyre dhe kane dyshime mbi pamjen e tyre.
Dhe keshtu, per te qetesuar dyshimin qe dashuria ka perfunduar per disa mangesi persa i perket vetes, femra mendon se eshte e nevojshme te nderhyje: per nje model te ri flokesh, nje ose me shume veshje, nje pale kepuce te bukura, nje cante me produkte kozmetike dhe ndoshta nje krem vetenxires apo seancat e solarit, por gjithashtu nuk mungon abonimi ne palester, apo trajtimet e bukurise ne qendrat estetike.
Rreth gjysma e femrave te intervistuara thane se kishin ndryshuar pothuajse ose te gjithe aspektin per te hequr ndjenjen e paaftesise dhe te mos ndihen te braktisura.
Per te bere kete, sic evidentohet nga sondazhi, pjesemarresit kane shpenzuar nje shume te mire parash, por 74 per qind e tyre kane deklaruar se nuk jane penduar per investimet.
Kjo sepse vendimi i ka ndihmuar per te rivendosur besimin ne vetvehte. Jeta si beqar eshte me shume e kushtueshme ne krahasim kur ajo eshte pjese e nje cifti. Ashtu sic shpenzohet me shume per te ruajtur pamjen fizike, automatikisht shpenzohet me shume per t'u socilizuar me miqte, perfundon Simon Comins. Infoalbania