BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Deri tani asnjė djalė s’e ka merituar t’i kushtoj njė kėngė!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Deri tani asnjė djalė s’e ka merituar t’i kushtoj njė kėngė!

    Mesazh nga LePuRuShJa 26/5/2009, 14:54

    Gjithmonė top,ajo befason publikun me gjėra ekstra. Kėndimi, videoklipet, performancat nėpėr koncerte e bėjnė tė veēohet nga koleget e tjera.Njėra ndėr tė paktat kėngėtare nga Maqedonia me tė cilėn mund tė krenohen shqiptarėt atje.Vokali i saj ėshtė vlerėsuar nėpėr shumė festivale.

    Ajo premton album tė ri dhe njė duet si befasi pėr fansat.Nuk flet pėr jetėn private pasi i ėshtė keqpėrdorur disa herė.E bukur, e thjeshtė dhe me shumė klas,Tuna Sejdiu rrėfen gjėra interesante nė prag tė diplomimit dhe njė stine tė nxehtė koncertesh.

    Deri tani asnjė djalė s’e ka merituar t’i kushtoj njė kėngė! Tuna_sejdiu

    Tashmė kėngėtare e afirmuar dhe shumė e pėlqyer nga publiku, ke shumė fansa gjithandej ku jetojnė shqiptarėt, si i vlerėson kėto vite nė skenė?

    Pėr mua vitet qė kaluan pos qė mė dhanė suksesin falė kėngėve, mė dhanė edhe diēka shumė tė vlefshme, shkollėn jetėsore.

    Nga kush ke pasur pėrkrahjen mė tė madhe dhe nga kush pėrkrahesh tash?

    Unė gjithmonė kam pasur pėrkrahjen e njerėzve tė afėrt,qoftė tė familjes, shoqėrisė bile edhe kolegėve gjė e cila ėshtė shumė e rėndėsishme pėr mua.

    Ke pasur vėshtirėsi pėr tė arritur deri kėtu ku je tash?

    Natyrisht qė po, shumė herė kam thėnė qė jam perfeksioniste nė punė dhe kjo mė ka kushtuar shumė.

    Kush e ka nė dorė menaxhimin e punėve rreth karrierės tėnde?

    Vitet e fundit merrem vetė me menaxhimin e punėve tė mia, kam njeriun i cili merret me marrėdhėniet me publikun dhe ai kryen pjesėn mė tė madhe qė mė lehtėson shumė.

    Ke kėngė me tekste shumė interesante gjė qė tė bėn mė tė veēantė nga kėngėtaret e tjera tė estradės, kujt i dedikohen kėto tekste?

    Asnjė kėngė e imja nuk i ėshtė dedikuar dikujt konkretisht, ndoshta tė frymėzuara po. Mendoj qė nuk ka merituar deri sot dikush t’i dedikohet ndonjėra nga kėngėt e mia qė pėrmbajnė njė peshė tė madhe artistike. Ndoshta jomodeste nga unė, por kėshtu mendoj, kjo nuk do tė thotė qė nuk do tė vijė dita qė do t’i kushtoj jo vetėm kėngė po dhe njė album njeriut tė zemrės.

    Edhe stili yt i veshjes nėpėr paraqitje dhe evenimente tė ndryshme duket diēka ekstra, me kė bashkpunon nė kėtė drejtim?

    Bashkėpunoj me dizajnerė tė ndryshėm nė Maqedoni,Kosovė dhe Shqipėri. Kjo mė jep hapėsirė dhe tė eksperimentoj me stilet e ndryshme tė tyre. Kohėve tė fundit kam bashkėpunuar me Valdrin Sahitin, njė djalosh pėr tė cilin jap gjithė respektin tim. Shumėherė i mbėshtetem edhe shijes time.

    Po jeta nė Selanik si ėshtė, ēka bėn Tuna gjatė kohės sė lirė atje, preferon jetėn e natės atje dhe a ka dallime mes Selanikut e Shkupit?

    Me mbarimin e studimeve tė mija edhe relacioni im Shkup-Selanik mori fund, gjė qė mė dha njė lehtėsim tė madh nė punė. Kjo nuk do tė thotė qė nuk i hip makinės edhe nuk shkoj pėr njė shfrenim qoftė i jetės sė
    natės, qoftė ndonjė shopping. Selaniku gjithmonė mė ka pėlqyer si destinacion pėr t`i mbushur bateritė.

    Je duke mbaruar studimet, deri ku ke arritur?

    Mė lart ceka qė pėrfundova studimet, mė 3 korrik pres tė ndodhė ceremoniali i diplomave nė Selanik, njė ditė shumė e veēantė pėr mua dhe familjen time.

    Jeta juaj private kohėve tė fundit ka qenė shumė e pėrfolur nėpėr media, gjithashtu po publikohen foto tė ndryshme, ėshtė nė lidhje Tuna me dikė apo jo?

    Eksperienca ime personale me mediat lidhur me jetėn time private mė ka bėrė shumė tė rezervuar nė kėtė temė. Kjo do tė thotė qė nuk do tė flas mė sepse ēdo informatė e imja deri tani u ekzagjerua e u pompua edhe i’u servir publikut nė forma tė ndryshme.

    Po pregaditesh pėr sezonin veror, ke planifikuar ndonjė koncert deri mė tani?

    Pėr mua ky sezon do tė jetė i nxehtė, si dhe vetė projektet e mia.

    Pas bashkėpunimit me Viganin dhe duetin “E boj nxehtė”,ke planifikuar diēka tė re pėr kėtė vit dhe ēfarė presin fansat nga Tuna?

    Pos albumit tim do tė vijė edhe njė bashkėpunim shumė interesant qė do t’i befasojė tė gjithė.


    Nė gjėrat e Tunės

    Ēfarė telefoni mban?

    Nokia E72 (dhuratė nga njė person i dashur pėr mua)

    Ēfarė ēante?

    Varet nga kombinimi, e preferoj tė zezėn “Miss Sixty”, tė cilėn e kombinoj me shumėēka.

    Ē'farė parfumi pėrdor?

    “La Preire”, “Midnight Rain”, ishte i preferuari im gjatė sezonit dimėror, ndėrsa tani iu ktheva "dashurisė sė vjetėr "Happy Clinic”.

    Marka e syzeve?

    Koleksioni mė i ri i “Prada”, syze tė bardha nė formė fluture, shumė glamuroze njėkohėsisht trendy.

    Libri i preferuar nė bibliotekė?

    “Kodi i Da Vinēit”, Dan Brown.

    Adresa e preferuar nė msn?

    Nuk dua ta bėj publike.

    Aksesori i preferuar?

    Pirsingu i artė nė kėrthizė “18 karat” gjithashtu dhuratė.

      Ora ėshtė 6/5/2024, 19:21