Sikur nuk mjafton qe duhet te kalojme te pakten tete ore ne nje zyre me njeri-tjetrin, jeta behet e padurueshme nese jeni ne shoqerine e personave te cilet sjelljen e vet irrituese nuk mund ta ulin ne minimum. Sigurisht, njerezit shpesh nuk kuptojne qe nervozojne te gjithe rreth vetes. Ne vend qe te beni bisede te pakendshme me ta, me mire ndoshta eshte tua dergoni linkun e ketij artikulli i cili ne nje vend grumbullon shprehite me irrituese ne mjedisin e punes.
Trokitja me gishta ne tavoline
Disa njerez kane shprehine e goditjes apo trokitjes me gishta ne tavoline ose ndonje siperfaqe tjeter derisa mendojne per ndonje gje. Kjo ndoshta u ndihmon te koncentrohen, por i pengon te gjithe te tjeret. Ketu do te numerojme edhe klikimin me stilolaps.
Bertitja ne telefon
Disa te punesuar ne zyre kane shprehine e te folurit ne telefon me zerin e ngritur. Kjo mund te pengoje te gjithe te tjeret ne afersi te tyre (por edhe ata qe ndodhen me larg), pervec kesaj shumices nuk i intereson se cka kane per te thene ata njerez ne telefon.
Teprimi me parfum
Pak parfum ose kolonje eshte ide e mire, por sperkatja me gjysme shishe parfum nuk eshte edhe aq ide e mire. Ne pergjithesi parfumet jane problematik sepse njerezit nuk kane shije universale, dhe nese punoni ne hapesiren e njejte me shume njerez, sigurisht qe dikujt do ti pengoje aroma juaj.
Goditja ne tastiere
Ne cdo zyre eshte te pakten nje person i cili me tere fuqine e vet godet neper tastiere. Dhe kjo eshte nje nga gjerat me irrituese. Nese kolegu kurrsesi nuk mund ta kontrolloje veten per ditelindje dhurojani nje tastiere pa zhurme, te qete, ose dhe me mire, te gomes.
Gjuajtja e punes te tjereve
Edhe kjo eshte shume e shpeshte njerezit te cilet pak nga pak, nje pjese te punes se vet ua gjuajne te tjereve. Ne shumicen e rasteve behet fjale per imtesi, por gjithsesi irriton.
Aroma e ushqimit ne zyre
Askujt nuk i pelqen era e peshkut ose qebapeve. Nese deshironi te hani ushqim te tille, shkoni ne hapesire te vecante ose hani jashte.
Zilja e telefonit
Teknologjia eshte me te vertete impresionuese, dhe sot per zile te telefonit ne mund te zgjedhim cilendo melodi qe kemi qejf. Vetem se kjo shpesh mund te jete problem, vecanerisht nese punoni ne zyre me njerez te tjere, ku shpesh ju cingeron telefon dhe keni shije te cuditshme per muzike.
Te semure ne pune
Duket disi logjikshem qe kur jeni te semure te qendroni ne shtepi sepse kjo eshte situate ne te cilen te gjithe perfitojne ju pushoni dhe shendosheni me shpejte, dhe koleget tuaj nuk infektohen. Por, gjithsesi ka shume qe shkojne te semure ne pune dhe irritojne koleget.
Futja ne hapesire te huaj
Gjithmone duhet te keni respekt ndaj hapesires se te tjereve, qofte nese behet fjale per hapesire te vecante ose trokitjen ne dyer ose madje edhe vetem per tavolinen ne zyren ku ju nuk keni cka te perziheni, ndryshoni ose merrni pa pyetur.
Aromat trupore
Me te vertete neve nuk ka duket qe perdorimi i perditshem i deodoranteve eshte aq i komplikuar, por ashiqare qe shume nuk pajtohen me ne, sepse problemi i aromave trupore eshte shume i shpeshte. Fatkeqesisht nuk ka zgjidhje tjeter per kete problem dushi i rregullt, larja e rrobave dhe deodorantet jane nje must absolut nese punoni me njerez ne zyre! Infoalbania