Nese eshte e vertet se fjalet shprehin shume per ate qe ne jemi dhe per ate qe mendojme, eshte e vertet qe shpesh shikimet dhe levizjet mund te sjellin informacione te rendesishme per ne. Te ulesh shikimin ndersa flisni, te prekesh flokesh, te qendroni me kembe te kryqezuara dhe shume gjeste te tjera kane te gjitha nje kuptim. Te shohim gjestet me tipike.
Cfare na tregon fytyra
Te prekim floket eshte nje kerkim i dukshem per vemendje permes feminilitetit, por te leviz dhe te luash me to eshte nje gjest i pavetdijeshem i shume femrave te cilat e perdorin kete per tu qetesuar dhe per te fituar me shume siguri ne momente tensioni. Te kafshosh buzet eshte nje gjest spontan kur jemi te ndrojtur apo nen stres dhe kontakti me buzet ndihmon per te shkarkuar tensionin. Te perplasesh qepallat mund te jete nje sinjal ndrojtje ose nje refuzim per ate qe kemi perball dhe po shikojme.
Cfare komunikon trupi
Te mbash kembet e kryqezuara tipike nje qendrim per femrat tregon deshiren per tu larguar nga bota e jashtme, te qendrosh ulur ne kete menyre ndihmon te ndjeheni me te mbrojtur dhe psikologjikisht me te kthjellet. Te ecesh me hap te shpejt tregon per nje person te vendosur qe di mire cilet jane objektivat per te arritur. Te leshosh peshen e trupit nga njera kembe tek tjetra tregon qe po jetoni nje ankth. Te flisni gjithmone me duar tregon per nje karakter dinamik, por eshte e rendesishme qe gjestet te jene me kuptim per ate qe po flisni. Te kafshoni thonjte dhe lekurat tregon nje nivel te larte stresi dhe tensioni. ikub