BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Nje amerikan, i gatshem te bleje dhe ringjalle Partizanin!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Nje amerikan, i gatshem te bleje dhe ringjalle Partizanin!

    Mesazh nga LePuRuShJa 4/11/2011, 18:41

    Nje amerikan, i gatshem te bleje dhe ringjalle Partizanin! 1320410666-amerikani_partizani

    Pas kalimit tė Partizanit nė radhėt e Ministrisė sė Mbrojtjes, thuhet se disa sponsorė, por edhe biznesmenė tė fuqishėm, kanė shprehur dėshirėn pėr tė marrė skuadrėn. Administratori Gjergji Thaka pohon se interesi ėshtė i madh, por thotė se nuk mund tė japė emra, pasi bisedimet i kryen Ministria e Mbrojtjes. Por njė gjė ėshtė e sigurt: nė janar Partizani do tė ketė pronar tė ri.

    Thuhet se pėrveē sponsorėve janė edhe 2-3 biznesmenė qė kanė shprehur interesin pėr ta ndėrtuar klubin nga fillimi, qė nga kompleksi deri tek ekipi i parė. Administratori Gjergji Thaka pohon se ka interes tė madh, por mbetet hermetik nė emra. Gjithsesi, thuhet se inters pėr Partizanin ka edhe nga jashtė vendit, madje flitet pėr njė biznesmen amerikan qė kėrkon ta ndėrtojė Partizanin nga e para.

    Sipas administratorit Thaka, Partizani do tė bėhet, por duhet durim deri nė janar, kur gjėrat tė bėhen konkrete. “Personalisht jam i emėruar tek Partizani dhe tė them tė drejtėm kam pasur kėrkesa nga persona tė ndryshėm, por nuk ėshtė kompetenca ime pėr tė biseduar me ta. Pasi kėtu jam thjesht nė aspektin organizativ tė ekipit. Mua mė janė afruar 3-4 sponsorė, por nuk e mbyll unė kėtė punė, ndėrkohė janė edhe 2-3 persona tė tjerė qė duan ta bėjnė klubin nga e para.

    Edhe nė kėtė rast nuk mė takon mua tė publikoj emra, pasi nuk jam personi qė bisedoj dhe vendos, gjė tė cilėn e ka nė dorė Ministria e Mbrojtjes. Normalisht, ne do ta ngremė skuadrėn dhe, nėse ajo ėshtė konkurente, do tė dalė nė treg dhe, ai qė do tė ketė anė financiare tė shėndoshė, do ta marrė Partizanin. Padyshim qė Partizani nuk do tė mbetet i tillė, do tė ndryshojė, sigurisht do tė ndryshojė pėr mirė.

    Nga janari e nė vazhdim, ata persona qė kanė paraqitur kėrkesėn pėr ta marrė Partizanin, sigurisht qė do ta marrin dhe do ta ndryshojnė. Partizani ėshtė njė klub i madh me njė histori mbi 65-vjeēare me trofe tė shumtė, kombėtarė dhe ndėrkombėtarė. Partizani vėrtet e ka nisur nė kuotėn zero, pasi nė kėtė nivel e morėm,por dua tė them se kemi nisur ta lėmė pas zeron dhe tė marrim pluse. Intervistėn e plotė ose objektivin real do t’ua them nė fund tė janarit”. Shqiperia.com

      Ora ėshtė 7/5/2024, 17:05