BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Fati ndihmon Partizanin per pike ne Pune

    Albatros
    Albatros
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Francė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 12/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 19030
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 37314
    <b>Votat</b> Votat : 106
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Nuk eshte e rendesishme te thuash ate qe mendon . Por te mendosh mire ate qe thua.

    Buzqeshje Fati ndihmon Partizanin per pike ne Pune

    Mesazh nga Albatros 28/10/2010, 22:25

    Sfida e javės sė pestė mes Tėrbunit e Partizanit u kompletua dje me luajtjen e 23 minutave tė mbetura


    Tėrbuni - Partizani 0-0
    Tėrbuni: Selimaj, Guri, Shytani, Kaloshi, Hasanaj, Gokaj, Jaēaj, Lika (Lifja 15′), Mehaj, Dibra, Pepa. Trajner: Y. Zani
    Partizani: Xhika, Berberi, Pashaj, Pinari, Gjoka, Tetova (Pėrlleshi 18′), Bakalli, Lleshi, Xhepa, Sulēe, Karapici. Trajner: N. Bajko
    Gjyqtarė: S. Ēekaj (Laē), E. Veseli, Sh. Ziri (Fushė - Krujė)

    Ndeshja e ndėrprerė mė 16 tetor nė minutėn e 67 tė mes Tėrbunit dhe Partizanit pėr shkak tė kushteve tė vėshtira atmosferike, nga FSHF u vendos qė pikėrisht mė datė 27 tetor tė zhvillonte minutat e mbetura. Ky takim do tė shėnonte rastin e parė nė futbollin shqiptar, ku vendosen tė luhen vetėm 23 minutat e mbetura dhe jo tė pėrsėritej gjithė ndeshja.

    Ashtu si mė 16 tetor, edhe dje gjyqtar ishte Sokol Ēekaj, qė e rinisi sfidėn nė minutėn e 67-tė dhe me rezultatin 0-0. Megjithėse do tė luheshin vetėm 23 minuta, kishte njė interesim tė veēantė nga sportdashėsit pukjanė. Duhet theksuar qė nė fillim se nė kėto 23 minuta tė luajtura kishin vetėm njė dialog, sulme tė Tėrbunit dhe mbrojtje e ngjeshur e Partizanit me qėllim pėr tė marrė njė barazim, gjė tė cilėn e arriti nė fund.

    Nė minutėn e dytė tė kėsaj pjesė tė mbetur Tėrbuni ka njė rast me Likėn, por topi i gjuajtur pėrfundon jashtė. Dy minuta mė vonė, nėse Pepa do tė ishte i kujdesshėm, topi mund tė pėrfundonte nė rrjetė. Nė minutėn e 7 tė, sulm i shpejtė i pukjanėve, ku Dibra shmang dy mbrojtės, por mbrojtėsi i kuq Berberi ndėrhyn nė mėnyrė tė gabuar ndaj sulmuesit tė Tėrbunit brenda zonės dhe gjyqtari Ēekaj nuk heziton dhe jep penallti pėr vendasit.

    Ėshtė mbrojtėsi Shytani ai qė e godet topin nga pika e bardhė, por gjuajtia e tij ėshtė e dobėt dhe portieri Xhika, pa vėshtirėsi pret topin. Nė minutat 10, 12, 17, 19, 23 Tėrbuni me anė tė Pepės, Dibrės, Gurit, Jaēajt dhe Mehjes kishin mundėsi shėnimi. Por nxitimi i pukjanėve qė kėrkonin me ēdo kusht golin dhe mbrojtja e ngjeshur e Partizanit nuk lejuan prekjen e rrjetės, duke shėnuar rezultatin pėrfundimtar tė kėtij takimi, 0 0. Me barazimin e djeshėm Tėrbuni shkon nė kuotėn e 10 pikėve, duke u barazuar me Tomorin, ndėrsa Partizani shkon nė 7 pikė, po aq sa ka edhe Burreli i vendit tė 11-tė.

      Ora ėshtė 28/4/2024, 01:00