BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Endrrat e keqia: Perse i shohim?

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Endrrat e keqia: Perse i shohim?

    Mesazh nga LePuRuShJa 7/11/2011, 10:56

    Endrrat e keqia: Perse i shohim? Images

    Gjumi i shqetesuar, zgjimi i papritur, te qara ne mes te nates, pa dyshim qe jane ankthe. Nje fakt normal, madje i dobishem per psikiken tone sepse ndihmon te “harmonizoje” frikat tona. Psikologe dhe neurologe vine ne ndihme te pyetjeve tona per te kuptuar se cfare ndodh kur gjumi i mire, behet nje ankth.

    Cfare jane endrrat e keqia?

    Jane ndryshimet te gjumit dhe te endrrave, ato vije ne forma te ndryshme.

    Per shembull endrrat e femijeve?

    Ato jane me te njohurat, ne kete rast flitet per pavor nocturnus: ndodh qe femijet te zgjohen ne fillim por pa kujtuar asgje nga ajo qe po enderronin. Zakonisht pavor nocturnes eshte gjeneruar nga imazhet e tmerrshme dhe ne fakt femijet duken te terrorizuar. Sebashku me sonambulizmin paraqiten ndryshime tipike te gjumit te femijeve. Zakonisht ndodhin ne moshen parashkollore, per shkak te ankthit nga ndarja e prinderve apo nga frika e braktisjes. Jane fenomene absolutisht normale, behen pataologjike vetem nese ato behen te perditshme.

    Edhe te rritur shpesh kane makthe

    Sigurisht, eshte nje aktivitet normal i psikikes, ndodh shpesh qe endrrat “degjenorjne” me ngjyresa negative. Nuk eshte per t’u shqetesuar, makthi eshte nje menyre normale e reagimit te trurit me ankthet e perbashketa, me friken apo me traumat e vogla te jetes se perditeshme. Nje nga shkaqet me te zakonshme eshte perdorimi i alkoolit, nje substance ne gjendje te ndryshoje superegon tone; ne fazen e zgjimit alkooli jep eufori, ne faze gjumi alkooli transformon superegon tone, ose ideali i supozuar ku ne tentojme me sjelljet tona, ne dicka negative. Edhe abuzimi me medikamentet farmaceutike dhe droga krijon makthe.

    Cilat jane format e tjera te makthit qe ekzistoje?

    Ka endrra te frikshme ose makthe te verteta qe nuk ndodhin gjate fazes REM, por ne fazat e para te gjumit. Jane endrra te keqia qe nuk gjejne zgjidhje, mbeten konfuze, jo koherente dhe gjenerojne ankth. Ndersa makthi tradicional ndodh ne fazen REM (Rapid Eye Movement) apo kur enderrojme, makthi nuk eshte gje tjeter vecse nje enderr qe merr nje rruge ndryshe dhe behet dicka e keqe. Por kini kujdes: makthi ka gjithmone nje funksion te harmonizimit. Makthi i vertete ka te beje me gjera qe jane te pamundura te ndodhin, eshte nje mekanizem mbrojtes i psikikes tone, edhe ne enderr mund te shfryje friken me te madhe, por qe nuk nuk te privon kurre nga nje rrugedalje: Hapni syte dhe te jeni te vetedijshem qe vetem keni enderruar.

    Ka pasur hulumtime tek te mbijetuarit e Hokaustit dhe femijeve te tyre, asnje nga personat qe ishte ne kampin e perqendrimit, nuk ka enderruar kurre gjate nates. Por megjithate kane enderruar femijet e tyre, kampi ishte, per fatin e tyre, nje gjendje mostruoze por e pamundur, mbetej si nje frike e thelle por ende i ”paenderrueshem”, ndryshe nga ata qe e kishin jetuar nen lekuren e tyre.

    Kur makthi behet patalogjik?

    Nese eshte i perseritur dhe i vazhdueshem, eshte tregues i nje sikleti apo gjendjes se ankthit. Por eshte e pamundur ta pergjithesosh, sepse mund te jene shume motive perse behen makthe te shpeshta.

    Cfare jane iluzionet hypnopompic?

    Imazhet, me se shumti monstruoze, te cilat vijne kur eshte momenti per te fjetur. E quajme si “te menduarit vizual”, eshte nje ndryshim mormal i gjendjes se vetedijes, tipike ne fazat e gjumit.

    Perse te flesh mire eshte e rendesishme per psikiken?

    Nje foshnje ende ne barkun e nenes fillon te enderroje ne muajin e trete te jetes, ky aktivitet moderon qarqet nervore dhe mbron sistemin nervor qendror. Infoalbania

      Ora ėshtė 27/4/2024, 05:24