BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Flamur Topi: Unė dhe fėmijėria e Bamirit

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Flamur Topi: Unė dhe fėmijėria e Bamirit

    Mesazh nga LePuRuShJa 1/6/2009, 21:50

    Intervista / Doktor Flamur Topi rrėfen emocionet pėr titullin e marrė, "Mjeshtėr i madh", nga Presidenti i Republikės. 40 vjet mbi ekran, njė karrierė mes kamerės dhe bisturisė, pasionit pėr filmin dhe letėrsinė e deri tek fėmijėria dhe pėrkujdesja pėr Bamirin

    Flamur Topi: Unė dhe fėmijėria e Bamirit FlamurTopi1

    Ėshtė 14 vjeē mė i madh se i vėllai. E ka rritur, e ka mėsuar tė ecė dhe ka brohoritur sė bashku mė tė nė stadium, kur ishin fėmijė. Ndėrsa sot, jo pėr kėto, por pėr motivacione tė tjera, Presidenti i Republikės, Bamir Topi, dekoron Flamur Topin me urdhrin "Mjeshtėr i madh". Njė koincidencė ka bėrė qė doktor Flamuri, nė pėrvjetorin e emisionit tė tij ta marrė kėtė titull pikėrisht nga vėllai mė i vogėl. Motivacioni ishte i qartė: "Pėr punėn e pėrkushtuar shumėvjeēare, plot pasion e profesionalizėm, duke dhėnė njė kontribut tė ēmuar nė edukimin shėndetėsor e informimin shkencor-mjekėsor tė publikut, ēka e bėri njė figurė tė njohur e tė dashur pėr ēdo shqiptar". Njė propozim i ardhur nga drejtuesit e Televizionit Shqiptar ndoshta e ka vėnė disi nė siklet Presidentin Topi, por askush nuk e vinte nė dyshim se doktor Flamuri e meritonte kėtė titull.

    Mund tė themi se doktor Flamuri ka shėnuar rekordin e parė nė ekranet televizive shqiptare pėr transmetimin mė tė gjatė dhe tė pandėrprerė tė njė programi. (40 vjet me emisionin Trupi dhe Shendeti) Nė njė intervistė pėr Sh2-shin, doktori rrėfen fillimet e tij nė televizion, pasionin pėr mjekėsinė dhe letėrsinė, kujtimet e fėmijėrisė me vėllanė mė tė vogėl, qė sot mban postin e Presidentit dhe krenarinė qė dy djemtė kanė zgjedhur tė bėhen mjekė


    Pas 40 vjet nė TV, jeni dekoruar me urdhrin "Mjeshtėr i madh". Si ndiheni pas kėtij vlerėsimi?

    Vėrtetė.. 40 vjet pa asnjė ndėrprerje, qoftė edhe njė javė tė vetme dhe kjo besoj ėshtė njė gjė mjaft e rrallė. Natyrisht qė ndihem shumė mirė. Me kėtė ose pa kėtė, unė vlerėsimin popullor e kisha marrė prej kohėsh. Njerėzit e duan programin qė unė realizoj dhe ky ėshtė urdhri mė i madh, por, sidoqoftė, ėshtė njė kėnaqėsi shumė e veēantė ta kesh kėtė urdhėr.

    E nisa kėtė program mjekėsor nė 1969. Ngacmimet e para kanė ardhur nga tė tjerėt. Shkrimet e mia u panė dhe u lexuan nga organizatorėt e emisioneve tė fėmijėve tė radios nė atė kohė. Nisa tė bashkėpunoj nga shtypi nė radio, pastaj nga kjo e fundit nė televizion.

    Jeni ndjerė ndonjėherė i lodhur nga kjo punė e gjatė, e cila ka qenė e alternuar me mjekėsinė?

    Fakti qė unė kurrė nuk kam pushuar, nė kuptimin e vėrtetė tė fjalės, tregon qė nuk e kam ndjerė fare lodhjen. Edhe kur shkoja me leje, pėrgatisja emisione tė gatshme dhe transmetoheshin. Kjo bėhej qė tė ruhej njė lidhje e vazhdueshme me publikun, qė nuk duhej ndėrprerė. Ėshtė si ajo lidhja e kordonit, midis fėmijės dhe nėnės. E ndjeja qė njerėzit e kishin tė nevojshme kėshillėn aktuale mjekėsore.


    Sa filma keni ekranizuar gjithsej?

    Deri mė tani jam skenarist i 6 filmave televizivė, tė cilėt janė me temė edukative shoqėrore. E quaj veten edhe pionier nė letėrsinė fantastiko-shkencore. Nė '64, nė moshėn 21 vjeē, botova tregimin e parė mjekėsor "Zemra trime" .

    Fėmijėve u keni trashėguar pasionin pėr mjekėsinė apo pėr letėrsinė?

    Unė kam dy djem, Rubinin dhe Ilirin. Janė tė dy studentė nė mjekėsi dhe duke thėnė kėtė, kuptohet se sa ua kam trashėguar...! Por, njė faktor shumė deciziv pėr punėn dhe pėr arritjet e mia ka qenė ndihma e pakursyer dhe e jashtėzakonshme e bashkėshortes sime, Shkėndije Topi. Edhe ajo ėshtė mjeke, pra jemi familje mjekėsh, mund tė hapim njė spital tė vogėl (qesh). Mjekėsinė e kam dashur qysh fėmijė. Mendoj se burimi i kėsaj ėshtė se, kur isha i vogėl, kishim mjek tė familjes, tė paharruarin Hamdi Sulēebe. Ai ka qenė njė nga folėsit e parė nė Radio Tirana, kishte emisionin e tij mjekėsor dhe mė ka frymėzuar vazhdimisht.

    E keni ditur se do bėheshit mjek?

    Qysh i vogėl kam dashur tė bėhem. Kur mbarova klasėn e shtatė, atėherė ishte qė duhet tė bėja tre kėrkesa. Unė zgjodha, mjekėsi nė tė tria.

    Ishit nga ata nxėnės qė mėsonit shumė apo...?

    Nga klasa e parė fillore deri sa mbarova, me sistemin e notės pesė nė atė kohė, qė do tė thoshte maksimumi, me tė gjitha 10-a. Kam qenė nė tabelėn e artė tė shkollės. Mbarova mjekėsinė shumė i ri, 22 vjeē e gjysmė.

    Ju mėsonit mė shumė nė familjen Topi?

    Pas vetes kam pasur njė vėlla tė dytė, djalė i mrekullueshėm, inxhinier ndėrtimi, Mentor Topi, shumė i talentuar edhe ai, por ai vdiq, pėr fat tė keq, nga njė sėmundje e rėndė. Tani kemi mbetur dy, unė dhe Bamiri. Me tė kam njė diferencė tė theksuar moshe. Ai ėshtė 14 vjet mė i vogėl se unė. Por tė gjithė kemi mėsuar, nuk kam qenė vetėm nė kėtė pikė.

    Si kanė qenė marrėdhėniet me vėllanė Bamirin, i cili tashmė ka postin e Presidentit tė Republikės?

    Kur unė mbarova mjekėsinė, ai ishte 9 vjeē. Kuptohet qė ndikimi im ka qenė jo i vogėl tek ai. Jam kujdesur tamam sikur tė isha babai i tij. Bamiri ka qenė djalė shumė ēapkėn dhe inteligjent. E merrja me vete nė stadium kur ishte akoma 5 vjeē. Ky pasion i jashtėzakonshėm qė ai ka pėr futbollin, besoj se i ka mbetur qė nga ajo kohė. Sot ai ka mundėsi tė ndjekė dhe aktivitete ndėrkombėtare tė njė rėndėsie tė madhe, kėshtu qė nė kėtė drejtim mė ka lėnė shumė pas. Pėr shembull, para disa ditėsh, pa ndeshjen finale tė "Champions League", ku ishte Barcelona me Manchester-in. Natyrisht, unė, si vėlla, ndjej kėnaqėsi kur e shoh atė tė kėnaqur dhe tė lumtur.

    Bamiri ėshtė mė i vogėl se ju, dhe, pėr koincidencė, pas shumė vitesh, nė rolin e Presidentit ai ju jep titullin "Mjeshtėr i madh". Si u ndjetė qė kėtė titull ua dha vėllai juaj?

    Kjo ėshtė e jashtėzakonshme. Por e pashmangshme, sepse qėlloi qė 40 vjetėt u plotėsuan kur ishte ai nė kėtė rol. Por, natyrisht, kjo ėshtė njė e veēantė dhe njė kėnaqėsi mė e madhe akoma pėr mua, sepse e marr kėtė "dhuratė" nga vėllai mė i vogėl.

    Ju tha ndonjė batutė gjatė dhėnies sė kėtij vlerėsimi?

    Jo, mė tha vetėm kaq: "Shiko, - tha, - ndryshe nga ēdo njeri tjetėr, unė jam menduar i ēikė mė shumė pėr ty. Jam menduar pėr faktin se nė pozicionin, nuk e kam pasur dhe aq tė lehtė, por natyrisht duhej marrė njė vendim dhe ky ishte i pashmangshėm. Kushdo qė tė ishte, do ta jepte, se ti e ke merituar plotėsisht".
    Por kjo ishte njė koincidencė pozitive, pasi vėllai ia jep vėllait, por ia jep pas njė propozimi tė rėndėsishėm nga ana e Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Radio Televizionit. Kam rastin tė falėnderoj kėtu drejtorin e TVSH-sė, z. Beci dhe drejtoreshėn znj.Oktrova, sepse ata e bėnė propozimin.

    Njohja me bashkėshorten, Shkėndijen

    Pohuat se njė "dorė e fortė" pėr arritjet tuaja ka qenė bashkėshortja juaj. Si jeni njohur mė tė?

    Jam njohur me tė kur unė isha mjek nė Kardiologji. Atėherė bėja specializimin dhe kjo ishte studente nė vit tė fundit tė mjekėsisė. Kishte lexuar librin tim tė parė "Zemra trime" dhe i kishte pėlqyer. Ky ishte njė sebep, pasi librin ia kam dhuruar edhe me autograf. Nė fakt, unė isha i ri atė kohė dhe nė tė vėrtetė kam qenė unė qė, si tė thuash, i jam "qepur" asaj. Ajo ishte shoqe e ngushtė me gruan e njė miku tim tė vjetėr, Virgjil Kule. Kjo qe njė mundėsi mė shumė, me tė cilėn na erdhi njė njohje mė e natyrshme. Drita Marko, duke qenė shoqe e ngushtė me Shkėndijėn, dhe unė duke qenė shok i ngushtė me Virgjilin, kishim mė shumė mundėsi tė takoheshim nė ambiente shoqėrore.

    Keni qenė tė dy mjekė nė profesion, keni ndjerė vėshtirėsi apo lehtėsi pėr kėtė fakt?

    Kam pėrshtypjen se nė harmoninė familjare ndihmon shumė kur ke tė njėjtin profesion. Has vėshtirėsi shumė pozitive. Ne jemi shumė tė lumtur dhe akoma kėtė lumturi na e shtojnė djemtė tanė, tė cilėt vazhdojnė rrugėn tonė. Djali i madh pėrfundon kėtė vit, i vogli ėshtė nė vit tė katėrt.

    Ju ka munguar njė vajzė nė familje?

    Eh, mungon, kuptohet, por nė kėtė pikė, pėr tė qenė sa mė i ēiltėr, kemi qenė paksa tė ndarė. Shkėndija ka dėshiruar shumė tė ketė njė vajzė, unė jo dhe aq shumė. Duke gjykuar se njė vajzė ka shumė probleme, me tipin qė jam, do e kisha tė vėshtirė ta ndiqja nė tė gjitha problemet e veta, tė cilat sot janė tė shumta. Kjo jo pėr tė keq, po unė jam shumė i dhembshur, e ndjej shumė fėmijėn, nė kuptimin se do tė vuaja jashtė mase, nė qoftė se ajo do tė kishte probleme nė jetėn e saj. Varet se ku do tė binte, me cilin person, si do ta trajtonte dhe kjo do mė bėnte tė vuaj, ndaj them, ndoshta mė mirė qė nuk e kam. Kam dy djem tė mrekullueshėm, pėr tė cilėt jam krenar.


    Njė film pėr Ēernobilin nė Shqipėri...


    Doktor, ju keni mbaruar mjekėsinė dhe keni bashkėpunuar me televizionin duke realizuar emisionin tuaj, por edhe filma artistikė. Si kanė ecur kėto dy pasione tek ju?

    Me sa duket, unė vėrtet u bėra mjek dhe e doja shumė mjekėsinė, por nga ana tjetėr doja shumė edhe letėrsinė. Nė njė farė mėnyre, njė "Ēehov" i vogėl, i cili thoshte qė: "Pėr grua kam mjekėsinė, tė dashur kam letėrsinė". Jo mė larg se dy ditė mė parė kam parė nė televizor filmin "Guximtarėt", me Ilir Qullacin, sot ēuditėrisht ruan fizionominė e tij tė dikurshme, ėshtė drejtor i njė banke private dhe njeri shumė i nderuar. Filmi "Guximtarėt" vazhdon tė transmetohet me sukses tė madh qė nga viti 1970 dhe shfaqet edhe nė Kinė. Ėshtė marrė qė atėherė dhe vazhdon tė transmetohet nė kėtė vend. E ēuditshme, por e vėrtetė. Ky film ka mbaruar nė vitin '70-tė. Nė 1976-ėn kam realizuar filmin "Tinguj lufte", ku flitet pėr njė violinist, djali i njė tė pasuri qė konkurron me djalin e njė tė varfri, dhe filma tė tjerė me futboll.

    Nuk kemi parė mė prurje nga ju nė kėtė fushė. Keni hequr dorė pėrfundimisht nga filmi?

    Jo, absolutisht. Madje unė tani kohėt e fundit kam bėrė njė skenar filmi, qė quhet "Ēernobil". Flet se si u pėrjetua nė Shqipėri rrezatimi i llahtarshėm i Ēernobilit nė vitin 1986. Dihet qė mbas eksplozionit tė kėtij centrali, i cili u krahasua me 200 bomba tė Hiroshimės dhe Nagasakit, ka pasur njė ndotje tė madhe radioaktive tė tė gjithė Evropės dhe kjo u ndje edhe nė Shqipėri. Si u zbulua kėtu tek ne dhe si nė vendet e Lindjes, kjo u mbajt fshehur popullsisė, pėr vitet e para. Ky film tani ėshtė nė fazėn e skenarit artistik, do t'ua paraqes regjisorėve tė veēantė dhe besoj se do tė realizohet.

    Burimi Shekulli

      Ora ėshtė 7/5/2024, 00:44