Te gjithe e kemi provuar te obsesionohemi me dike, te mendojme per te gjate tere kohes. Gjithmone me intrigonte arsyeja pse ndodhte kjo gje. Dhe nese do pergjigjet e duhura, atehere duhet te besh pyetjet e duhura. Pergjigja u kompletua me kohen dhe punen e duhur.
Gjithcka fillon me terheqjen e vemendjes. Jo terheqje vemendje duke bere ndonje budallallek, por duke treguar ndonje cilesi te admirueshme nga te tjeret. Kur e shohim tek dikush kete cilesi, ne do ta kujtojme ate person edhe pasi kemi shkuar ne shtepi. Ne ket menyre personi sapo na ka pushtuar nje pjese te vogel te mendimeve tona.
Nderkohe qe dikush na ka terhequr vemendjen edhe sikur per pak kohe, ne trurin tone krijohet mundesia per kete person, qe ta mendojme gjate gjithe kohes. Kjo ndodh sepse ne te gjitheve na pelqen qe te na duan, dhe cdo njeriu do ti pelqente shume qe ta dinte nese ai person e do ate apo jo, edhe ne rastin kur ai person nuk i intereson. Te gjithe ne do te kenaqeshim me emocionet qe krijohen kur mendojme per kete gje.
Per shkak te ketij kurioziteti ne shohim veprimet e personit qe na ka terhequr vemendjen, dhe nese ato jane te paqarta, ne fillojme te mendojme gjate per to. Nese veprimet dhe reagimet do te jene te qarta, pra e tregojne qarte nese personi na pelqen apo jo, atehere ato nuk do te nxisin trurin tone te mendoje per to, sepse ate qe donim te dinim e kuptuam. Kurse ne rastin kur veprimet jane te paqarta truri do te filloje te kerkoje shpjegime per keto sjellje dhe veprime deri sa te zgjidhet misteri.
Keto veprime misterioze i hasim tek personat qe nje dite na thone se i pelqen jashte mase te rrijne me ne, dhe diten tjeter mundohen te shmangin cdo lloj kontakti me ne. Prej kesaj neve do te na vijne ne koke shume pyetje si: A me pelqen ky person mua? Nese po, pse atehere ndonjehere me injoron? Keto pyetje do te na detyrojne te mendojme per te gjithnje e me shume.
Sa me shume do te perpiqemi ti japim pergjigje atyre pyetjeve, aq me thelle do ti futemi mendimeve te cilat do te na cojne ne obsesion, fiksim. Mund ta shohim veten duke e diskutuar kete muhabet me shoket per te gjetur nje shpjegim por asgje. (Lexo: Varesia nga dashuria)
Ligjet e mendjes jane te atilla qe sa me shume te mendosh per dicka, aq me te afeksionuar do ta ndjesh veten per ate. Prandaj te gjithe ne duke ditur kte gje mund te kontrollojme mendimet tona ne rastet kur jane te demshme, por duke ditur kete gje edhe mund te detyrojme me keto menyra dike te mendoje per ne. /zbulime/