BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Ora 15 - KOSOVA E PAVARUR

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫

    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    17022008

    Buzqeshje Ora 15 - KOSOVA E PAVARUR

    Mesazh nga LePuRuShJa

    Kryeministri i Kosovės, Hashim Thaēi tha dje nė Prishtinė se e diela do tė jetė njė ditė tjetėr 'e angazhimeve shtetėrore pėr
    implementimin e vullnetit tė qytetarėve tė Kosovės'.
    "Ne kemi agjendėn tonė, agjendė tė cilėn do ta respektojnė si institucione tė Kosovės, bashkarisht me komunitetin ndėrkombėtar,"
    tha z. Thaēi. "Edhe dita e nesėrme do tė jetė ditė e qetėsisė e rendit dhe
    e mirėkuptimit i angazhimeve shtetėrore pėr implementimin e vullnetit tė qytetarėve tė Kosovės".
    Pa konfirmuar shpalljen e pavarėsisė sė Kosovės, qė pritet gjerėsisht tė ndodhė sot, rreth orės 15.00, kryeministri i Kosovės tha se autoritet e Beogradit, nuk mund tė kenė asnjė ndikim nė zhvillimet qė ndodhin nė Kosovė.
    Kėto komente, kryeministri Hashim Thaēi i ka bėrė nė takim me liderėt religjiozė tė Kosovės, duke u pėrgjigjur nė pyetjen e gazetarėve pėr paralajmėrimin se gjatė ditės sė nesėrme, zyrtarė tė
    Serbisė do t’i vizitojnė enklavat e pakicave nė Kosovė pėr t’i mbėshtetur kundėr pavarėsisė. Kryeministri Thaēi sot ka qėndruar nė familjen e Komandantit legjendar, Adem Jashari.
    Ai bėri homazh para Varrezave tė Dėshmorėve nė Prekaz, me ē’rast vizitoi familjen e Komandantit legjendar tė UĒK-sė, Adem Jashari.
    Ka mbetur edhe pak kohė dhe janė vetėm disa momente tė kryerjes sė aspekteve procedurale,
    ndėrsa dita e diel ka rėndėsi historike nė kuadėr tė angazhimeve tona shtet-formuese, ka thėnė sot Kryeministri i Kosovės, Hashim Thaēi, gjatė qėndrimit nė familjen Jashari. Kryeministri Thaēi nė takim me kryefamiljarin e Jasharajve, Rifat Jashari, ka thėnė se sot ėshtė duke vizituar Prekazin, kėtė vend tė shenjtė tė lirisė dhe pavarėsisė, qė nė emėr tė institucioneve tė Kosovės, tė pėrcjellė mesazhin publikisht se Kosova po pavarėsohet, duke theksuar mė tej se Prekazi dhe Adem Jashari
    janė themeluesit e shtetit tė pavarur tė Kosovės.
    Z.Thaēi ka theksuar se ka ardhur nė Prekaz sė bashku me disa bashkėluftėtarė dhe pjesėtarė
    tė familjeve tė dėshmorėve, qė kanė dhėnė gjithēka pėr lirinė e Kosovės.
    “Tani jemi nė prag tė zyrtarizmit tė pavarėsisė, prandaj, kjo ėshtė vizita jonė e besnikėrisė, pėr tė vazhduar edhe me misionin e ri pas pavarėsimit, qė ėshtė integrimi i shtetit tonė sovran drejt BE-sė
    dhe NATO-s”,- ka thėnė me kėtė rast Kryeministri.
    Kryefamiljari Jashari i ka uruar kryeministrit Thaēi dhe institucioneve kosovare, punė tė
    mbarė dhe tė ndershme, ndėrsa tė gjitha familjet qė kanė tė zhdukur, i ka porositur qė tė qėndrojnė tė forta, duke lutur Zotin qė kėtij populli tė mos i ndodhė kurrė mė ndonjė e keqe nė tė ardhmen, njofton Zyra pėr Informim e Kryeministrit.

    Prishtina dhe shumė qytete tjera tė Kosovės, qė kanė nisur atmosferėn festive, janė stolisur me flamuj kombėtarė, amerikanė e britanikė.
    Sipas njė skenari qė thuhet se ėshtė sekret, por qė ėshtė botuar nė shtypin e Prishtinės, Kuvendi i Kosovės pritet tė shpallė pavarėsinė e vendit ditėn e diel nė ora 15.00. Pas seancės sė Parlamentit pritet qė krerėt e institucioneve tė Kosovės, presidenti Fatmir Sejdiu, kryeministri Hashim Thaēi dhe kryeparlamentari Jakup Krasniqi, t’u drejtohen gazetarėve. Mė pas do tė bėhet zbulimi i
    lapidarit tė pavarėsisė para Pallatit tė Rinisė nė Prishtinė.
    Nė agjendėn e ditės sė shpalljes sė pavarėsisė, e quajtur si “P-Day”, parashihet mbajtja e koncertit tė Filarmonisė sė Kosovės, pasuar nga njė koncert me yjet e estradės muzikore nė sheshin Nėna Terezė. Presidenti dhe kryeministri i Kosovės para mesnatės do t’u drejtohen masės sė qytetarėve qė do tė dalin tė festojnė pavarėsinė e Kosovės.

    Ceremonia festive, sipas skenarit, do tė pėrfundojė me ndezjen e fishekzjarreve nė katėr pjesė tė ndryshme tė Prishtinės. Skenarėt pėr festimin e “Ditės sė Pavarėsisė” i kanė bėrė edhe qytetet e tjera tė Kosovės.

    Gjilan

    “Gjilani ka bėrė tė gjitha pėrgatitjet e nevojshme pėr festėn e madhe historike qė pritet nesėr”,- ka bėrė tė ditur Ismail Kurteshi, zyrtar komunal, nga Kėshilli Organizativ pėr Festime. “Merita mė e
    madhe u takon qytetarėve gjilanas tė cilėt nė baza vullnetare kanė kryer tė gjitha punėt, si dhe komunitetit tė biznesit qė ka mbuluar tė gjitha shpenzimet e nevojshme”,- ka thėnė Kurteshi. Sipas tij, si asnjėherė mė parė, qyteti i Gjilanit si dhe fshatrat janė veshur me petkun festiv, ndėrkohė qė autoritet e sigurisė janė gati pėr tė sigurua qetėsi dhe paqe pėr tė gjithė. Krerė tė komunės, tė Kėshillit pėr Festime, tė Policisė, shoqėrisė civile e tė komunitetit tė biznesit, kanė bėrė tė ditur se janė bėrė tė gjitha pėrgatitjet pėr ditėn e nesėrme dhe u zotuan pėr festime tė qeta.

    Prizren

    Pesėmbėdhjetė mijė euro ėshtė shuma e mjeteve, tė cilat do tė shpenzohen nė ditėn e shpalljes sė pavarėsisė pėr manifestimin qendror qė do tė mbahet nė Prizren. Kėtė e konfirmoi drejtori pėr Ekonomi e Financa nė Kuvendin Komunal tė Prizrenit, Ilir Shehu. Ai shtoi se kėto mjete janė tė ndara kryekėput nga buxheti i komunės, ndėrkohė potencoi edhe faktin qė pėr mbarėvajtjen sa mė tė mirė tė kėsaj feste madhore, njė kontribut tė veēantė do e japin edhe donatorėt e ndryshėm, tė cilėt
    kanė shprehur vullnetin e tyre pėr ndihmė. Zyrtarėt komunalė konfirmuan se janė bėrė tė gjitha pėrgatitjet qoftė nga lėmi i politikės, kulturės, por edhe sigurisė, pėr tė cilat pėrgatitje janė formuar edhe tri nėnkomisionet komunale. Gjithashtu u bė e ditur se nė ditėn e shpalljes sė pavarėsisė, komuna e Prizrenit do tė mbajė edhe njė akademi solemne nė Sheshin e Lidhjes Shqiptare. Ndėrkohė edhe zyrtarė tė policisė konfirmuan sot se nė planin e tyre tė sigurisė, nė ditėn e shpalljes sė pavarėsisė, qyteti i Prizrenit do tė jetė nėnė kontroll tė rreptė tė policisė, me qėllim tė ruajtjes sė rendit dhe sigurisė nė kėtė qytet.
    Haris Dida, komandant i Stacionit Policor "Alfa", tha se Prizreni nga tė katėr anėt do tė jetė i bllokuar nga patrulla tė policisė, KFOR-it, policisė ndėrkombėtare, por edhe nėn mbikėqyrje tė
    TMK-sė, me ē’rast hyrje-daljet pėr automjete civile nuk do tė lejohen, me pėrjashtim tė ndonjė rasti serioz. Dida pohoi ndėrkaq se policia do tė punojė me tri ndėrrime 24 orė, me qėllim tė parandalimit tė ēdo eskalimi tė situatės. Ai tha se edhe emergjenca do tė jetė nė dispozicion dhe do tė intervenojė nė rastet kur e shehtė nevojshme.

    Mitrovicė

    Pavarėsia do tė kremtohet nė mėnyrė tė organizuar edhe nė qytetin e ndarė tė Mitrovicės.
    Pėr kėtė janė bėrė tė gjitha pėrgatitjet paraprake, ku janė pėrfshirė pėrfaqėsues tė tė gjitha institucioneve dhe tė gjitha subjekteve te Mitrovicės. Kėshtu tha dje nė njė seancė solemne tė Kuvendit tė komunės sė Mitrovicės, kryetari Bajram Rexhepi. Ai me kėtė rast, pėr delegatėt dhe opinionin, publikoi edhe skenarin e kremtimit tė Festės sė Pavarėsisė nė rajonin e Mitrovicės.

    Shkupi

    Shkupi do ta festojė Pavarėsinė e Kosovės me njė koncert tė organizuar nga Komuna e Ēairit, nė bashkėpunim me lėvizjen "Zgjohu" dhe Shoqatėn e Historianėve Shqiptarė. Sot, nė sheshin "Skėnderbej" do tė kėndojnė shumė yje tė muzikės vendase. "Deri tani kanė konfirmuar pjesėmarrjen Adrian Gaxha, Elita 5, Leonora Poloska, Mustafa Ymeri-Tafa, Erol Jakupi, Berkani, Bertani dhe shumė yje tė tjerė, si dhe grupe tė rrokut qė kėndojnė", theksoi Grubi, duke bėrė tė ditur se pjesėmarrėsit do tė kenė mundėsinė tė ndjekin edhe interpretimet e ndryshme tė valleve shqiptare nga ana e grupeve "Ibe Palikuqi", "Emin Duraku" dhe "Karshikiaka", deklaroi Artan Grubi. Partitė politike
    shqiptare nė Maqedoni kanė filluar pėrgatitjet pėr festėn e pavarėsisė sė Kosovės.
    Pavarėsia e Kosovės, qė pritet tė shpallet tė dielėn, do t’i gjejė nė njė ambient festiv liderėt e partive politike shqiptare. Partia Demokratike Shqiptare(PDSH) ka apeluar qė qytetarėt shqiptarė
    nė Maqedoni tė festojnė pavarėsinė e Kosovės nė shtėpitė e tyre dhe tė shmangin manifestimet publike dhe pėrdorimin e armėve tė zjarrit.

    “Mėnyra e shprehjes sė gėzimit nė rrethin familjar, padyshim do t’i shprehė vlerat civilizuese tė popullit tonė. Duke shmangur manifestimet publike dhe pėrdorimin e armėve tė zjarrit, do tė dėshmojmė edhe njėherė kontributin tonė qė Kosova pandėrprerė tė vazhdojė rrugėn e saj
    drejt NATO-s dhe BE”, thuhet nė komunikatėn e PDSH-s.

    Kuvendi i Shqipėrisė, sot seancė tė jashtėzakonshme

    Kuvend i Shqipėrisė do tė mbajė sot njė seancė tė hapur pėr tė pėrcjellė shpalljen e pavarėsisė. Seanca parlamentare nė kunvend do mbahet nė orėn 14:30 dhe do tė pėrcjellė tek tė gjithė shqiptarėt emocionin qė ndjehet me rastin e madh tė shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės.
    Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ka vendosurthirrjen e kuvendit nė orėn 14.30 vetėm 30 minuta para seancės sė jashtėzakonshme tė kuvendit tė Kosovės ku do tė lexohet dhe votohet deklarata e pavarėsisė. Te ftuar nė kėtė seancė tė hapur tė Kuvendit do tė jenė jo vetėm deputetėt, por dhe intelektualė, artistė e njerėz tė shquar tė tė gjitha fushave.

    Mbi 1 mijė gazetarė nė Kosovė

    Qindra gazetarė e fotoreporterė nga mbarė bota po ndjekin zhvillimet lidhur me pėrcaktimit e statusit tė Kosovės. Sipas tyre, ky interesim vjen pasi ngjarja kryesore nė rajon ėshtė Kosova dhe statusi i saj. Nė Prishtinė ėshtė krijuar “Qendra Mediale” nė tė cilėn janė akredituar mė shumė se 600 gazetarė, ndėrkohė qė numri i tyre po rritet nga ora nė orė.
    Qysh tė premten, Kosova ka qenė lajmi kryesor i mediave tė mėdha ndėrkombėtare, siē ėshtė BBC, CNN, AP, FP, ARD, VOA etj. Tė gjitha kėto shtėpi informative tashmė kanė dėrguar ekipet e tyre nė Kosovė.

    Interesim i jashtėzakonshėm pėr zhvillimet qė lidhen me vendimin pėr statusin kanė treguar edhe media tė rajonit, duke pėrfshirė kėtu edhe ekipe tė shumta gazetarėsh nga Serbia, Maqedonia, Shqipėria, Greqia, Kroacia, Mali i Zi. Data e saktė e pavarėsisė sė Kosovės ende nuk ėshtė bėrė zyrtare, ndėrkaq mediat ndėrkombėtare kanė publikuar shkrime tė tyre, ku kjo fundjavė mund tė jetė koha mė e mundshme e shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės.
    Gazetarėt tė cilėt ndodhen aktualisht nė Kosovė thonė se, ndonėse jozyrtarisht, nuk ėshtė bėrė e ditur asnjė datė, 17 Shkurti ėshtė mundėsia e fundit e shpalljes sė pavarėsisė. Rreth 1000
    pritet tė jetė numri i gazetarėve ndėrkombėtarė dhe vendorė, tė cilėt
    do tė pėrcjellin zhvillimet qė lidhen me vendimin pėr statusin e Kosovės.

    Nesėr, shumė shtete njohin Kosovėn e pavarur

    Rreth 20 vende tė Bashkimit Evropian do tė njohin shpejt shtetin e ri tė Kosovės, pas shpalljes se Pavarėsisė. Britania e Madhe, Franca, Gjermania dhe Italia mund tė njohin pavarėsinė e Kosovės ditėn e hėnė, ndėrsa atyre do t’iu bashkėngjiten edhe SHBA-ja, njofton agjencia e lajmeve “Reuters”. Sipas po tė njėjtės agjenci, fuqitė e mėdha, Britania e Madhe, Franca, Gjermania dhe Italia mund tė njohin pavarėsinė e Kosovės menjėherė pas takimit tė hėnėn tė Shefave tė Diplomacisė sė BE-sė, ndėrsa atyre do t’iu bashkėngjiten edhe SHBA-tė. Duke iu referuar burimeve diplomatike, sipas tė cilave, njė qėndrim tė tillė nuk e mbėshtesin gjashtė vende tė BE-sė: Bullgaria, Spanja, Rumania, Greqia, Sllovakia dhe Qipro. Nė takimin e tė hėnės, Bashkimi Evropian do tė konstatojė se statusquo-ja nė Kosovė ka qenė e paqėndrueshme, do tė bėjė ftesė pėr njė Kosovė multi-etnike, nė tė cilėn do tė respektohet ligji, pakicat dhe trashėgimia kulturore dhe religjioze.

    Naziskinėt serbė, protestė kundėr Kosovės nė Beograd

    Disa organizata dhe shoqata ultra-nacionaliste e djathtiste serbe kanė organizuar dje pasdite, pėrpara Ambasadės sė Sllovenisė nė Beograd, njė tubim tė protestės me moton "Misioni-okupimi", kundėr paralajmėrimit tė shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės dhe dėrgimit, siē thuhet, "kundėrjuridik" tė Misionit tė BE. Para ndėrtesės sė Ambasadės sė Sllovenisė, e cila ėshtė kryesuese e radhės e BE, janė tubuar rreth 2000 veta, tė cilėt kėndonin e vallėzonin kėngė serbe, duke brohoritur parulla si "Kosova ėshtė zemėr e Serbisė", dhe duke mbajtur flamuj serbė dhe pankarta me mbishkrime "Uniteti do tė jetė dėshtim i djallit"; "Kosova ėshtė shpirti i Serbisė", "Bota do tė heshtė pėr
    pėsimin e serbėve" dhe kėndonin kėngėt "Tamo daleko" e "Vidovdan", dhe disa pėrshėndeteshin me salutim nazist. Tė tubuarve iu lexua njė letėr e protestės e cila pastaj u dogj nė hyrje tė godinės sė ambasadės.
    Nė kėtė letėr, theksohet se dėrgimi i Misionit tė BE ėshtė nė kundėrshtim me Rezolutėn 1244 dhe ai akt, paraqet njohjen e pavarėsisė sė Kosovės dhe shtohet se Serbia kurrė nuk do tė pajtohet me grabitjen e Kosovės, ndėrsa BE-sė i tėrhiqet vėrejtja qė tė mendohet mirė se ēka po bėn!".

    Gazeta Shqip
    Share this post on: reddit

    No Comment.

      Similar topics

      -

      Ora ėshtė 19/5/2024, 23:36