BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Refuzimi!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Refuzimi!

    Mesazh nga LePuRuShJa 5/12/2011, 19:51

    Refuzimi! Images

    Te gjithe jemi refuzuar nga dikush, ose nga disa persona, ose nga e gjithe bota, c’rendesi ka. E di shume mire qe te ben te ndjehesh keq, dhe te ben te studiosh vetveten me shume perkushtim, per te gjetur arsyet qe e justifikojne kete refuzim. Disa njerez shkojne akoma me tej, deri sa e kategorizojne veten si te deshtuar apo te humbur, dhe perfundojne ne depresion.

    E verteta shokuese

    E verteta shokuese per kete eshte se arsyeja kryesore pse ti provon ato ndjenjat negative pasi je refuzuar, eshte besimi se vlera jote matet vetem nga ajo sesa te tjeret te duan apo duan tja dine per ty.

    Kur ne ishim te vegjel, familja dhe kultura na ka mesuar se njerzit do te na pelqejne ne vetem po te ishim te mire. Ata na kane mesuar ne se duke qene cun i mire, apo goce e mire, do ti beje njerzit qe te na duan.

    Ne u rritem duke besuar se kemi vlere vetem nese te tjeret na pelqejne, vetem nese te tjeret duan tja dijne per ne. Dhe nese te tjeret nuk na pelqejne, atehere ne nuk jemi asgje, nuk kemi asnje vlere.Ne mesuam ta masim vleren tone duke u bazuar ne ate sesa na pranojne te tjeret, duke u dhene keshtu atyre celsat dhe pushtetin mbi gjendjen tone shpirterore.

    Depresioni dhe refuzimi

    Depresioni ndonjehere shoqerohet me refuzimin. Por aryeja kryesore pse njerzit bien ne depresion pasi refuzohen eshte se ata nuk reagojne me veprime per te neutralizuar efektin e atij refuzimi.Ti injorosh problemet dhe te lejosh qe ato te akumulohen eshte burimi paresor i depresionit. Disa njerez i perballojne problemet porsa hasen me to, kurse te tjeret i groposin ato probleme thelle ne nenvetedijen e tyre ose i hedhin prapa kraheve. Kur ata veprojne keshtu dhe nuk veprojne fare per te zgjidhur problemet e tyre, atehere subkoshienca e tyre u pergjigjet me lancimin e depresionit, forme mesazhi e subkoshiences se ka humbur shpresa, se nuk po merresh me problemet e tua, por sapo te merresh me zgjidhjen e problemeve depresioni zhduket, sepse per mendjen nuk ka me arsye te ta sjelle me mesazhin.Le te supozojme se ti aplikove per pune dhe u refuzove. Nese ti nuk reagon duke aplikuar per nje tjeter pune, ose duke permiresuar aftesite e tua ne menyre te menjehershme, atehere mund te perfundosh ne depresion.

    Arsyet e mundshme qe fshihen pas refuzimit

    Ne e dime se mendja njerezore veshtire se pushon para se te kete gjetur nje shpjegim te arsyeshem dhe llogjik per situatat me te cilat haset.Nese ti i jep mendjes tende arsye te tjera per refuzimin pervec te qenit pa vlera, atehere ti nuk do ta ndjesh veten keq pas refuzimit, prandaj po numeroj disa arsye te tjera qe shpesh njerzit i kane kur refuzojne dike, dhe keto arsye mund ti perdoresh per te qetesuar mendjen tende kur has ndonje refuzim.

    Njerzit mund te te urrejne apo refuzojne ty sepse:

    Jane xheloz per ty, per arritjet e tua, per paraqitjen tende apo per ndonje gje tjeter cfaredo.
    Mund te jete momentalisht e/i interesuar per dike tjeter (nese refuzimi eshte ne nje lidhje). Por ky refuzim nuk do te thote qe ti nuk je gje, prandaj nuk duhet te ndikohesh fare nga ky lloj refuzimi.
    Ata mund te kene frike prej teje. Frika mund te jete se mos u merr punen, apo te dashuren apo cfaredo gjeje tjeter.
    Mbase ti i ke injoruar padashje me pare dhe ata po mundohen te ta kthejne me po te njejten monedhe nen efektin e inatit.
    Mbase ti i ke lenduar pa e vene re, dhe ata mund te jene shume te ndjeshem emocionalisht.
    Mbase ti ke interesa qe bien ne konflikt me interesat e tua.
    Mbase ti i ngjan dikujt qe ata nuk e pelqejne apo i ka bere te vuajne me pare.
    Keto arsye qendrojne per refuzimet ne cdo lloj aspekti, edhe per nje refuzim pune pershembull. Se ne fund te fundit edhe punedhenesit nuk jane nga Marsi, edhe ata perjetojne te njejtat emocione si te gjithe te tjeret, emocionet e urrejtjes e te xhelozise qe cdo qenie humane i perjeton.Sic e sheh njerzit mund te te urrejne apo refuzojne per arsye te ndryshme te cilat nuk jane aspak te lidhura me vleren qe ti ke. Nese do te perballosh refuzimin atehere ka ardhur koha ta pranosh realitetin, vlera jote e vertete nuk ka asnje lidhje me opinionin qe te tjeret kane per ty.

    Edhe e gjithe bota po te te refuzonte, prape ti ke vlere. Mos ndrysho veten vetem per te kenaqur te tjeret, se keshtu do te humbasesh vetebesimin.Nuk mund te perballosh refuzimin nese ti nuk njeh dobesite dhe pikat e tua te forta(vlerat). Ti duhet ta njohesh veten mire, ose do te perfundosh duke i lejuar te tjeret te te thone ty se kush je.Ti duhet te dish, se cje ne gjendje te besh ne te vertete, ne vend qe ti lejosh te tjeret te te thone fakte fallco per veten tende, qe mund te rezultoje duke te te krijuar ne koke besime fallco per veten te cilat limitojne shume potencialin tend.Tani shko dhe zbuloi vlerat dhe dobesite e tua, qe ti pengosh te tjeret te te thone ty se kush je./zbulime/

      Similar topics

      -

      Ora ėshtė 15/11/2024, 03:36