Mėnyra e ekuilibruar e tė ushqyerit luan njė rol tė rėndėsishėm nė pamjen dhe zhvillimin e flokėve.Rėnia e flokut pėrbėn njė nga problemet mė tė shpeshta tė epokės moderne. Mesatarisht koka pėrmban rreth 200.000 fije flokėsh. Ēdo ditė bien 80-100 flokė, ēka ėshtė njė sasi normale. Ekzistojnė mjaft faktorė qė ndikojnė nė rėnien dhe rrallimin e shpejtė tė flokėve, por mė i rėndėsishmi prej tyre ėshtė mėnyra jo e saktė e tė ushqyerit. Kjo sjell si pasojė dobėsimin e flokut, i cili nuk merr substancat ushqyese pėr tė cilat ka nevojė. Disa faktorė tė tjerė ndikues janė edhe trashėgimia, mosha, stresi dhe ankthi.
Humbja e menjėhershme nė peshė ėshtė njė faktor tjetėr qė ndikon nė dobėsimin dhe rėnien e flokėve. Ushqimi i pakėt dhe i varfėr ndalon thithjen e vitaminave dhe substancave ushqyese nga floku. Floku i dobėt tregon mungesė tė hekurit, e cila mund tė jetė shkaktuar nga dieta ekspres ose edhe prej menstruacioneve tė vėshtira.
Rėnia e flokėve ėshtė njė problem qė shqetėson mjaft femra. Kėrkime shkencore kanė treguar se 72% tė femrave me probleme tė rėnies sė flokėve, vuajnė nga mungesa e hekurit. Pėr kėto raste kėshillojmė konsumimin e ushqimeve tė pasura nė hekur, si p,sh perime tė gjelbra, mish tė kuq, mėlēi dhe thjerrėza. Kujdes tė madh i duhet kushtuar edhe konsumimit tė kafes dhe ēajit menjėherė pas drekės ose darkės, sepse ngadalėsojnė thithjen e hekurit nga organizmi.
Njė substancė e nevojshme pėr flokėt ėshtė edhe zinku, i cili merr pjesė nė sintezėn e proteinave qė nevojiten pėr rritjen dhe zhvillimin e flokut. Ushqimet mė tė pasura nė zink janė kėrpudhat dhe prodhimet e detit.
Le tė mos harrojmė gjithashtu qė floku pėrbėhet nga uji nė masė 25%. Pėr kėtė arsye duhet pasur parasysh qė hidratimi i saktė i organizmit ndihmon rritjen e mirė tė tyre. Pra, nėse ndjekim njė mėnyrė tė saktė tė tė ushqyerit, tė pasur me fruta, perime, mish, peshk dhe qumėsht, mund tė sigurojmė flokė tė shėndetshėm.