BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Valentina Dedvukaj, Kengetarja qe beri gjashte yje ne trup!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Valentina Dedvukaj, Kengetarja qe beri gjashte yje ne trup!

    Mesazh nga LePuRuShJa 8/2/2012, 12:09

    Valentina Dedvukaj, Kengetarja qe beri gjashte yje ne trup! 0096

    Ka vetėm pak kohė qė ka sjellė njė video shumė tė bukur me titull “Ti nuk mė besove” dhe besoni ju apo jo, se personazhi nė intervistėn tonė, Valentina Dedvukaj ėshtė njėra prej kėngėtareve mė tė bukura shqiptare.

    Jeton nė Amerikė, por i mungon shumė vendlindja, Malėsia, por stili qė pėlqen ajo e ka gjetur nė tokėn e premtuar. Nuk i vjen keq qė ende e quajnė motra e kėngėtares sė madhe Gjyste Vulaj, pasi siē thotė Valentina, sikur tė mos e kishte atė, nuk do tė ishte kjo qė ėshtė.

    Megjithėse ka fituar tashmė nė statusin e saj si e martuar njė tjetėr mbiemėr, atė Spaho, por ne e thėrrasim kėngėtaren me mbiemrin e vajzėrisė, Valentina Dedvukaj, e cila nga Nju-Jorku i largėt rrėfehet pėr gazetėn tonė.

    “Kosova Sot”: Si ėshtė kėto ditė Valentina?

    Valentina Dedvukaj: Shumė mirė, pa ankesa.

    “Kosova Sot”: Kemi parė njė foto me tatuazh nė kurriz, ka ndonjė domethėnie dhe sa tatuazhe keni nė trup?

    Valentina Dedvukaj: Kam katėr tatuazhe, e fundit ėshtė ajo qė e bėra para ca ditėsh, jemi gjashtė fėmijė nė familje dhe vura gjashtė yje.

    “Kosova Sot”: Ju mungon Malėsia?

    Valentina Dedvukaj: Po shumė, mė mungon familja dhe gjithė tė dashuritė qė kam atje.

    “Kosova Sot”: Ēfarė ka tė bukur Amerika qė ju bėn tė jetoni atje?

    Valentina Dedvukaj: I ka edhe tė bukurat, por edhe tė kėqijat, kėtu kam krijuar njė stil jetė qė mė konvenon mua.

    “Kosova Sot”: Jeni martuar para dy viteve, ndonjė fėmijė nė plan?

    Valentina Dedvukaj: Po, ta shohim ēfarė tė dojė Zoti, bashkėshorti im ėshtė shumė gati pėr njė fėmijė, pėr veten nuk e di, jam shumė e komplikuar sa i pėrket kėsaj, ndoshta pak frikacake! Por, nuk do tė shkoj gjatė.

    “Kosova Sot”: Ju vjen keq, kur ende ju lakojnė si motra e Gjyste Vulajt, kur mediet flasin pėr ju?

    Valentina Dedvukaj: Jo asnjėherė, motra e saj jam (qesh) dhe jam shumė krenare, jemi shumė tė afėrta dhe sikur mos tė kisha atė dhe Sokolin, ndoshta nuk do tė isha kėtu ku jam.

    “Kosova Sot”: Si u prit kėnga e re, ka pasur ndonjė koment videoja e re?

    Valentina Dedvukaj: Ėshtė pritur shumė mirė dhe jam shumė e kėnaqur me punėn qė kam bėrė. Unė jam munduar ta jap maksimumin dhe Sokoli dhe Gjystja kanė bėrė njė punė tė mrekullueshme. Sa i pėrket videos, nga komentet qė kam marrė nga fansat, ajo ėshtė pėlqyer shumė.

    “Kosova Sot”: Njė vajzė e bukur si ti, ka provuar ndonjė herė, ose ka pasur dėshirė botėn e spektakleve tė bukurisė?

    Valentina Dedvukaj: Kam punuar mė herėt si modele pėr Print, me disa kompani nė Nju-Jork, por nuk e kam marrė me seriozitet, pėrndryshe, nė kėtė profesion duhet tė fillosh shumė e re.

    “Kosova Sot”: Duke jetuar afėr Hollivudit, keni tentuar ndonjėherė qė tė provoni aty si kėngėtare?

    Valentina Dedvukaj: Kam punuar edhe me producentė kėtu nė Amerikė, por me kėngė shqip, tani pėr tani jam e kėnaqur me atė qė kam krijuar.

    “Kosova Sot”: Ndonjė projekt nė muzikė tė re, apo ndonjė festival, apo koncert qė e keni nė plan?

    Valentina Dedvukaj: Sė shpejti njė kėngė tė re, ndėrsa sa u pėrket mbrėmjeve dhe dasmave jam e angazhuar kėtu, pėr festivale nuk e di ende!

      Ora ėshtė 19/5/2024, 06:36