BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Interesim i madh pėr Bajramin

    Albatros
    Albatros
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Francė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 12/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 19030
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 37314
    <b>Votat</b> Votat : 106
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Nuk eshte e rendesishme te thuash ate qe mendon . Por te mendosh mire ate qe thua.

    Buzqeshje Interesim i madh pėr Bajramin

    Mesazh nga Albatros 20/6/2009, 15:15

    Interesim i madh pėr Bajramin 610x-490x320

    Interesim i madh pėr Bajramin

    Paraqitjet e shkėlqyeshme tė Emir Bajramit me skuadrėn e Elfsborgut nė kampionatin suedez nuk kanė lėnė pa u vėrejtur nga ekipe tė ndryshme evropiane. Skuadra nga Italia, Gjermania dhe Holanda tashmė kanė shprehur interesim pėr mesfushorin kosovar.

    Ekipi i rikthyer nė Seria A Parma ėshtė i interesuar qė Bajramin gjatė verės ta transferojė nė stadiumin Ennio Tardini. Kosovari ka bindur drejtuesit e ekipi Gialloblu, tė cilėt e vėzhguan atė nga afėr nė disa ndeshje me Elfsborgun.

    Sipas medieve suedeze, pėrveē ekipit italian, pėr anėtarin e pėrfaqėsueses U-21 tė Suedisė interesim ka shprehur edhe ekipet nga Bundesliga, Hamburg e Borussia Monchengladbach dhe ato holandeze FC Utrecht e Groningen.

    Megjithėkėtė, drejtori sportiv i Elfsborgut, Stefan Andreasen mendon se Kampionati evropian, qė po mbahet nė Suedi, do tė jetė vendimtar pėr tė ardhmen e mesfushorit kosovar.

    “Mendoj se Kampionatin evropian ėshtė vendimtar pėr tė ardhmen. Por, ėshtė e kotė tė spekulohet. Emiri ėshtė lojtar fantastik, i cili po vjen”, theksoi Andreasen pėr mediat suedeze.

    Nė anėn tjetėr Bajrami, i cili aktualisht ėshtė i angazhuar me pėrfaqėsuesen U-21 tė Suedisė nė Evropianin e tė rinjve, ndihet mirė qė klube tė ndryshme kanė shprehur interesim pėr tė.

    “Kam thėnė edhe mė herėt se unė luaj ashtu siē di. Jam i kėnaqur qė mė vėzhgojnė dhe kjo mė jep inspirim mė tė madh”, theksoi Bajrami i cili me Elfsborgun ka kontratė deri nė fund tė vitit 2011.

      Ora ėshtė 19/5/2024, 22:35