BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Kadare: Jam evropianist i vendosur

    Albatros
    Albatros
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Francė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 12/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 19030
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 37314
    <b>Votat</b> Votat : 106
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Nuk eshte e rendesishme te thuash ate qe mendon . Por te mendosh mire ate qe thua.

    Buzqeshje Kadare: Jam evropianist i vendosur

    Mesazh nga Albatros 20/6/2009, 15:45

    Kadare: Jam evropianist i vendosur Ikadare1

    Sapo jeni kthyer nga Kosova, ku u pritėt me shumė ngrohtėsi. Pas ēlirimit tė Kosovės, politika serbe jo vetėm qė nuk pranon tė kėrkojė ndjesė pėr gjenocidin nė Kosovė, por po bėn njė fushatė tė gjerė pėr t'u paraqitur para botės si palė e viktimizuar.


    Si e vlerėsoni rolin e politikės sė Kosovės e tė Shqipėrisė pėr tė demantuar akuzat serbe?


    Mendoj se ky rol ka qenė disi i pamjaftueshėm. Ka disa faktorė qė e kanė penguar. Ka njė trysni tė pjellė nga njė keqkuptim disi i pėrgjithshėm qė, duke mos u kujtuar krimet serbe, ndihmohet paqėsimi i gadishullit. Keqkuptimi ėshtė i rėndė. Dhe kryekėput i dėmshėm. Historia e njerėzimit tregon se ēlirimi nga e keqja vjen nėpėrmjet dėnimit tė saj dhe asnjėherė pėrmes harresės. Duket komod kėrkimi i drejtpeshimit, klishetė, tė dy palėt bėnė gabime - tė kėrkojnė harrim nė emėr tė sė ardhmes etj. Por kjo kinse zgjidhje idilike, pa pendesė dhe pa dallim tė xhelatit nga viktima, fsheh njė kurth tė rrezikshėm.

    Pėr Holokaustin gjithashtu u bėnė pėrpjekje qė, nė emėr tė "pajtimit" ndėrevropian, tė lihej nė harresė. Por, falė kėmbėnguljes sė drejtė tė hebrenjve, kjo nuk ndodhi. E keqja mė e madhe ka qenė ajo qė pėrmendni ju, kthimi i gjithēkaje kryengulthi, paraqitja e serbėve si palė e viktimizuar.

    Po kryhet kėshtu mu nė sytė tonė, tė krejt kontinentit, njė dhunim monstruoz ndaj sė vėrtetės. E bashkė me kėtė, kėrkohet qė Evropa dhe Aleanca Atlantike t'i bėjė, nė njė farė mėnyre njė mohim, aksionit mė emancipues tė saj: ndėrhyrjes pėr ndalimin e njė masakre. E vėrteta nė kėtė rast ėshtė njė dhe nuk mund tė ndryshohet. Nė Kosovė krimet serbe kanė qenė tė lemerishme. Amnezia nuk ėshtė nė tė mirė tė askujt, duke pėrfshirė kėtu dhe vetė Serbinė.

    Sa mund ta dėmtojė Kosovėn kjo fushatė nėse pala shqiptare nuk bėn mė shumė pėr tė dėshmuar tė vėrtetėn e saj?

    Kjo e ka dėmtuar ndėrkaq Kosovėn. Qėndrimi duarkryq pėrpara fushatės ēorientuese serbe ėshtė i papranueshėm. Unė jam evropianist i vendosur dhe nuk shoh asnjė projekt tė ardhshėm tė Shqipėrisė, Kosovės, krejt kombit shqiptar jashtė miqėsisė me aleatėt tanė perėndimorė, Evropė dhe SHBA. Ndėrkaq, pikėrisht me miqtė e vėrtetė thuhet mė lehtė e vėrteta. Dėnimi i krimeve nė Kosovė, e nė krejt Ballkanin do tė hapė rrugėn e emancipimit tė vėrtetė.

    Nė asnjė rast nuk jam partizan i goditjes vetėm tė "kalit tė rrėzuar", siē quhen disa herė serbėt. Nė qoftė se zbulohen dhe vėrtetohen krime tė shqiptarėve, le tė dėnohen edhe ato njė pėr njė. Ndėrkaq, nė ēdo rast kacafytjesh thelbin e ēdo drejtėsie nė botė e pėrbėn pėrmasa e dhunės dhe pėrmasa e pėrgjigjes ndaj saj. Retorikat e mjegullta ballkanase nuk kanė vend kėtu. E aq mė pak simetria komode, ajo qė lejohet nė grindjet e kalamajve, por jo nė ato tė popujve. Nė fund tė mijėvjeēarit nė Kosovė u ndeshėn dy popuj, njeri me ushtri, me polici, me tanke dhe me doktrinė robėrimi, tjetri me armė tė rastit dhe me doktrinė tė kundėrt. Ajo qė ndodhi, duke pėrfshirė edhe dhunėn shqiptare, duhet tė gjykohet paanėsisht, siē gjykohet konflikti midis dy popujve dhe jo midis njė populli dhe njė nėnpopulli.

    Njė nga akuzat serbe ndaj shqiptarėve, qė ka bėrė jehonė edhe nė shtypin ndėrkombėtar e nė organizatat pėr mbrojtjen e tė drejtave tė njeriut ėshtė ajo mbi "transplantimin apo trafikimin e organeve tė viktimave serbe gjatė luftės sė Kosovės". A ka qenė nė nivel reagimi i shqiptarėve rreth kėsaj akuze serbe?

    Nuk jam i sigurt nėse reagimi shqiptar ka qenė nė nivelin e duhur ose jo. Problemi shkon mė thellė. Mungesa e seriozitetit ka pasoja tė rėnda kudo, por, nė shqyrtimin e krimeve gjithēka rėndohet. Pėr fat tė keq, kjo ka ndodhur. Mohuesit (negacionistėt) janė njė dukuri e njohur. Nuk ka epokė pa ta, ashtu siē nuk ka popull pa rimohues (renegatė).

    Pėr hakmarrjen "e tmerrshme" shqiptare janė shkruar libra tė tėrė e janė bėrė profecira ogurzeza. Sipas tyre, nė Kosovė duhej tė bėhej kėrdia. Jam i sigurtė se sikur tė gjykoheshin njė pėr njė, madje me gjyqe tė bujshme rastet e hakmarrjes shqiptare , bota do tė pėsonte njė zhgėnjim pozitiv, nėse mund tė pėrdoret njė shprehje e tillė. Rrjedhimisht hetimi dhe dėnimi i tyre nuk do tė ishte aspak nė dėm tė ēėshtjes shqiptare. Le tė marrim, pėr shembull, ngjarjen mė tė rėndė, djegien e kishave serbe. Ishte pa dyshim ngjarja qė e dėmtoi dhe vazhdon ta dėmtojė mė sė shumti Kosovėn. Edhe nė kėtė rast kam bindjen se njė hetim serioz do tė nxirrte njė tė vėrtetė mė tė thellė nga ajo qė u trumbetua. Ėshtė normale qė mendimi i parė qė tė vjen nė kėtė rast ėshtė se kishat u dogjėn nga shqiptarėt. Dhe e vėrteta, me sa duket, ėshtė kėshtu: kishat u dogjėn vėrtet nga duar shqiptarėsh.

    Por kjo s'duhej ta pengonte njė hetim serioz pėr t'i shkuar mė thellė sė vėrtetės. Logjika e kėrkonte kėtė. Djegia brenda njė nate e njė numri kaq tė madh kishash ka qenė njė aksion monstruoz e njėkohėsisht antishqiptar i llogaritur pėr tė neutralizuar tė vėrtetėn e tragjedisė qė pėsoi Kosova: krimet, shpėrnguljet, vrasjet e foshnjave, pėrdhunimin e pafund tė grave dhe tė vajzave shqiptare. Shqiptarėt nuk kishin djegur kurrė kisha serbe. Nuk kishin djegur gjatė epokės otomane, kur s'mund tė thuhet se shteti osman kishte ndonjė zell tė madh pėr t'i mbrojtur ato. Nuk kishin djegur gjatė robėrisė jugosllave, kur ishin plot mllef kundėr Jugosllavisė. Nuk kishin djegur gjatė Luftės sė Dytė Botėrore, kur quheshin dhe nė tė vėrtetė ishin, nė rrethana mė tė favorshme se serbėt.

    Atėherė pėrse do ta bėnin kėtė pasi e fituan lirinė? Pėr tė vėrtetuar parullėn serbe se nuk luftonin pėr liri, por kundėr krishterimit? Pėrse do tė bėnin njė akt tė dėnueshėm nga ana njerėzore e politike, qė i armiqėsonte me Evropėn dhe SHBA-tė, ndaj tė cilave mirėnjohja e tyre s'kishte kufi?

    Hetimi serioz do tė shkonte pėrtej duarve tė shqiptarėve, te projektuesit e krimit, ata qė ishin tė interesuar qė krimi tė ndodhte.
    Nuk pėrpiqem kurrsesi t'i nxjerr engjėj shqiptarėt. Ēshtė e neveritshme tė mbrosh njė palė kriminelėsh ngaqė ata janė tė kombėsisė tėnde dhe gjithė zellin ta drejtosh kundėr palės tjetėr, ngaqė ata janė tė kombėsisė sė huaj. Por gjithkush duhet tė dėnohet pėr ato qė ka bėrė dhe pėr aq sa ka bėrė.

    Tė gjithė e dinė ē'ėshtė terrorizmi i sotėm dhe cilat janė metodat e tij. Pėr njė habi tė madhe, nuk kam parė ndonjėherė tė vihet nė dukje se nė konfliktin me serbėt shqiptarėt nuk kanė pėrdorur metoda tė bujshme terroriste: rrėmbime avionėsh, mitralime civilėsh apo hedhje bombash nė sheshet ose kafenetė e Beogradit. Janė akte qė mund tė ishin ndoshta tunduese, pėr shkak tė natyrės disi teatrore tė shqiptarėve. Por ja qė ato nuk ndodhėn dhe, pėr fat, ato janė akte tė tilla qė s'mund tė ndodhin nė heshtje apo nė qilare tė fshehta, siē janė fantazitė me trafik organesh tė zonjės del Ponte.

    Nė tė gjitha problemet e sotme nė Ballkan ndeshemi me ēėshtjen e nacionalizmit. Pėrshtypja ėshtė se pikėpamjet pėr tė janė shpesh burim paqartėsish.

    Pėr paqartėsinė keni tė drejtė. Ėshtė njė panair i vėrtetė pėr spekulantėt. Pėrdoret pas interesit, ashtu si nocionet komb, patriotizėm, madje atdhe. Kėrkesa pėr ta luftuar nacionalizmin agresiv ėshtė, jashtė ēdo diskutimi, e domosdoshme. Ēėshtja shtrohet qė dėnimi i tij tė bėhet sipas njė standardi tė vetėm. Midis dy popujve nė konflikt nuk mund tė kėrkohet qė njeri tė jetė model i liberalizmit nė kėtė rast, e tjetrit t'i lejohet e kundėrta.

    Kjo ndodh, pėr fat tė keq, me shqiptarėt e serbėt. Serbėt i kanė mbushur mendjen vetes se u dėnuan pa tė drejtė. Si rrjedhim, ata kėrkojnė kompensim, pėr tė mos thėnė shpagim.

    Kėtu qėndron e keqja. Kujdesin evropian pėr ta, e pėrkthejnė gabim. Sigurisht qė nė Kosovė ata kanė tė drejtėn e padiskutueshme tė gėzojnė tė drejtat maksimale qė japin standardet maksimale evropiane. Por, nė vend tė kėsaj ata ėndėrrojnė njė gjė absurde. Ata duan tė kenė nė Kosovė statusin e njė pakice sui generis. Thėnė ndryshe njė kinsepakicė qė, nė tė vėrtetė, tė ketė peshėn e njė shumice. As mė pak, as mė shumė kėrkohet kthimi nė aparteid, nė gjendjen e kushtėzimit racist ndaj shqiptarėve.

    Qytetėrimi evropian, duke pranuar fajin e racizmit e ka dėnuar atė pa mėshirė dhe pa kthim. Serbėt duhet ta harrojnė pėrgjithmonė patologjinė antishqiptare. Pėr t'u kthyer te standardi i njėjtė pėr luftėn kundėr nacionalizmit dua tė theksoj se askush nuk ka tė drejtė t'u kėrkojė serbėve tė mos e duan atdheun e tyre. Madje mendoj se po ta donin siē duhet atdheun serb, do tė ishte mė mirė edhe pėr fqinjėt e tyre. Dhe kjo ėshtė e vėrtetė pėr gjithė ballkanasit. Ndėrkaq ndodh qė shqiptarėve iu kėrkohet pak a shumė tėrthorazi tė jenė disi shpėrfillės ndaj kombit tė vet. Pavarėsisht se nuk thuhet haptas, njė de-shqiptarizim i hapėsirės shqiptare nė Ballkan quhet si diēka pozitive nė dobi tė multietnicitetit. Mendoj se ėshtė e kundėrta. Pikėrisht ky de-shqiptarizim i nxitur, qė tė kujton shkombėtarizimin otoman, qė shqiptarėt e njohin mirė, mund tė jetė njė shtysė pėr njė hovėzim tė nacionalizmit shqiptar, nė atė kuptim tė keq qė e dėgjojmė shpesh.

    Kam vėnė re disa herė njė droje, njė mėdyshje, pėr tė pohuar me zė tė lartė popullin shumicė qė jeton nė Kosovė. Disa herė pėrdoret fjala "shqipfolės", disa herė kursehet edhe kjo. Prirja pėr tė shpikur njė klonim, njė tjetėr komb, nuk mungon, thua se Kosova, ashtu siē ėshtė, nuk e pėrligj veten.

    Arsyeja e tė qenit tė ēdo populli ėshtė jeta e tij, natyrisht e pandarė nga liria e tij. Nėse kjo ridėshmon ide ose doktrina pozitive, aq mė mirė. Por popujt nuk mund tė shėrbejnė vetėm si vitrina idesh. Arsyeja e tė qenit tė shqiptarėve, qoftė nė Shqipėri, qoftė nė Kosovė ėshtė e njėjtė me atė tė ēdo populli tjetėr nė Evropė. Ky ėshtė njė ligj universal dhe pėr shqiptarėt nuk ėshtė e detyrueshme njė leje e veēantė pėr tė.

    A mendoni se janė shanset pėr njė paqe tė qėndrueshme nė Ballkan?

    Natyrisht qė tė gjithė janė tė interesuar pėr paqe dhe qetėsi nė Ballkan. Nė radhė tė parė shqiptarėt dhe serbėt. Mė lejoni tė pėrsėris mendimin se Ballkani i sotėm nuk ka nevojė pėr popuj misionarė. Koha ka treguar se misionarizmat kanė qenė tė gabuara. Ne shqiptarėt u bėmė gaz i botės me "misionin planetar" tė mbrojtjes sė marksizėm-leninizmit. Tė tjerėt s'patėn ndonjė fat mė tė mirė me misionarizimin e tyre, madje serbėt pėsuan ndėshkimin. Nėse ka sot njė mision me pėrmasa vėrtet tė mėdha nė gadishull, ky ėshtė pajtimi.

    E nė kėtė pajtim ndėrballkanik normaliteti midis shqiptarėve dhe serbėve ėshtė ndoshta kryesori. Po ky normalitet nuk mund tė kryhet me sajesa kozmetike. Shikoni pėr shembull ēėshtjen e Mladiēit. Kam pėrshtypjen se kėtij horri vulgar tė soldateskės serbe ia rritin vlerėn si nė njė ankand, thua se pas dorėzimit tė tij do tė ndodhė mrekullia.

    Problemet e gadishullit janė shumė mė tė thella. Vendosja e drejtpeshimit nė Ballkan mund tė bėhet vetėm nėpėrmjet njė aksioni tė gjatė dhe respektit tė barabartė pėr kėta popuj. Historia ballkanase ėshtė vėrtet shpeshherė kundėrthėnėse, por nė fund tė fundit, gjithė historia e njerėzimit ėshtė e tillė. Evropa e sotme, ku kėta popuj kėrkojnė tė hyjnė, duke qenė kontinenti i tė drejtave universale tė njeriut, ėshtė nė radhė tė parė Evropa e kombeve tė lira.

      Similar topics

      -

      Ora ėshtė 6/5/2024, 16:02