BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Olta Gixhari: Kam pasion, punoj per te arritur me shume!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Olta Gixhari: Kam pasion, punoj per te arritur me shume!

    Mesazh nga LePuRuShJa 25/3/2012, 01:26

    Olta Gixhari: Kam pasion, punoj per te arritur me shume! 00199

    “Bukuria eshte nje avantazh… por ne art ndonjehere behet e urryer”, – tregon Olta Gixhari, aktorja bukuroshe e Teatrit Kombetar. E shprehur keshtu duket sikur Olta e ka vuajtur kete cilesi qe natyra i ka falur asaj… Kur e verteta eshte krejt ndryshe. Ajo eshte nje nga aktoret e brezit te saj me me shume role, me figura vertete te skalitura dhe te suksesshme. Talenti dhe bukuria deri me tani kane bashkejetuar hareshem mes njeri-tjetres tek ajo…

    Megjithate, Olta tregon se edhe puna eshte e rendesishme. Kete gje na e faktoi edhe te enjten ne mbremje, ne premieren e shfaqjes “Doktor Shuster”, ku ajo interpretoi rolin e radhes. Ana, nje gazetare e kronikes se zeze, aq sa e zonja, po aq edhe vulgare… “Nuk eshte shqiptare gazetarja”, – thote me te qeshur Olta, ndersa e ngacmoj per fjalorin qe perdor gazetarja qe interpreton ajo. Me tej Olta flet per kete bashkepunim te ri me regjisorin Spiro Duni, marredhenien dhe mesimet qe ka marre gjate kesaj pune me te madhin Robert Ndrenika, me tej me Artan Imamin etj. Ne fakt, gjithe trupa e aktoreve ne kete shfaqje vlen te pergezohet, Falura Kureta e Sajmir Sina vecanerisht. Por si e ka perjetuar Gixhari kete rol te ri… le ta mesojme permes kesaj interviste.

    Olta, si do ta vleresonit pjesemarrjen ne komedine “Doktor Shuster” dhe konkretisht rolin tuaj Anen?

    Pjesemarrja ne kete komedi ishte nje kenaqesi e vecante. Per sa i perket rolit, me konkretisht pres ta vleresojne kritiket, por mbi te gjithe Publiku!

    Ka qene puna juaj e pare me regjisor Spiro Dunin, cfare do te vecoje nga ky bashkepunim?

    Po kuptoj konkretisht qe; ne qofte se njeriu ka fat si puna ime te punoje me regjisore te ndryshem, cdo here edhe me shume mesoj gjera te reja. S’ka qene e veshtire te punosh me Dunin, sepse ai eshte shume i qarte ne gjerat qe kerkon dhe ate cfare do, me kete menyre ia thjeshteson punen aktorit.

    Fat i madh besoj se per cdo aktor do te ishte interpretimi krah Robert Ndrenikes. Cfare keni mesuar me shume prej tij? Cfare ju ka bere me shume pershtypje?

    Ne qofte se do filloja te flisja per Robert Ndreniken s’do te mbaroja nje nate te tere, por gjeja kryesore qe kam ndjekur eshte procesi i rolit, ose me mire te them menyra sesi ai punon per te arritur figuren artistike, qe e ben ate nje mjeshter. Pershtypje te madhe me ka bere skrupuloziteti i tij ne cdo moment te provave. Eshte nje partner qe te ndihmon jashtezakonisht shume ne skene, por edhe nga ata aktore qe te eklipson.

    Aktori Artan Imami eshte partneri juaj, nderkohe qe jashte teatrit me te keni nje miqesi me te hershme. Kjo gje ka ndikuar per mire apo jo dhe si ka qene marredhenia juaj ne pune?

    Eshte e vertete qe ne kemi qene miq qe perpara ketij projekti, ky eshte bashkepunimi yne i pare. Jam ndjere shume mire me te edhe nese do te me jepej rasti per nje bashkepunim te dyte me te, do te ishte nje kenaqesi.

    Olta, jo te gjitha aktoret e brezit tuaj e kane pasur fatin te kene role dhe role te mira madje ne teater. Cfare mendon se ju ka ndihmuar me shume ju qe te keni sukses dhe te merrni role nje pas nje?

    Deshira per te punuar (qesh). Sigurisht fati ndoshta edhe pak talenti.

    Mendoni se ka qene bukuria juaj nje nga armet tuaja qe ju ka dhene me shume role?

    Bukuria eshte nje avantazh shume i madh sigurisht, dhe eshte legjitime ne gjerat e vogla, por ne art ndonjehere behet e urryer.

    Cili ka qene urimi me i mire qe moret dje (pardje) pas shfaqjes dhe nga kush?

    Urimi me i bukur ishte nga familja ime, vecanerisht nga motra.

    Si do ta pershkruanit teatrin, cfare eshte ai per ju?

    Nuk di ta pershkruaj teatrin, jam shume e re qe teatri te mund te jete nje pjese e imja, por mund te them qe e dua shume dhe per sa kohe qe te kem oferta dhe fuqi, do te jem gjithmone pjese e tij. Teatri me pelqen mbi cdo gje.

    Regjisori qe do te kishit dashur te punonit?

    Dua te punoj me ata qe gjithashtu kane deshire te punojne me mua.

    Partneri juaj ideal ne skene?

    Nuk me ka gjetur akoma!… (Qesh).

    / Koha Jone/

      Ora ėshtė 15/11/2024, 09:35