BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Ilir Shaqiri: Kete vit do te kete me shume lufte ne Dancing!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Ilir Shaqiri: Kete vit do te kete me shume lufte ne Dancing!

    Mesazh nga LePuRuShJa 4/4/2012, 13:13

    Ilir Shaqiri: Kete vit do te kete me shume lufte ne Dancing! 01031

    Ilir, riktheheni pėr tė tretėn herė nė Shqipėri. Ē’do tė thotė kjo pėr ju?

    Emocionet e mia i thashė edhe mbrėmjen e spektaklit. Pėr mua treshi ėshtė njė numėr perfekt. Besoj se do tė jetė viti mė i mirė nga dy tė tjerėt. Sivjet “Dancing with the stars” vjen ndryshe. Kanė njė sėrė gjėrash tė reja si nė skenar, regji etj.

    Si po ju duket anėtari i ri i jurisė, z. Alfred Kaēinari?

    Dje qė e dėgjova ishte shumė i saktė. Ai ėshtė njė person i jashtėzakonshėm dhe ka njohuri tė vyera pėr artin, pėr muzikėn. Opinionet e tij ishin njėlloj me tė miat nė disa raste. Mėnyra sesi komentonte ishte shumė nė rregull.

    Si tė duken konkurrentėt sivjet?

    Konkurrentėt mė pėlqejnė shumė, sidomos femrat. Ka njė pėrzgjedhje mė interesante kėtė vit. Nga meshkujt mė surprizuan Foto Strakosha dhe Bujar Kapexhiu. Sigurisht qė nė vazhdim ka pėr tė bėrė shumė punė. Megjithatė dua tė them se kualiteti nė pėrgjithėsi i konkurrentėve ėshtė shumė i lartė, ka shumė brumė. Mendoj se me kėto cilėsi show ėshtė i garantuar. VIP-at kanė mė pak konfidenca me njėri-tjetrin dhe pėr kėtė arsye mendoj se do tė ketė mė shumė luftė. Janė mė tė rezervuar me njėri-tjetrin.

    Si do tė jenė pikėt tuaja sivjet? Ēfarė notash do tė vendosni mė shumė?

    Unė vlerėsoj nė bazė tė asaj qė mė godet. Kur diēka mė godet atėherė edhe vlerėsimi im do tė jetė maksimal. Megjithėse kam dėshirė tė vendos vetėm 10-ta (qesh).

    Artistėt nė Backstage

    Emocionet e “Dancing with the stars” kanė pėrfshirė gjithė konkurrentėt dhe ne kemi mundur tė kapim disa prej tyre pėrpara hyrjes sė tyre nė pistėn e vallėzimit. Disa janė tė emocionuar e disa tė tjerė duken tė shqetėsuar. Mė poshtė do tė kemi foto tė disa prej tyre tė kapur nė momente jashtė skenės.

    Zhaku “qan” nga emocionet apo pikėt e ulėta?

    Zhaku njė nga konkurrentet e kėtij edicioni ėshtė kapur nė kėtė me njė fytyrė tė trishtuar. Nuk e dimė nėse Zhaku po qan nga emocionet apo pikėt e ulėta qė ajo mori pas njė kėrcimi tė bukur me balerinin e saj simpatik, Simone. E vetmja gjė qė mund tė themi pėr Zhakun ėshtė se ajo dje vėrtet qė ka fituar shumė fansa tė rinj me njė kėrcim aq ekspresiv.

    Strakosha i bindur qė edhe kėtu do shėnojė

    Foto Strakosha vėrtet qė shėnoi gol mbrėmjen e sė enjtes nė DWS. Ai i habiti anėtarėt e jurisė sesi njė futbollist mund tė kėrcejė aq bukur, pa ia pasur fare haberin muzikės apo kėrcimit. Fotoja kėtė siguri qė e ka pasur nė fushė kushedi sa herė po e demonstron edhe nė kėtė skenė kėrcimi. I qeshur ai shihet nėn shoqėrinė e Anjeza Majės, e cila mesa duket ka nevojė pėr pak nga siguria e Fotos.

    Vedati mezi pret tė mbarojė

    Ka humbur goxha kile kėngėtari Vedat Ademi duke marrė leksione danci. Megjithatė, edhe pse i mėsuar me jetėn e natės, ai nė kėtė foto siē duket mezi po pret tė mbarojė e gjitha. Duket i lodhur nė fakt kėngėtari i dashur i publikut shqiptar pas njė performance impenjative qė ka bėrė.

      Ora ėshtė 6/5/2024, 13:47