Pėrshendetje te dashur miq. Do doja te beja nje sqarim per te gjithe ju,ne lidhje me shkrimet qe jane bere ne portale te ndryshme dhe ne rrjetet sociale mbi kerkesen timendaj Revistes Shqip per shumen 8000 euro. Para 2 vitesh,gjate periudhes kur une vazhdoja te jetoja ne Shqipėri, me erdhi nje kerkese per interviste nga gazetari Arjan Konomi,i cili bente shkrime per kete gazete dhe une e falenderova per ftesen dhe i thashe qe duhej te kontaktonte me perfaqesuesin tim,i cili merret me menaxhimin tim artistik dhe te bisedonin me hollesisht. Pergjigjja e z.Konomi nuk ishte shume dashamirese dhe kjo interviste u la. Ne nje sfilate mode,ku ishim te ftuar une,Mirko dhe shume figura te tjera nga bota e artit,televizionit dhe gazetarise,ndodhej dhe z.Konomi,i cili para se te fillonte sfilata,me afrohet duke qeshur dhe me thote:Une shkrimin per ty e bera.Shtanga,sepse nuk e imagjinoja se si nje reviste kaq prestigjoze dhe nje gazetar,qe e kisha vleresuar dikur,te mund te bente nje artikull prej disa faqesh,ku une dhe Mirko ishim dhe pjese e kopertines,pa i thene asnje fjale,pa i dhene interviste!!!!!
E bleva revisten,e lexova dhe nder rreshta lexoja se si denigrohej figura ime artistike, se si perdhosej jeta private e imja dhe e Mirkos.
Une e di qe nder vite shume gazeta jane marre me jeten time private,por gjithmone i kam marre me sportivitet,pasi i di rregullat e showbizit,nuk me ka ardhur mire,por i kam lene te kalojne,por kete here nuk ishte rasti qe une te mbyllja syte.
Mora ne telefon avokatin tim shume e merzitur dhe e shokuar, qe pse ajo reviste ne te gjithe numrat e saj kishte intervista me personazhet, ndersa ne kete rast bejne nje shkrim jo etik?!
Dhe ketu filloi odisea e gjyqit, te cilin une e kam mbajtur te fshehur per 2 vjet.Nuk kam dashur te dal me shpate ne dore,qe ja,une po hedh ne gjyq nje reviste,pasi nuk me dukej e drejte,qe per nje shkrim te nje gazetari,te etiketohej e gjithe revista.Por meqe ky informacion ka dale nga pala tjeter,me duket e drejte te jap dhe une pergjigjen time.
Ju cfare do benit po te ishit ne vendin tim????
Ju uroj nje te djele te kendshme,me dashuri,Soni.
No Comment.