Kur kalojme gjithmone nje kohe te bukur , koha na duket se kalon shpejt ; ndersa kur jemi te merzitur , behemi histerik qe akrepat e ores nuk levizin. Ne momentin kur ky fenomen mund te behet interesant , nga nje kendveshtrim psikologjik , eshte rasti i pushimeve. Kur marrim nje periudhe relaksi dhe defrimi, koha fluturon dhe aty ku nuk e pret koha kthimit do te kete ardhur. Me pas kur mendojme per ditet e pushimeve , na duket sikur kemi qene larg per nje kohe shume te gjate. Ky fenomen njihet si paradoksi i pushimeve ; ky lloj fenomeni ka qene objekt studimi i shume specialisteve te psikologjise.
Nga ajo qe eshte verifikuar "paradoksi i pushimeve" duhet te kerkohet ne trurin tone dhe ne menyrat e ndryshme sesi ai e gjykon kalimin e kohes.
Psikologia Claudia Hammond ka folur per fenomenin ne nje konfrence "Britsh Psycological Society" ne Londer.: " Nese ndodhemi perballe eksperiencash te reja dhe eksituese , do na duket sikur kane kaluar shume shpejt. Por mbasi jemi kthyer rutines se perditshme dhe na kujtohet ajo qe kemi bere per pushime do na duket sikur ka kaluar nje jete" . Nga ajo cfare po shikojme gjithcka varet nga sasia e eksperiencave qe kemi patur ne periudhen e pushimeve.
"Gjate dy javeve", shton ajo , " nje person zakonisht akumulon nga 6 deri ne 9 kujtime eksperiencash,kurse ajo qe beni ne diten e perditshme eshte nje rutine. Prandaj gjate pushimeve mund te akumuloni te njejtin numer kujtimesh ne nje dite por jane gjera argetuese dhe pothuajse cdo dite te reja : ja perse kur kujtojme pushimet na duket sikur kane zgjatur me shume".
Psikogia eshte e bindur qe edhe nese nderpritet, rutina e perditshme , koha do na duket se kalon shume shpejt. Duke ndryshuar zakonet i lejojme trurit tone qe ta perceptoj ndryshe kalimin e kohes, duke bere qe gjithcka mos te ju duket stresuese. /ikub/