BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Brunilda Zllami: Nė letėrsinė shqiptare rrallė fitojnė vlerat!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Brunilda Zllami: Nė letėrsinė shqiptare rrallė fitojnė vlerat!

    Mesazh nga LePuRuShJa 15/5/2012, 14:13

    Brunilda Zllami: Nė letėrsinė shqiptare rrallė fitojnė vlerat! Brunilda-zllami-3

    Brunilda Zllami ka zgjedhur tė zhvillojė krijimtarinė letrare sipas stilit tė vet, larg bujės dhe projektorėve qė shoqėrojnė botimet e shkrimtarėve tė tjerė. Nga viti 1996 kur botoi romanin e saj tė parė “Dashuri apo urrejtje”, Zllami numėron sot 18 krijime letrare qė kanė marrė vlerėsime, por mbi tė gjitha lexohen mjaft.
    Libra qė kanė ndezur imagjinatėn e mijėra tė rinjve, por dhe qė kanė bėrė tė mendohen shumė prej tyre. Histori dashurie, tradhti, dhimbje, vuajtje dhe mundimi i njeriut nė kėrkim tė lumturisė janė disa prej temave tė trajtuara nė librat e saj. Por mbi tė gjithė nė tė zė vend njeriu shqiptar i sotėm; dilemat, mosbesimi dhe tjetėrsimi i karakterit njerėzor nėn peshėn e njė realitetit qė ushtron gjithmonė presionin e kohės. Tė gjitha kėto janė pjesėza tė njė bote krijuese qė siē thotė vet autorja, “ėshtė nė fillimet e saj”.
    Nė njė intervistė dhėnė pėr agjencinė e lajmeve NOA, Brunilda Zllami rrėfen pėr letėrsinė, projektet nė tė ardhmen dhe problemet me tė cilat pėrballet sot krijimtaria letrare. Sipas saj, nė njė realitet si Shqipėria ka gjithmonė pėrplasje mes antivlerave dhe vlerave, dhe kėto tė fundit rrallė fitojnė.

    Tė merresh me art duke ndjekur pasionet e tua dhe tė mbijetosh duket se janė dy gjėra qė nuk shkojnė shumė bashkė nė Shqipėri. Kjo ėshtė edhe mė e dukshme nė fushėn e letrave dhe “tregun” e krijimtarisė. Si e keni zgjidhur kėtė paradoks, sa e vėshtirė ėshtė tė krijosh nė Shqipėri?
    Tė jetosh nė Shqipėri ka tė mirat dhe tė kėqijat e saj. Pėr anėn e krijimtarisė ėshtė njė realitet qė nuk tė lė kurrė nė baltė. Ka paradokse nga mė tė ēuditshmet, dramė, kaos, komedi. Si njeri, profesionist dhe krijues ėshtė shumė e vėshtirė. Vlerat dhe antivlerat pėrplasen me njėra-tjetrėn dhe rrallė fitojnė vlerat. Jemi mėsuar tė shikojmė tė lavdėrohen dhe mitizohen disa njerėz “tė pavdekshėm” dhe tė ulen disa tė tjerė qė “u zėnė rrugėn”. Megjithatė fatkeqėsisht adaptohesh dhe vazhdon rrugėn.

    Profesioni qė bėni ju ndihmon nė punėn si krijuese?
    Unė jam mjeke dhe mendoj se lidhja e profesionit tim me letėrsinė ėshtė kontroverse. Me ndihmon dhe me pengon njėkohėsisht. Mjekėsia ėshtė njė degė qė tė thith kohėn, energjitė, tė ngarkon emocionalisht dhe tė tjetėrson shpirtėrisht. Mendoj se nė krijimtari, ajo qė ndikon mė shumė ėshtė njeriu vetė. Disa prej nesh kanė lindur pėr tė krijuar, pėr tė marrė informacion nga bota dhe pėr t’i dhėnė finesėn artistike. Realisht tek njė shkrimtar lidhja me njerėzit dhe realitetin e vendit tė tij ėshtė jetėsore pėr krijimtarinė.

    Numėrohen rreth 20 libra nė krijimtarinė tuaj. A mendon se e keni arritur suksesin? Kur mendoni se njė krijues duhet tė thotė mjaft, nėse mendoni se ka njė limit pėr krijimtarinė?
    Saktėsisht janė tetėmbėdhjetė romane. Suksesi ėshtė diēka qė secili e mendon sipas largpamėsisė dhe synimeve te tij. Mendoj se kam arritur diēka qė mund tė quhet edhe sukses, por jo gjithēka qė dua. Sa pėr idenė se kur duhet tė ndalojė dikush sė shkruari, mendoj se e ndien vetė, kur nuk ka asnjė emocion, asnjė ndjesi qė do tė ndaje me tė tjerėt. Unė jam nė fillimet e njė krijimtarie, qė pėr dashurinė qė ndiej ndaj letėrsisė besoj tė jetė e gjatė dhe e begatė.
    Bota e letrave nė vend ėshtė e mbytur nga botimet e shumta nė numėr. Vėrtetė ka kaq shumė uri lexuesi shqiptar, apo ėshtė mungesa e kritikės dhe seleksionimit ajo qė ka ērregulluar disi botimet?
    Janė tė dyja. Koha bėn seleksionimet e saj. Unė mendoj se pas censurave tė shumta tė kohės qė kaluam, duhet tė lejojmė qė tė kėtė shprehje tė mendimit letrar. Ēdo vepėr sado e dobėt ėshtė pjesė e frymėzimit dhe e ėndrrės sė dikujt.
    Kė do vlerėsonit si shkrimtarin mė tė mirė shqiptar tė viteve tė fundit?
    Nuk dua te jap mendim pėr kėtė, sepse ka disa shkrimtare qė janė munduar qė nė kėto vite tė mbushin boshllėkun shpirtėror, kulturor. Na kanė ndihmuar tė bėjmė katharsis tė njė kohe tė errėt dhe tė na japin njė dritare kur mund tė shohim tė ardhmen.

    Vepra tė Brunilda Zllamit
    Dashuri apo urrejtje (1996)
    Fantazma tė shpirtrave tė etur (1996)
    Ėndrra e papėrfunduar e njė gruaje (1997)
    Puthja e hėnės (1998)
    Hijet (1999)
    Labirintet e Medeas (1999)
    Dinozauret e ndėrgjegjes (2001)
    Ēmimi i pėrjetėsisė (2002)
    Dua (2003)
    Matilda (2003)
    Jetoj nė harresėn tėnde (2004)
    Njė tjetėr (2004)
    Dikur ishim bashkė (2005)
    Rruga e trėndafilave (2007)
    Lindur femėr (2007)
    Lakmia (2009)
    Nė shpirtin tim bėn ftohtė (2010)
    Ti je e nesėrmja (2012)

      Ora ėshtė 26/4/2024, 17:35