nga Princesha... 29/6/2014, 15:58
Me telefono tani edhe me justifikimin me idjot. Me thuaj qe i ke rene gabim, qe doje ta dije sa eshte ora sepse ajo e jotja ka ndaluar, me pyet nese shoh ndonje yll ketu nga dritarja e dhomes time, me thuaj qe ke dicka te rendesishme per te me treguar, me pyet nese kam fjetur ende, me thuaj qe me more vetem per te kerkuar gjerat qe ke lene tek une, me pyet cfare dite eshte neser, me thuaj si duket qielli nga dhoma jote, me thuaj qe do te vi te shikoj vetem 5 minuta, bej sikur me ke derguar leter dhe doje te me pyesje nese e kam marre apo jo, thuaj qe vetem po provoje nese do te me vinte zilja, me thuaj qe te kane thene se jam semure dhe do ta dish si jam, me pyet sa eshte data neser, bej sikur nuk ke drita dhe doje ta mposhtje friken nga erresira, me thuaj se po me shikoje ne enderr dhe te doli gjumi, me genje se ke pire dhe do beheshe keq nese nuk me merje sonte. Gjej ndonje budallek, ose vetem me telefono, dreqin.