BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Dritani: Asnjė nga banorėt nuk i meriton 100 milionėt!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Dritani: Asnjė nga banorėt nuk i meriton 100 milionėt!

    Mesazh nga LePuRuShJa 16/5/2012, 12:00

    Dritani: Asnjė nga banorėt nuk i meriton 100 milionėt! 001108

    Me votat e publikut, Dritani ka lėnė shtėpinė e “Big Brother” mbrėmjen e sė shtunės. Nė njė gjykim tė tijin pėr banorėt e mbetur nė garė, ai thotė se asnjė nuk e meriton fitoren, sepse, sipas tij, nuk kanė dhėnė aq sa duhet pėr njė “reality show” tė tillė.

    “Ermali nuk ėshtė burrė, nuk di ta respektojė femrėn”

    Tani e ka pėrfunduar aventurėn e tij nė “Big Brother”, edhe pse u mundua qė tė ndryshonte situatat nė shtėpi. Ai mendon se u penalizua nga fakti qė hyri vonė nė lojė. Qėllimi i tij ishte tė pėrēante grupet e krijuara dhe kėtė e nisi me Gracianon, por nuk e arriti dot. Liamin e sheh si konkurrentin mė tė fortė brenda shtėpisė, ndėrkohė qė ka njė antipati tė hapur pėr Ermalin. Angazhimi i tij nė vazhdim do tė jetė lokali nė Tiranė, ku ėshtė aksioner.

    Keni vetėm pak orė jashtė shtėpisė. Jeni i mėrzitur nga eliminimi i sė shtunės?

    I mėrzitur po, prisja tė shkoja deri nė gjysmėfinale, sepse kishte tė tjerė qė po rrinin tė stepur apo qė nuk e dinin as ku ishin, si Erioni, Franēeska, Genta, Arbri apo edhe Ermali qė fshihet pas Franēeskės. Tė dy bėjnė lojė tėrhiqe mos e kėput. Java ka 7 ditė, dhe tė gjithė kėta e bėjnė me radhė se kush do tė jetė kapiteni.

    Ju jeni akuzuar vazhdimisht se nuk u pozicionuat brenda shtėpisė. Cila ishte loja juaj?

    E them dhe do ta rithem qė pozicionimin tim e kam pasur me Gracianon pėr dy javė rresht. Gjithēka u prish kur Graciano dėgjoi fjalėn “thikė pas shpine” nga klipi i dhomės sė rrėfimit, tė cilėn nuk e kam thėnė me tendencė e as pėr tė fyer Gracianon, por po sqaroja faktin se kur tė ishim afėr finales ne mund tė pėrballeshim edhe bashkė. Ai i besoi fjalės dhe banorėt e shfrytėzuan kėtė moment, sepse kishin dy javė qė po tentonin tė na pėrēanin. Graciano u takua me Olėn, vazhdoi me tė dhe unė nuk kisha kohė tė prisja. Ndenja me Ermalin, Franēeskėn, Erionin, diskutoja me ta, pastaj u afrova me Gerin, Liamin e Arbrin, po gėrmoja diēka te tė dyja grupet, por m’u dukėn mė tė saktė e mė tė pjekur ata te grupi i Liamit, nėse mund t’i quajmė grup.

    E ndiet veten pjesė e kėtij grupi?

    Luftoja pėr veten time, pėrderisa edhe vetė Liami luftonte pėr fitoren e tij. Nuk ishte e thėnė qė ēdo gjė qė do tė mė thoshin mua t’ia pėrcillja Liamit, sepse i binte qė unė tė punoja pėr tė. Ai e ka shprehur hapur se do tė luftojė pėr fitore dhe bravo i qoftė, kurse tė tjerėt luftojnė pėr famė, gazeta, bukuri, revista, gėnjehen me 200 lekėsha. Edhe unė e doja fitoren, por mė penalizoi hyrja me vonesė. Banorėt tė suleshin nė shtėpi pėr cigare, imagjino se ēfarė mund tė bėnin pėr 100 milionė lekė.

    Nėse nuk do tė kishte ndodhur pėrēarja me Gracianon, cili ishte qėllimi juaj?

    Nuk do t’i kisha lėnė rehat, do t’i kisha pėrēarė tė dyja grupet. Do tė kurseja vetėm Liamin, sepse kam pasur respekt qė nė fillim kur hyra. E shihja qė kishte bagazh e dinte tė luante, kurse Ermali ėshtė i dobėt. Ai ėshtė pėr turp, me atė nivel tė ulėt, me atė indiferentizėm qė ka duke ndenjur te cepi qė t’i shkojnė banorėt!

    Keni njė lloj antipatie ndaj Ermalit, pse?

    Nuk e kam dėgjuar akoma se ēfarė ka thėnė ai pėr mua, por unė ia kam shpjeguar tė gjitha ato qė kam pasur pėr tė. Kam biseduar edhe me Franēeskėn, pasi kur ajo thoshte se nominonte mė tė dobėtit, atėherė kishte nė krahun e saj njė mė tė dobėt se unė, sepse Ermali nuk di tė respektojė njė femėr. Ai nuk e mbronte atė, nuk ėshtė mashkull, nuk ėshtė burrė.

    E shihni lidhjen e tyre pėr lojė?

    Edhe vetė Franēeska e di qė ėshtė lojė dhe ka luhatje tė shpeshta. Tė dy ia kanė frikėn njėri-tjetrit. Ermali di vetėm tė frenohet, por nuk ka njė ēift qė tė shkojė gjatė duke bėrė tė tillė lojė, tashmė bajate. Edhe nominimi qė i bėri Franēeskės ishte fals, as ai vetė nuk e di pse e bėri.

    Kė shihni si fitues?

    Nga tė gjithė banorėt qė janė brenda nuk shoh asnjė, sepse duhet tė japėsh shumė pėr tė fituar ēmimin e madh prej 100 milionė lekėsh nė njė “reality show” si “Big Brother”. Unė nuk do ia jepja asnjėrit, por nė kėto kushte po them pėr Liamin.

    Nėse do i fitonit, ēfarė do tė bėnit me 100 milionėt?

    Do blija njė shtėpi nė Tiranė dhe kisha dėshirė qė me disa prej lekėve tė kisha njė kanile pėr qentė diku jashtė Tirane, ku njerėzit tė merrnin, tė dhuronin qen. Njė mėnyrė jo pėr tė fituar, por thjesht pėr ta pasur.

    Cili do tė jetė angazhimi juaj tani?

    Angazhimi ėshtė tė merrem me lokalin ku jam aksioner nė Tiranė, nuk kam ndonjė plan tjetėr. “Big Brother” ishte njė kėnaqėsi, familjarėt e mi ndihen mirė, por mbaroi.



    Opinione


    Ermali: Djalė qė mendon se ka karakter, do tė bėjė dhe tė fortin dhe tė zgjuarin, po nuk i bėn dot tė dyja.

    Franēeska: Nuk ke ēfarė tė thuash, njėsoj si emri i saj. Ēuditem si mė qortonte mua pėr lojėn, kur vetė nuk ka bėrė ndonjė gjė.

    Erioni: U mundova ta zgjoja nga gjumi, por sa ēohej nga krevati mė flinte te pishina. U bėnte fresk banorėve.

    Genta: Mė pėlqente, diskutoje, bisedoje, por nuk e shoh si konkurrente. Nuk ishte pėr lojė nė momentin qė mendonte se kishte tė tjerė mė lart se veten.

    Arbri: Flet shumė, por nuk vepron. Ai pret tė shtunėn qė tė shfaqet. Ėshtė i vogėl, por si zhapik.

    Liami: Ėshtė vėrtet njė lojtar qė u nxjerr telat banorėve, si ēiftit ashtu edhe vetė Arbrit. Arbri mendon se pėrballet me Liamin, por nuk ia del dot. Gazeta Shqip

      Ora ėshtė 28/3/2024, 14:00