BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Festivali i Kanės, Palma e 2-tė e Artė pėr Michael Haneke, me “Amour”

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Festivali i Kanės, Palma e 2-tė e Artė pėr Michael Haneke, me “Amour”

    Mesazh nga LePuRuShJa 28/5/2012, 20:17

    Festivali i Kanės, Palma e 2-tė e Artė pėr Michael Haneke, me “Amour” Michael-Haneke-Palma-e-Arte-2012

    Regjisori austriak Michael Haneke ka marrė Palmėn e dytė tė Artė nė edicionin e 65-tė tė Festivalit tė Filmit nė Kanė, kėtė herė me filmin “Amour” (Dashuria), qė rrėfen historinė e njė burri tė dashuruar, i cili kujdeset pėr gruan e tij nė prag tė vdekjes, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

    Filmi ka pėr protagonistė aktorėt Emmanuelle Riva 85 vjeē dhe Jean-Louis Trintignant 81 vjeē, i cili rikthehet nė kinema pas 14 vitesh mungesė.

    Tė gjithė do tė ngriheshin nė kėmbė nė “Grand Theatre Lumiere” pėr tė pėrshėndetur fituesin e Palmės sė artė pėr filmin e tij “Amour”, tre vjet pas triumfit me Palmėn e Artė me filmin “Le ruban blanc”.

    “Jam tejet i kėnaqur. Nuk kam asgjė tjetėr pėr tė thėnė”, u shpreh regjisori austriak.

    Michael Haneke ėshtė i gjashti nga regjisorėt e mėdhenj qė kanė marrė dy Palma tė arta nė Kanė, pas amerikanit Francis Ford Coppola, danezit Bille August, serbit Emir Kusturica, japonezit Shohei Imamura dhe vėllezėrve belgė Dardenne.

    Ndėrkohė, regjisori italian Matteo Garrone ka marrė Grand Prix tė Festivalit tė Kanės me filmin “Reality”.

    Garrone e merr pėr tė dytėn herė Grand Prix, pasi katėr vite mė parė e fitoi me filmin Gomorra, nė vitin 2008.

    Pas marrjes sė ēmimit regjisori italian deklaroi se “Kinemaja ėshtė njė art kolektiv, andaj unė e ndaj kėtė ēmim me tė gjithė personat qė kanė punuar, aktorėt, trupat, producentėt. Jemi tė gjithė njė skuadėr”.

    Ēmimin e Jurisė sė festivalit e mori filmi “The Angels' Share”, i regjisorit Ken Loach. Skenari mė i mirė u vlerėsua “Beyond the Hills”, i realizuar nga Cristian Mungiu. Ēmimin pėr regjinė mė tė mirė e mori Carlos Reygadas pėr filmin “Post tenebras lux”. Aktori danez Mads Mikkelsen, fitoi ēmimin si aktori mė i mirė protagonist mashkull pėr interpretimin nė filmin “The Hunt” tė regjisorit danez Thomas Vinterberg.

    Trofeu i aktores mė tė mirė protagoniste u nda mes dy aktoreve, Cosmina Stratan e Cristina Flutur, pėr interpretimin nė filmin e Cristian Mungiu, “Beyond the Hills”.

    mit/noa.al

      Ora ėshtė 28/3/2024, 13:06