BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Gati per te ndryshuar?!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫

    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    03062012

    Buzqeshje Gati per te ndryshuar?!

    Mesazh nga LePuRuShJa

    Bota nuk ka lėvizur kurrė mė shpejt sesa sot. Kjo gjė po i detyron tė gjithė tė mbajnė hapat. Ja cila ėshtė arsyeja dhe si do t’ia arrijmė qėllimit. Teknologjia ofron mundėsi tė mėdha, por kush nuk i kupton… ėshtė i humbur. Rezistenca ndaj ndryshimit ėshtė e “shėndetshme”: na mban nėn kontroll pėrmes zgjedhjeve tė rėndėsishme. Mjafton tė shohėsh njė film tė viteve ’90, ose tė hedhėsh njė vėshtrim mbi tavolinėn e shkrimit tė vitit 1995 pėr tė kuptuar sesa thellėsisht ka ndryshuar jeta jonė nė njė kohė kaq tė shkurtėr. Interneti, celularėt, tv satelitorė apo rrjetet sociale e kanė shtrembėruar gradualisht botėn. Por ja ku jemi, tė ndryshuar rrėnjėsisht duke bėrė njė jetė tė pasur dhe tė mbushur me shumė histori e ngjarje. “Sot bėjmė mė shumė gjėra nė njė kohė tė shkurtėr, kemi mundėsi tė reja pėr tė lėvizur dhe pėr t’u lidhur. Dekadat e fundit kanė treguar se njeriu ka aftėsi tė jashtėzakonshme dhe ky ėshtė zbulimi mė i madh i epokės sonė. Nuk jemi pėrshtatur, por rinovuar”, shpjegon njė docent psikologjie nė Universitetin La Sapienza nė Romė. Megjithatė frika pėr tė ardhmen vazhdon tė ekzistojė. Teknologjia do tė dominojė mbi ekzistencėn tonė dhe do tė shėnojė ēastet vendimtare mes atyre qė do tė kenė njė rol aktiv nė shoqėrinė e tė nesėrmes dhe kush do tė pėrjashtohet. Por a do t’ia dalim?

    “Qeniet njerėzore e kanė tė vėshtirė t’i pėrballojnė ndryshimet, sepse tė gjithė kanė nevojė qė tė jetojnė nė njė botė tė parashikueshme. Kjo na ndihmon tė paramendojmė sjelljen e tė tjerėve dhe se cilat do tė jenė pasojat e veprimeve tona”, thotė njė psikolog. “Le tė mendojmė pėr rutinėn e pėrditshme. Mund tė na duket e mėrzitshme, por ēdo mėngjes ne planifikojmė pothuajse tė gjithė ditėn, pėr shembull qė zilja do tė bjerė nė njė orė tė caktuar, apo qė mėsimi do tė fillojė nė 08:00 dhe se nė punė do tė gjejmė tė njėjtėt kolegė tė njė dite mė parė”. E njėjta dinamikė vlen pėr botėn e vlerave dhe tė opinioneve. Jo mė kot tė gjithė e kemi tė vėshtirė tė ndėrrojmė mendim. E pse ta bėjmė? Nėse do tė ndryshonim mendim pėr diēka tė caktuar, jo vetėm qė do tė prishnim imazhin e krijuar nė kokė, por do tė vinim nė diskutim tė gjitha vlerat qė lidhen me kėtė gjė dhe nė fund, do tė ndryshonim vetė identitetin tonė. Njė fushė tjetėr mbi tė cilėn kemi shumė pak kontroll ėshtė ajo e veseve, pėr shembull kur e kemi tė vėshtirė tė lėmė duhanin, apo tė ndryshojmė mėnyrėn e tė ngrėnės.

    E ardhmja tė frikėson

    Neofobia ėshtė njė ēėshtje personaliteti. Ndryshon sipas grupit shoqėror, moshės (tė moshuarit pėr shembull janė alergjikė ndaj tė resė). Por lajmi i mirė ėshtė se mund tė ushtrohemi qė tė bėhemi mė tė bindur. Si? Duke pėrdorur disa strategji tė thjeshta dhe duke pasur parasysh se neofobia ėshtė nė pėrpjesėtim tė zhdrejtė me dijen. Sa mė shumė tė arsimohemi e tė jemi nė kontakt me lajmin aq mė pak u frikėsohemi sfidave tė reja. Por a mjaftojnė kėto armė pėr tė pėrballuar pasiguritė e mėdha ekonomike dhe sociale qė na rrethojnė aktualisht? “Perceptimi i pasigurisė ėshtė subjektiv: pėr shembull jemi mė mirė ne apo gjyshėrit tanė gjatė luftės? Me ē‘parametra duhet tė lidhemi?”, pyet psikologu. “Ėshtė e vėrtetė qė na gėnjyen duke na thėnė se gjithēka shkon mirė, por nė fakt nuk ėshtė kėshtu. Problemi ėshtė se ne mėsohemi shumė shpejt me mirėqenien dhe ndihemi tė frustruar kur kjo gjė na mungon, por sėrish kemi mundėsi tė rinovohemi dhe tė gjejmė zgjidhje tė reja. Fundja nė asnjė epokė nuk ėshtė jetuar mė mirė sesa sot”. Ėshtė e vėrtetė, por ēfarė pasojash sjell nė nivelin psikologjik dhe social pasiguria? Kjo temė u pėlqen shumė shkencėtarėve qė merren me ēėshtjet sociale. Sipas tyre, kur njerėzit nuk dinė se ēfarė tė bėjnė, apo ēfarė tė zgjedhin pėrdorin rregullat e situatave tė vėshtira, kur informacionet qė vijnė dhe alternativat janė tė shumta. Nėse duan tė arrijnė nė njė pėrfundim pa i pėrdorur tė gjitha alternativat (sepse humbasin kohė dhe energji) zgjedhin atė qė u leverdis mė shumė nė atė moment. Ėshtė i ēuditshėm fakti qė njerėzit janė gjithnjė tė prirur tė mendojnė se kur njė produkt ėshtė i shtrenjtė, ėshtė shumė i mirė. Ky ėshtė njė lloj “mesazhi” i shkurtuar, qė nga njėra anė na kursen kohėn, por nga ana tjetėr na ekspozon ndaj rrezikut nėnvlerėsimit. Kjo do tė thotė se ēmimi nuk ėshtė i vetmi tregues i cilėsisė.

    Edhe njė herė arrijmė nė pėrfundimin se tė ndryshosh, tė vendosėsh dhe tė pėrshtatesh ėshtė e vėshtirė. Por duke pasur parasysh tė ardhmen qė na pret, tė mbushur me ndryshime ekonomike dhe risi teknologjike, vlen tė thuhet: nuk ka shumė pėr tė zgjedhur. (GAZETA-SHQIP)
    Share this post on: reddit

    No Comment.


      Ora ėshtė 6/5/2024, 17:57