BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Shumė kushte pėr liberalizimin e vizave!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫

    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    04062012

    Buzqeshje Shumė kushte pėr liberalizimin e vizave!

    Mesazh nga LePuRuShJa

    Shumė kushte pėr liberalizimin e vizave! Viza

    Kosova duhet tė japė shembuj konkretė tė luftimit tė krimit tė organizuar dhe korrupsionit, nėse dėshiron pėrshpejtimin e procesit tė liberalizimit tė vizave.

    Ky vlerėsim ka dalė si konkluzion i debateve tė sė hėnės pėr procesin e liberalizimit tė vizave.

    Nė kėto debate u tha se krahas politizimit tė kėtij procesi nė rastin e Kosovės, pėr shkak tė mosnjohjes sė saj nga pesė vendet anėtare tė BE-sė, sundimi i ligjit ėshtė vendosur tashmė si njė prej sfidave, krahas kushteve tė njėjta qė kanė vlejtur pėr vendet e tjera siē janė: siguria e dokumenteve personale, riatdhesimi dhe ri-integrimi, menaxhimi i integruar i kufijve dhe ēėshtje tjera.

    Zėvendėsministri i Integrimeve Evropiane, Gėzim Kasapolli tha se vendet e rajonit e rajonit e kanė kaluar kėtė proces kualifikues brenda 18 deri nė 30 muajve.

    Por, Kosova, vijoi ai, i ka plotėsuar tashmė shumė aspekte teknike, kėshtu qė tash e tutje, sipas tij, mbeten pėr t’u tejkaluar aspektet politike si dhe ato tė luftimit tė krimit e korrupsionit.

    “Pa dyshim qė ēėshtja e luftimit tė krimit tė organizuar dhe korrupsionit si fenomene dhe dukuri tė cilat nuk janė vetėm tė Kosovės, por janė pėr tė gjitha vendet e rajonit dhe qė ne nė masė tė madhe tashmė pjesėn teknike e kemi plotėsuar dhe duhet ta adresojmė edhe aspektin politik".

    "Nėse pėr shumicėn e vendeve tė rajonit ka qenė proces pak mė shumė teknik, nė rastin e Kosovės ėshtė njė proces shumė mė tepėr politik”, ka thėnė Kasapolli.

    Ndėrkaq, kryetari i Komisionit Parlamentar pėr Integrime Evropiane, Lutfi Haziri, deputet nga radhėt e Lidhjes Demokratike tė Kosovės, tha se pėr Kosovėn BE-ja do tė aplikojė njė kujdes tė shtuar.

    Dinamika e procesit deri te liberalizimi i vizave, sipas deputetit Haziri, do tė varet kryekėput nga puna e institucioneve tė Kosovės.

    “Ne duhet tė mbėshtetemi nė njė afat kohor, por, ai mund tė jetė mė i shkurtė a mė i gjatė, varet nga qeveria nė radhė tė parė, do tė varet nga gjyqėsori dhe nė fund nga parlamenti me miratimin e tė gjitha akteve dhe pjesėve tė ligjit qė do tė duhet tė adoptohen me kėrkesat qė tashmė janė bėrė”.

    “Mos tė harrojmė se lufta kundėr tė gjitha llojeve tė krimit dhe matja e kėtyre rezultateve do tė jenė parametrat kryesor qė Kosova tė pėrfitojė nė kėtė proces”, ėshtė shprehur Haziri.

    Haziri i ka cilėsuar si shumė optimiste pritjet e disa zyrtarėve nga qeveria, se kosovarėt do tė udhėtojnė pa viza brenda 6 muajve.
    Ndėrkohė, zyrtarja e Lėvizjes Vetėvendosje, Puhie Demaku, tha se Komisioni Evropian i ka lėnė mundėsitė hapur qė tė kthejė procesin prapa, nėse nė Kosovė shėnohen zhvillimet qė cenojnė rendin dhe ligjin.

    Sipas saj, politizimi i skajshėm i procesit mund ta bėjė atė mision tė pamundur.

    “Nė fund tė dokumentit ėshtė njė fjali e cila mua mė shqetėson shumė, e ku thuhet se nėse situata ndryshon substancialisht, komisioni nė konsultim me kėshillin dhe shtetet anėtare, mund tė vendosin ta ndryshojnė kėtė udhėrrėfyes”.

    “Ju e dini shumė mirė se me njė Serbi ēfarė e kemi ne fqinje, e cila ka struktura paralele ilegale pėrbrenda Kosovės, sidomos ato tė sigurisė, destabilizimi i situatės nė Kosovė nė mėnyrė substanciale mund tė ndodhė nė ēdo ēast. Prandaj kėto janė disa nga sfidat qė unė i shoh se e bėjnė kėtė proces tė vėshtirė e po thuajse tė pamundur”, ka vlerėsuar Demaku.

    Mė 14 qershor, Brukseli pritet t’i dorėzojė Kosovės udhėrrėfyesin pėr vizat, kurse takimi i radhės me Komisioni Evropian pritet tė mbahet nė vjeshtė, pas publikimit tė raportit tė progresit.

    Kosova dhe qytetarėt e saj aktualisht mbeten mė tė izoluarit nė Evropė, sa i pėrket lirisė sė lėvizjes, kurse njė faktor qė ka ndikuar nė kėtė aspekt ka qenė edhe droja e vendeve evropiane se nėse i heqin vizat pėr kosovarėt, shumė tė rinj do t’ia mėsynė Evropės pėr strehim dhe punė, pėr shkak tė kushteve tė rėnda ekonomike nė vend. /BotaSot/
    Share this post on: reddit

    No Comment.


      Ora ėshtė 3/5/2024, 03:14