Diellza Kolgeci njė emėr mjaft dominant, e cila me punėn dhe sharmin e saj ka bėrė tė cilėsohet si njė femėr e suksesshme. Po bėhen gjashtė vjet qė ajo ėshtė bashkorganizatore e party-t I Love Prishtina qė shėnohet nė prag tė verės.
Kėtė vit ky party u realizua bashkė me Duplex Prishtina pėr tė cilėn mbrėmje Diellza thotė se shkoi ēdo gjė mirė. Ajo gjatė intervistės me Zėri-n, ka treguar se ka edhe disa plane pėr tė ardhmen dhe pėr tė cilat thotė se do ti zbuloj me kohė.
Jeni aktive nė disa evenimente nė vend, mbase jo si modele por si imazh i fotografisė?
Me pėlqen puna e organizimit tė evenimenteve, e posaēėrisht tė atyre nė tė cilat jam edhe unė pjesėmarrėse. Sė fundi vlen tė ceket pjesėmarrja apo bashkėpunimi im me Duplex Prishtina me tė cilėt tani e gjashtė vjet po organizojmė party pėr ditėn e verės.
Party tashmė ėshtė bėrė tradicional dhe quhet I love Prishtina, dhe e realizojmė nė prag tė verės. Nė kėtė eveniment kanė qenė tė ftuar personalitete nga fusha tė ndryshme dhe kemi kaluar pėr mrekulli nė ambientin e Duplexit.
Ishit prezente edhe nė Videofestin Muzikor, cilat janė pėrshtypjet e juaja?
Nė atė mbrėmje rėndom si ēdo vit, mundohemi tė dukemi sa mė bukur me prezencėn tonė. Si shumė tė tjera ashtu edhe unė jam pėrkujdesur pėr dukjen dhe besoj se ia kam arritur. Ndėrsa sa i pėrket pėrshtypjeve, mendoj se kaloi mirė ajo mbrėmje.
Kam pėrshtypje tė mira pėr kėtė videofest dhe e kam ndier veten shumė mirė kur kam parė shumė shoqe dhe shokė tė mi qė dukeshin mė bukur se kurrė. Me tė vėrtetė ishte njė mbrėmje madhėshtore me plot yje.
Tashmė jeni njė person me karrierė, mendoni se i keni realizuar tė gjitha planet?
Njeriu derisa jeton ka plane dhe dėshira, kėshtu qė asnjėherė nuk ndjehet i pėrmbushur. Unė deri mė tani i kam realizuar shumė plane dhe jam fatlume pėr kėtė, mirėpo jeta dinamike bėnė qė tė kemi plane tė kohėpaskohshme qė rrjedhin bashkė me fazat e jetės. Puna mė pėlqen dhe njeriu sa mė shumė tė punoj as mė mirė ėshtė pėr jetėn e tij dhe kėshtu qė edhe unė do tė mundohem qė edhe mė tej tė punoj.
Mesazhi juaj pėr fund?
Njeriu jeton duke punuar dhe me punė arrihet ēdo gjė. Unė kam disa plane pėr tė ardhmen tė cilat do ti zbuloj me kohė, shpresoj tė arrijė sukseset aty ku edhe pretendoj ashtu siē kam arritur deri mė tani.