BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Ne forme, me kosto zero!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫

    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    13072012

    Buzqeshje Ne forme, me kosto zero!

    Mesazh nga LePuRuShJa

    Nė stinėn e verės, tė gjithė, djem e vajza, pėrpiqen tė rregullojnė trupin, por me metodat e fundit do tė nevojiteshin njė mal me para. Ja disa udhėzime me kosto tė ulėt qė kur tė dilni nė plazh, rrobat e banjės t’u rrinė mirė dhe tė tėrhiqni vėmendjen e atyre qė keni pranė. Aleati mė i mirė i sportit ėshtė koha e mirė. Nuk keni nevojė tė mbylleni nė shtėpi ose tė hipni nė makinė. Shfrytėzojeni kohėn dhe ato pak minuta qė keni nė dispozicion pėr tė bėrė pak aktivitet fizik. Duket si e pamundur dhe marrėzi, megjithatė duhet pirė shumė ujė pėr tė eliminuar ato helme qė qėndrojnė nė pika kritike tė trupit. Kur jeni nė dush, kalojeni dorezėn e masazhit nė tė gjithė trupin: fėrkimi nxit qarkullimin dhe zbut lėkurėn. Dielli dhe drita janė tė parezistueshme. Kur i sheh, tė hipėn dėshira tė zhvishesh e t’i shijosh deri nė fund tė ditės. Por a jeni gati pėr ta bėrė kėtė? Nėse po, atėherė ndiqni disa kėshilla pėr tė ardhur nė formėn mė tė mirė fizike, duke mposhtur celulitin dhe duke e pėrgatitur lėkurėn pėr t’u nxirė mė shumė. Kostoja e gjithēkaje ėshtė zero. Ja disa udhėzime qė vėnė nė lėvizje trupin, edhe nėse keni pak kohė tė lirė dhe nuk dėshironi tė mbylleni nė palestėr.

    SPORTI

    Aleati mė i mirė i sportit ėshtė koha e mirė. Nuk keni nevojė tė mbylleni nė shtėpi ose tė hipni nė makinė. Shfrytėzojeni kohėn dhe ato pak minuta qė keni nė dispozicion pėr tė bėrė pak aktivitet fizik. Ja njė shembull: nėse keni 30 minuta nė dispozicion dhe punėn nuk e keni shumė larg, shkoni me biēikletė. Ky ėshtė sporti mė i mirė e mė i lehtė edhe pėr ata qė nuk e honepsin dot aktivitetin fizik. Ulur mbi shalė, trupi peshon mė pak dhe brenda 30 minutave duke lėvizur kėmbėt, digjni aq kalori sa ka njė sanduiē. Nėse keni vetėm dhjetė minuta nė dispozicion, atėherė ecni me hap tė shpejtė dhe do tė digjni aq kalori sa kanė katėr ēokollata tė vogla. Nė fundjavė merruni me kopshtari: mbillni, prashisni, vadisni… dhe hiqni aq kalori sa ka njė kupė akullore me fruta. Natyrisht mund tė gjeni njėmijė mėnyra tė tjera pėr rrėzuar kilet e tepėrta: pas paketimeve tė ushqimeve keni tė shėnuara tė gjitha kaloritė qė pėrmbajnė. Mund t’i llogarisni dhe tė mos i kaloni.

    USHQIMI

    Nė kėtė periudhė, ushqimet mė tė preferuara janė ato hipokalorike, detoksifikuese, jo tė rėnda. I tillė ėshtė shpargu, qė ka pak kalori dhe shumė kalium, substancė e nevojshme sidomos nė stinėn e verės. Lakėrishtat janė tė pasura me klorofil dhe forcojnė sistemin imunitar. Spinaqi pėrmban sekretinė, njė substancė qė siguron njė tretje mė tė mirė. Karota dhe kajsia pėrmbajnė shumė karotenoide, substanca qė mbrojnė qelizat nga rrezatimi diellor. Mango dhe ananasi nxisin pastrimin dhe ndihmon nė shfryrjen e organizmit.

    UJI

    Duket si e pamundur dhe marrėzi, megjithatė duhet pirė shumė ujė pėr tė eliminuar ato helme qė qėndrojnė nė pika kritike tė trupit. Pėr tė kryer funksionet primare (tretja, qarkullimi, lėvizja), organizmi ynė prodhon lėngje, qė nė gjuhėn mjekėsore janė quajtur toksina. Njė hidratim i mjaftueshėm i lehtėson punėn veshkave dhe mėlēisė, “laboratorit tė trupit”, dhe thjeshtėson eliminimin e skorieve. Natyrisht, duhen eliminuar edhe ushqimet e pėrpunuara, tė rėnda dhe me shumė kalori. Kėshtu edhe raporti ynė me peshoren do tė ishte mė i mirė!

    AROMATERAPIA

    Vajrat esencialė tė limonit dhe borzilokut ju ndihmojnė qė ta pėrballoni vapėn mė me energji. Hollojini nė ujė dhe hidhini nė shishe tė vogla me sprucues dhe spėrkasni trupin kur keni shumė vapė ose ndiheni tė fryrė: janė aleatėt mė tė mirė tė lėkurės.

    MASAZHET

    Kur jeni nė dush, kalojeni dorezėn e masazhit ose furēėn me fije tė gjata nė tė gjithė trupin: fėrkimi nxit qarkullimin dhe zbut lėkurėn. Masazhet ose lėvizjet rrethore duhet tė nisin nga thembra e kėmbėve e tė arrijnė deri te krahėt, barku dhe me shumė kujdes te gjoksi. Nė fund, bėni njė shpėlarje me ujė tė ftohtė, duke e kaluar kokėn e dushit te zonat mė kritike tė trupit dhe te gjoksi. Uji i ftohtė nxit qarkullimin, ndihmon nė dobėsim dhe tonifikim. (Gazeta-Shqip)
    Share this post on: reddit

    No Comment.

      Similar topics

      -

      Ora ėshtė 19/5/2024, 10:23