Mijera mendime kalojne ne mendjen tone gjate dites, qindra prej tyre pasqyrohen ne boten e jashtme me ane te fjaleve. Cdo fjale e nxjerre nga goja pasqyron menyren tone te mendimit dhe principet tona. Cdo fjali e formuar, cdo mendim qe na kalon ne mendje jane frymezime, mesime te dhena vetes sone. Ne vazhdojme ta mesojme veten pa pushuar asnje moment. Tani duhet te ndergjegjesoheni rreth kesaj pike. Ushtrimi juaj i sotem eshte te kapni mesimet negative te nxjerra nga goja juaj. Fokusi im perqendrohet vazhdimisht ne menyren e te folurit te njerezve dhe per kete arsye arrij te dalloj investimet negative qe njerezit e njohur apo te panjohur bejne mbi te ardhmen e tyre. Sigurisht qe dallimi i kesaj nga te gjithe njerezit do te mundesoje investime pozitive ne vitet e ardhshme. Fjale "mos valle po plakem, kam filluar te harroj shpesh kohet e fundit", te nje gruaje 50-vjecare, "po me shtohen semundjet me kalimin e viteve", ose fjalet e nje 40-vjecari "keshtu me dhemb koka mua", "vuaj nga migrena" dhe lidhja e tij me semundjen apo ankesat e disa njerezve te tjere te shprehura me fjale si "jeta eshte shume e veshtire, shume" jane frymezime negative qe njeriu i dhuron vetes se tij.
Nese ju e perceptoni plakjen si semundje, humbje te fuqive, prishje te bukurise, humbje e aktivitetit fizik atehre do te krijoni nje pleqeri te tille per veten tuaj. Fusha juaj e perceptimit eshte fokusuar mbi nje tip pleqerie te tille dhe truri juaj do te mundesoje njohjen e pleqerive te tilla. Dhe ne kete menyre do te bindni veten tuaj. Por ne te vertete te gjithe te moshuarit nuk jane ashtu. Ka shume te moshuar te cilet nuk tregojne per moshen e tyre, trupin dhe mendjen e kane ne gjendje optimale, bejne nje jete aktive dhe shihen si njerez te urte e te mencur nga njerezit perreth. Nese besoni se kjo eshte e mundur perceptimi juaj do te rreshqase tek te moshuarit e shendetshem dhe do t'ju mundesoje dallimin e tyre. ajo qe i ndryshon njerezit nga njeri-tjetri jane mendimet dhe besimet e tyre.
Mbani prane vetes nje bllok shenimesh dhe perpiquni te kapni te gjitha fjalite negative te nxjerra sot nga goja dhe me pas shkruajini. Ne darke mund te ngeleni te habitur nga fjalite e shumta. Ky ushtrim do te jete nje hap i shpejt per ndryshimin tuaj. Pastaj askush nuk deshiron t'i beje keq vetes apo jo? Ta kuptosh kete eshte dicka e bukur.
No Comment.