Leshimi ne treg i iPhone 5 nuk po pritet me padurim vetem nga te apasionuarit pas produkteve te Apple, por edhe nga vete ekonomistet amerikane. Me brezin e ri te iPhone qe do te dale ne shitje ne SHBA diten e merkure, ekonomistet parashikojne qe interesi per kete celular te jete aq i madh, sa qe te ndihmoje per ti dhene nje impuls rritje vete ekonomise me te madhe ne bote, asaj te SHBA-se. Sipas parashikimeve te kryeekonomistit te J.P.Morgan, Michael Feroli, shitjet e iPhone mund te ndikojne ne 0,25-0,5% rritje ne tremujorin e katert te vitit, duke ndikuar me nje rritje te konsiderueshme vjetore te Prodhimit te Brendshem Bruto me te pakten 0,1%. Ne baze te perllogaritjeve mesatare te tregut, shitjet e iPhone 5 mund te shtojne ne buxhetin e shtetit 3,2 miliarde dollare ne tremujorin e fundit ose ne total 12,8 miliarde dollare ne te gjithe vitin, parashikoi Feroli.
Nese ky parashikim do te rezultoje i vertete, kjo do te thote se vetem prej celularit te ri te prodhuar nga Apple, Shteti Amerikan do te perfitoje taksa vjetore sa gjysma e PBB-se vjetore te Shqiperise apo 3-4 here me te larta se buxheti yne kombetar. top-channel.
No Comment.