Pas vapes se nxehte te veres dhe plazheve pafund mes ujit te kripes, ne fillim te muajit shtator floket paraqiten ne gjendje te mjeruar dhe kane nevoje per "rimekembje".
Shampua qe perdorni ne floket tuaj nuk duhet te jete shume agresive, sidomos nese i lani shpesh.
Perzgjidhni formula delikate dhe ne rastin e flokeve te lyer perdorni shampo speciale.
Masazhi gjate larjes duhet te jete i bute dhe duhet te shoqerohet me shpelarje me uje jo shume te nxehte. Pas larjes se flokut eshte e rendesishme te perdoret nje produkt ushqyes per floket, mund te jete nje balsam i thjeshte i cili duhet mbajtur disa minuta ne floke ose nje maske e cila duhet perdorur dy here ne jave.
Vetem me perdorimin e rregullt te ketyre produkteve do arrini te rrimekembeni floket tuaj te demtuar.
Pasi jane te lare floket duhen thare ne menyre delikate dhe nuk duhet perdorur shpesh tharesja.
Nese floket vijojne te jene te thate nje vaj rigjenerues per majat do ti kthente te bute, i cili duhet te hyje thelle ne pjeset e demtuara. (noa.al)