BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Eliza Dushku: Shqiperine e kam ne gjak dhe temperament!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Eliza Dushku: Shqiperine e kam ne gjak dhe temperament!

    Mesazh nga LePuRuShJa 10/10/2012, 10:25

    Eliza Dushku: Shqiperine e kam ne gjak dhe temperament! Elizadushkuneopinion

    Nuk ka lindur ne Shqiperi, gjyshi i saj ka shkuar ne Amerike kur ishte 12 vjec dhe per here te pare ketu erdhi ne moshen 25-vjecare. Por lidhja e saj me Shqiperine duket se eshte me e madhe. Aktorja e Hollivudit, Eliza Dushku, prej kohesh eshte bere nje imazh i vendit tone ne bote dhe nje krenari e shqiptareve. Ne nje interviste dhene per gazetarin Blendi Fevziu ne emisionin “Opinion”, aktorja rrefen historine e origjines se saj shqiptare dhe lidhjet me Shqiperine. Dushku flet per dokumentarin e realizuar ne Shqiperi dhe emocionet e njohjes se vendit te te pareve te saj.

    Mire se vini ne studion e “Opinion”-it. Eshte kenaqesia ime t’ju kem ketu.

    Faleminderit shume.

    Jam dakord per cdo gje cdo gje qe ju thate.

    Jeni permiresuar akoma me shume ne gjuhen shqipe ne krahasim me heren e pare qe keni qene ketu ne Shqiperi.

    Faleminderit. Po, paksa.

    Kjo eshte vizita juaj e trete ne Shqiperi?

    Ne fakt, eshte vizita ime e 5 ose e 6. Por per dokumentarin kjo eshte hera jone e trete.

    Kur keni qene per here te pare ketu?

    Hera e pare besoj se ka qene ne 2005-n – 2006-n, kur jemi takuar nje here, sigurisht.

    Jemi takuar ne Dhermi.

    Kisha ardhur me Fadil Berishen. Ai me gjeti ne Nju Jork dhe me tha: “Ju duhet te vini ne Shqiperi, vendi juaj po ju therret”. Une nuk kisha qene kurre ketu. Im ate eshte shqiptar, por ne kryesisht na ka rritur nena. Prinderit tane ishin te ndare. Kishim shume te perbashketa dhe ishim shume te afruar me babin, por nuk dinim shume gjera per Shqiperine. Keshtu heren e pare kemi ardhur me babin dhe me vone pastaj jemi shoqeruar edhe nga mami. Dhe atehere jemi takuar edhe me ju.

    Eshte shume interesante, sepse ne SHBA ka komunitete te medha shqiptaresh. Komuniteti me i madh para Luftes se Dyte Boterore dhe me pas komuniteti i ri pas 1990-s. Kam degjuar se babai juaj eshte nga Korca.

    Po, gjysherit e mi. Im ate ka lindur ne Boston.

    Si shkoi familja e babait tend nga Shqiperia ne Shtetet e Bashkuara?

    Gjyshi im ishte rreth 12 -13 vjec kur erdhi me anije ne Boston.

    Nga qyteti i Korces…

    Po, nga Korca. Ai nisi te punoje ne Boston per njefare kohe, hapi nje biznes dhe me pas eshte kthyer perseri ne Korce per te gjetur nje grua. Aty ai takoi gjyshen time Velarminin.

    Sic benin zakonisht te gjithe imigrantet shqiptare ne ate kohe. Ata ktheheshin ne vendin e tyre per te gjetur nje grua.

    Po, nje grua te bukur, gjyshen time Velarmini.

    E keni takuar ju gjyshin dhe gjyshen tuaj?

    S’e kam pasur mundesine te njihja gjyshin dhe gjyshen time se ata kane nderruar jete para se te lindja une. Dhe kjo eshte nje tjeter arsye se pse ky dokumentar eshte kaq i vecante dhe kaq i fuqishem per ne. Sepse ne nuk i kemi njohur ata, nuk dinim shume per vendin nga i cili ata kishin ardhur dhe kurre s’na u dha mundesia te degjonim historite e tyre, qe ata t’i ndanin ato me ne.

    As nga babai juaj?

    Nga im ate i kemi mesuar pak gjera, sigurisht. Por eshte ndryshe t’i degjoje nga goja e tyre. Dhe tani qe na jepet mundesia te shetisim ne Korce, te vizitojme vendet ku ata linden dhe kane jetuar dhe kane ecur, eshte nje ndjesi vertet e fuqishme.

    Babai juaj ka lindur ne Boston, por a ka qene ai pjese e komunitetit shqiptar atje, apo jo?

    Besoj se ka qene. Ata jane rritur ne nje zone te Bostonit, ne Sauthend ku ka pasur shume imigrante nga e gjithe bota. Gjyshi im kishte nje dyqan me artikujt te ndryshem. Dhe kjo eshte nje nga gjerat, per te cilat im ate eshte ndjere krenar per babane e tij. Ne shume vend ne Boston italianet benin pazar vetem ne dyqanet italiane, irlandezet vetem ne dyqanet irlandeze. Ishin ndare sipas kombesive. Por gjyshi yne thoshte: “Dyqani im eshte i hapur per te gjithe. Te gjithe mund te vijne te bejne pazar ketu.

    Per te gjitha kombesite…

    Po, jo vetem per shqiptaret, por per te gjithe. Dhe mesa kam degjuar, ai nuk ka bere kurre nje dite pushim ne jeten e tij. Ai punonte cdo dite edhe ne ditet e festave. Im ate, vellezerit dhe motrat e tij e ndihmonin gjyshin ne dyqan. Ata ishin 5 femije.

    Gjysherit e tu nuk u kthyen kurre ne Shqiperi, as per vizite?

    Jo, mesa di une.

    Dhe babai juaj ka ardhur per here te pare ne Shqiperi me ju apo…?

    Ai ka ardhur nje here i vetem, ne fillimet e viteve ’90 dhe ishte nje vizite shume e vecante per te. Ai erdhi te takonte xhaxhain i cili quhej Enesti. Ai jetonte ketu.

    Ishte akoma gjalle atehere?

    Po, ai ishte akoma gjalle dhe im ate shkoi drejt e tek shtepia e tij. Edhe ne ne kete dokumentar kemi shkuar tek e njejta adrese. Ne kishim vetem nje adrese qe nga vitit 1991. Im vella dhe une bashke me grupin e xhirimit shkuam te kerkonim pjesetaret e mbetur te kesaj familje. Kishim nje numer telefoni qe nuk punonte dhe po ashtu edhe kete adrese te vjeter. Keshtu ne shkuam dhe i trokitem ne dere. Ai kishte nderruar jete.

    Po familja e tij jetonte akoma atje?

    Po, vajza e tij, Elvira, kusherira jone dhe dy femijet e saj, Neli dhe Florian, gruaja e tij dhe femijet e tyre. Ata u bene pjese e dokumentarit tone. Ata na cuan te benim pazar ne dyqanet e tyre. Kemi shtruar nje darke ne shtepine e tyre. Ishte dicka e mrekullueshme.

    Ju keni lindur ne 1980. A ka qene e pranishme Shqiperia gjate femijerise suaj?

    Ishte, duke e lidhur me ato gjera qe nena jone kishte mesuar nga gjyshja. Ato gjera qe ajo mendoi dhe e ndjeu se ishin te rendesishme t’i kalonte tek ne gjate mungeses se gjyshes sone. Ishin gjera te tilla si “byreku”. Ne e quanim byrek me spinaq. Per Vit te Ri, ne pergatisnim nje byrek me spinaq, mbeshtillnim nje monedhe aty dhe e fusnim brenda tek mbushja.

    Po, tradite shqiptare kjo….

    Po dhe kjo gje na pelqente shume. Une kam tri vellezer me te medhenj dhe te gjitheve na pelqente shume kjo gje. Pra, ishin tradita te ndryshme per te cilat kemi mesuar se gjyshja jone i ndiqte me shume rreptesi.

    A ju ka rene juve ndonjehere monedha?

    Po, sepse une haja sa me shume qe te mundja vetem qe te me qellonte monedha ne te.

    Sepse kjo do te thote qe ju ate vit jeni me fat….

    Po.

    Po a kishit ju ndonje informacion per Shqiperine ne ate kohe. Akoma ne ate kohe, kur ju mund te keni qene 10 apo 12 vjece, Shqiperia ishte nje vend i mbyllur. A kishit ju ndonje informacion per Shqiperine, se cfare po ndodhte ketu?

    Nena jone eshte pedagoge e politikes krahasuese nderkombetare ne Universitetin e Bostonit. Nena jone tregonte per ngjarjet qe ndodhnin ne vendet e ndryshme. Keshtu ajo do te na tregonte edhe per Shqiperine. Sic e thate edhe ju, ishte nje vend i izoluar. Ishte gjithmone interesante sepse ne jemi rritur ne Uotertaun, sic e permendet edhe ju, dhe atje ishte nje komunitet shume i madh me armene, shume i madh. Ai eshte komuniteti i dyte me i madh ne vend. Ne kishim shume shoke armene. Por kur ishim ne shkolle, mesuesit na thoshin: “C’kombesi jeni ju”?

    “Jemi shqiptare, thoshim ne. Jo, jo, thoshin ata. Ju doni te thoni se jeni armene?

    Ne thoshim jo, jemi shqiptare. Ekziston nje vend qe quhet Shqiperi, nje vend i vogel.

    Perseritet e njejta histori me shqiptaret ne te gjithe boten. Disa here ata ngaterrohen me armenet. Po atehere, kur niset te merrnin me shume informacione per vendin?

    Po si cdo femije, kur fillon te rritet, edhe ne filluam t’i benim babait pyetje te ndryshme dhe ishim afruar shume me vellezerit dhe motrat e tij. Me vellain e tij me te madh, Nikolas. Ky kishte dy femije. Djali i tij erdhi me nje mision ne Shqiperi dhe vajza e tij erdhi te kryente disa pune ne Bullgari. Ata u perpoqen te krijonin lidhje me familjen ne Tirane. Nuk ishte dicka sekrete, por ne te njejten kohe gjerat nuk ishin edhe aq te hapura sa c’i kishim nga ana e nenes sime. Prandaj ishte i rendesishem fakti… se une jam nje person qe hyj drejt e ne teme. Keshtu sapo me rane ne dore burimet, krijova disa lidhje. Po ashtu edhe miqesine me Fadilin e shfrytezova dhe si perfundim zbarkuam ne Shqiperi.

    Keni pasur ju kontakte me anetare te komunitetit shqiptar ne Boston kur ishit femije?

    Jo edhe aq shume. Sic e thashe, ne jemi rritur ne familjen e nenes sime. Edhe im ate kishte nje lidhje siperfaqesore, te vogel, por nuk ishte dicka e thelle me komunitetin shqiptar.

    Une per shembull kam me shume lidhje se ai tani. Me kalimin e viteve… Me kujtohet kur halla nderroi jete, funerali i saj u be ne Kishen Ortodokse Shqiptare ne Sauthend te Bostonit. Dhe ne kemi shkuar atje. Para se te niste funerali, dukej si nje dasme e madhe. Aty perreth kishte shume shqiptare dhe ne takuam njerez te ndryshem. Prifti sapo kishte ardhur nga Kosova. Une e ndiej se me kalimin e kohes po krijoj akoma me shume lidhje me shqiptaret.

    Po, kjo eshte shume interesante. Kam degjuar se … nuk jam i sigurt nese kjo histori eshte e vertete apo jo, por kam degjuar se…

    Thashethemet kane marre dhene….

    Kam degjuar se kur i jeni futur kinematografise, ju keni pyetur Arnold Shvarzenegerin, nese duhet ta ndryshonit emrin tuaj ne nje emer arti, apo jo.

    Eshte e vertete kjo gje apo jo?

    Me duket se ka qene nena ime. Meqe ajo eshte profesore dhe nuk ia ka idene biznesit te artit. Sepse ne filmin tim te pare une kam qene rreth 10 a 11 vjece.

    Profesore dhe biznesi i artit, dy gjera te ndryshme…

    Po, tamam. Ajo as Arnold Shvarzenegerin nuk e njihte, por kur shkuam atje te gjithe hasnin veshtiresi me emrin tim. Gjate gjithe jetes me thoshin, “Dushku, Dushka’. Nuk ma shqiptonin sic duhet mbiemrin. Keshtu nje dite mami i tha Arnoldit. “Arnold, njerezit po me thone se kemi nje mbiemer shume te cuditshem. Mos duhet ta ndryshojme kete mbiemer? Ai thote: ‘Me beso mua, kane per ta mesuar”. Kur mesuan “Shvarzenerger, ve doren ne zjarr se kane per ta mesuar edhe kete”.

    Mendoj se ishte nje ide shume e mire qe nuk e ndryshuat emrin?

    Jo, une s’do ta kisha ndryshuar kurre. Dhe mendoj se as ajo nuk e kishte seriozisht ate qe tha.

    Si e niset jeten tuaj ne kinematografi?

    Sinqerisht, ishte thjesht pune fati. Im vella, ortaku im producent, kur isha 9 vjece, im vella ishte nje aktor, luante gjithmone role kryesore ne shfaqjet e shkolles . Ai kishte gjetur nje agjent tregtar. Kemi shkuar ne disa prova bashke dhe une si moter e shoqeroja. Gjate provave une pengohesha dhe rrezohesha. Drejtori i trupes me pa dhe me pyeti nese do te vija ne provat e filmit te tij qe ka qene edhe filmi im i pare. Ishin marre ne prova nja 8 mije vajza ne te gjithe vendin. Te gjitha vajzat ishin te veshura me fustane dhe une isha si djale. Isha pis ne fytyre, kisha veshur pantallona te shkurta. Isha si nje trazovac i vogel. Ata kete kerkonin. Roli ishte per nje femije te prape dhe harrakat. Duhet te shkonim ne Kaliforni per provat e filmit. I telefonuan nenes sime dhe i thane se duam ta marrim ne prova vajzen tuaj per filmin dhe ajo u tha: “Nuk e dua nje jete te tille per vajzen time. Faleminderit Mirupafshim.

    Keshtu ajo e mbylli telefonin. Im vella, tha; “Mami, eshte nje udhetim falas per ne Hollivud. Coje ne Hollivud falas.

    Dhe e keshtu ju shkoni ne Kaliforni. Ishte filmi i pare qe keni marre pjese. “That Night”…

    Po ishte i vellezerve “Uorner”, me Xhulia Luis, C Thomas. Ishte nje film i shkurter, por une isha personazhi kryesor….

    Dhe pas atij filmi ju jeni shperngulur nga Bostoni ne Kaliforni?

    Jo, kam jetuar ne Boston derisa mbarova shkollen e mesme. Pas atij filmi jam kthyer ne Boston, por e njejta zyre xhirimi me kishte regjistruar ne kasete per nje film te Robert De Niros. Leonardo di Caprio dhe Robert De Niro me titull “This boy’s life”. Aty me caktuan te luaja rolin e vajzes se De Niros. Ata thoshin meqe je shqiptare…

    Tani edhe De Niro po thote se eshte shqiptar….

    Po, ne Uikipedia thuhet se nenen ose babain e ka shqiptar, por shqiptar te Italise se Jugut, ata quhen arbereshe. Po, cfare ka thene De Niroja?

    Po ne ate kohe ai nuk ka thene gje se ishte shqiptar. Vetem kohet e fundi tani i ka dhene ze ketij informacioni. Ne ate kohe ata thane: Ky eshte Italian, por edhe ti dukesh e tille. Shqiptar, Italian sikur jeni njelloj. Prape ti mund te luash rolin e femijes se tij. Keshtu une kam luajtur rolin si vajza e tij.

    Filmi tjeter i im ka qene “True Lies” ku kam luajtur rolin e vajzes se Arnold Shvarcenerit dhe Xhemi Li Kertisit. Por gjithmone pasi ka mbaruar filmi une kthehesha ne Boston, vazhdoja shkollen., Nena me ka mesuar te beja nje jete shume normale.

    Por ne ate kohe ne nje fare menyre ju ishit e famshme….

    Po, ne nje fare menyre.

    A ishte e veshtire te vazhdoje shkollen e mesme dhe ne te njeten kohe te ishe nje adoleshente e famshme?

    Po, me raste. Ndonjehere femijet e tjere ishin disi te ashper. Por gjithsesi, familja ime, e cila ishte nje familje fantastike me mesoi te jetoja me kembet ne toke. Une isha motra e vogel dhe pritej qe une te beja pjesen time te puneve te shtepise, te respektoja prinderit. Pra, nuk sillesha si nje yll kinemaje. Keshtu nena ime me lejoi ta vazhdoja kete karriere.

    Po, por ju thate ne fillim se nena juaj sikur nuk ishte dakord qe ju te nisnit karrieren si artiste. A eshte ajo e kenaqur tani me karrieren tuaj?

    Mendoj se ajo eshte e kenaqur tani pas atyre gjerave te tjera qe kam arritur te bej ne karrieren time dhe ato qe po i arrij duke pasur nje farq fame. Nena ime eshte presidente e nje organizate jofitimprurese ne veri te Ugandes, per ish-ushtaret femije. Kjo organizate quhet “ThriveGulu”. Kam shkuar atje me te dhe… Kam degjuar se ajo ndonjehere punon edhe ne Senegal, ne Dakar.

    Tashme ajo punon ne universitetin Safic, nje kampus satelit ne Dakar. Por ajo jep mesim “African Politics” dhe “Eomen studies” (studime gjinore per femrat) Por kete organizate jofitimprurese ajo e ka nisur ne Ugande. Ajo eshte 70 vjece dhe ka nisur nje Organizate jofitimprurese dhe une jam pjese e bordit te saj. Pikerisht tani i jam kthyer shkolles dhe studioj menaxhim e organizatave jofitmprurese, aktivizmin social. Nena ime s’e ve ne dyshim qe s’i ka pare te gjithe filmat e mi. Ndoshta ka pare 4 a 5 nga 20 prej tyre, por e vlereson shume faktin qe une po arrij gjera te mira. Ajo mezi po e pret kete dokumentar, sepse i pelqejne shume gjerat qe jane autentike dhe qe i sherbejne dhe ndihmojne te tjeret.

    E ka pare ajo dokumentarin?

    Jo, nuk e ka pare akoma. Ndoshta do ta shohe ne Nju Jork ne nentor. Per here te pare do ta transmetojme ketu neser ne darke. Kjo eshte shfaqja jone e pare. Dhe me pas do ta transmetojme ne Nju Jork, ne nentor.

    Kam pershtypjen pas atij takimi te fundit qe patem ne 2006, se ajo e njeh Shqiperine dhe di me shume per te sesa babi juaj. Kjo ndoshta sepse ajo eshte profesoreshe, di per historine e Shqiperise.

    Sigurisht, ajo eshte shume e dhene pas historive te vendeve te ndryshme te botes.

    Cila ka qene preferenca e nenes suaj per te ardhmen tuaj kur ishit femije?

    Mendoj se ajo shpresonte qe une do t’i futesha shkences politike.

    Mos me thuaj doktor apo arkitekt, sepse shumica e prinderve e kerkojne nje gje te tille….

    Jo, une mendoj shkenca politike dhe aktivizimi social. M’u desh te beja nje rruge me kthesa per te arritur atje, por e gjeta rrugen. Gjithashtu, tani une studioj edhe disa ore shkence politike. Pa dyshim qe une jam nje kombinim i te dy prinderve te mi.

    Po babai, eshte i kenaqur me karrieren tuaj?

    Po, ai eshte mahnites. Edhe im ate ka qene mesues.

    Ka qene qe ne fillim?

    Im ate ka dhene mesim ne klasen e 3-te dhe te 4-tert ne Boston. Per nje fare kohe kam menduar edhe te behesha mesuese. Me pelqente shume kur e shihja babain te jepte mesim. Shkoja ndonjehere ne klasat ku ai jepte mesim. Ai kishte nje aftesi te pazakonte per te krijuar nje lidhje me femijet. Ai kishte te bente me femije qe vinin nga lagje vertete te veshtira dhe ishte i jashtezakonshem per t’u pershtatur me ta. Keshtu, une kam menduar gjithmone se ndoshta me vone ne jeten time une mund te behesha mesuese si im ate. Por ai ka qene gjithmone shume mbeshtetes dhe krenar per karrieren time.

    Cilat kane qene kontaktet tuaja te para me shqiptaret ne SHBA? Ju me pare permendet Fadil Berishen. Cilat kane qene lidhjet e para qe keni pasur ju me shqiptaret apo me komunitetin shqiptar atje?

    Ndoshta ne vitin 2001 kam realizuar nje film me titullin “Wrong Turn”. Ishte nje film horror. Gjate gjithe filmit ne kishim vetem nje veshje, sepse ne kishim humbur ne pyll. Donin qe une te vishja nje bluze te bardhe. Kerkuan qe te vendosja dicka ne bluze, por nuk e dinin se cfare. Nje embleme, nje simbol. Dhe une u thashe se mund te ofroja nje simbol shume te lezetshem. U thashe per flamurin shqiptar. Ishte shqiponja me dy koke. Ua tregova regjisoreve dhe ata thane: “Shkelqyeshem, na pelqen shume. Keshtu, gjate gjithe filmit kam mbajtur ne kraharor shqiponjen me dy koke. Pas kesaj, pati nje vershim reagimesh nga shqiptaret kudo ne bote.

    Ne ate kohe keni dale ne te gjithe gazetat shqiptare…

    Kjo gje me preku vertete dhe me beri te vetedijshme per te qene krenare qe isha shqiptare. Ishte si nje fare zgjimi. Edhe im ate e thoshte shpesh, se ndonjehere krijohej nje fare ndjesie turpi te ishte shqiptar.

    Sidomos gjate regjimit komunist….

    Absolutisht. Dhe kjo gje sikur ma theu zemren dhe e ndjeva sikur gjithmone kam pasur deshiren t’u dal ne krahe njerezve per te mbrojtur identitetin e tyre, te jeni krenar dhe ta shprehin ate me ze te larte. Jo te thone se ata jane me te miret, por: “Ky jam une dhe jam shume krenar per kete dhe nuk me vjen turp”. Kur e mbajta ate, pati nje reagim te tille dhe shume te rinj filluan te thoshin “tani qe ju jeni kaq krenare qe jeni shqiptare, edhe une ndihem krenar qe jam shqiptar. Kjo me krijoi nje fare deshire per ta eksploruar me tej kete gje. Pothuajse disa vite me vone, Fadil Berisha erdhi ne Nju Jork, ne nje shfaqje. Me takoi dhe me tha: “Une nuk jam i cmendur, por dua qe ti te vish ne studion time te te bej fotografi dhe me pas t’i coj ato ne Shqiperi. Une I thashe: Prit t’u telefonoj vellezerve. Dhe me pas ata dolen dhe biseduan. Pastaj u prezantua ky…

    Ky ishte takimi juaj i pare me Fadil Berishen? Shkuat ne studion e tij?

    Ne fillim, nisa vellezerit te shihnin. Ata me thane se cdo gje ishte ne rregull. Ai fotografonte Halley Berry dhe shume te famshem te tjere keshtu qe mund t’i besonim. Keshtu shkuam dhe ai me ka bere disa fotografi fantastike. Menaxheret dhe agjentet e mi thane se ato ishin fotografite me te bukura qe kisha bere ndonjehere ato 15 vite. Ky ishte nje goxha bonus. Por kur ai tha se donte t’i conte ato ne Shqiperi, te lutem, merr edhe familjen tende. Keshtu ne erdhem dhe ishte dicka e jashtezakonshme.

    Cila ishte pershtypja juaj e pare kur ai ju tha se donte t’ju sillte ketu ne Shqiperi?

    Isha shume e emocionuar. Une gjate gjithe jetes sime kisha udhetuar neper bote me nenen time. Kishim shkuar ne Afrike, Kine, etj.

    Por s’e kishit menduar ju me pare te vizitonit Shqiperine?

    Po, por ne nje moshe me te hershme nuk ishte aq e lehte te udhetoje ketu dhe Shqiperia nuk ishte nje vend aq i hapur. Ishin krijuar disa ide negative per Shqiptaret, prandaj me vjen mire qe m’u dha mundesia te njihja Fadilin dhe qe me solli ketu.

    Cila ishte pershtypja e babait tuaj pas vizites se tij te pare ne Shqiperi ne fillimet e viteve ’90?

    Im ate ishte shume sentimental, shume pozitiv. Kishin ndodhur shume ndryshime. Sigurisht, nuk ishin aq moderne sa c’jane tani. Eshte dicka qe s’mund ta pershkruash kur vjen ne nje vend dhe sheh rrotull, ke ndjesine se dicka te lidh me keta njerez. E ke vertete ate ndjesine se je mes njerezve, mes popullit tend, gjakut tend. Keshtu une mendoj se ai e ka pasur ate ndjesi ne nje menyre shume te thelle. Mbaj mend qe ai u kthye me nje pershtypje vertete shume pozitive.

    Ju thate se keni marre shume mesazhe nga Shqiptaret pas filmit “Wrong Turn”. Por a eshte i njejti reagimi ndaj jush tani kur te gjithe shqiptaret ju njohin qe ju jeni nga Shqiperia dhe ju shohin tatuazhin me shqiponje?

    Tani behet fjale per dicka akoma me te gjere. Kur erdhem ketu une bera tatuazh ne shpine shqiponjen, im vella e beri tatuazhin ne krahe dhe po ashtu edhe im ate ne kycin e kembes. Ishte organike, por ndodhi shume shpejt. Por tani me duket shume sureale. Une ndihem si nje heroine e ketij vendi dhe nuk e di se c’kam bere per te qene keshtu vecse te ndihem krenare qe jam nga ky vend dhe perpiqem te jem nje shembull i mire per te rinjte dhe te perkrah faktin se njerezit duhet te ndihen krenar per vendlindjen e tyre. Sigurisht duhet ta pranojne te gjithe te tjeret, por une besoj tek kultura, besoj se ne keto dite bashke me globalizimin, sikur po humbet kultura dhe te gjithe sikur po bejne te njejten gje. Mua me pelqen te mesoj per historine e nje vendi dhe ne pikerisht kete gje mund tua kalojme brezave te ardhshem. Muzika, ushqimi, gjuha, letersia. Eshte kaq bukur dhe ne kemi nevoje per kete gje.

    Emigrantet tane, sidomos emigrantet e brezit te pare ndihen krenar per karrieren tuaj dhe identitetin tuaj. A luani ju ndonje rol ne komunitetin shqiptar tani? A keni ne plan ndonje gje tjeter pervec ketij dokumentari, paraqitjes se tij ne fund te nentorit ne Nju Jork?

    Ne udhetimin tim te fundit une kam marre nenshtetesine shqiptare. Keshtu kam pasaporten shqiptare dhe kryetari i bashkime, Basha me ka caktuar ambasadore per Tiranen per artet edhe per vendet e ndryshme. Keshtu me uronin mireseardhjen si ambasadore per Tropojen, Korcen. Kemi harxhuar shume kohe per pergatitjen e ketij dokumentari, sepse vertete eshte shume i rendesishem. Ky eshte vertete letra dashurie qe ia nisim ketij vendi. Tani qe ky dokumentar perfundoi, duhet te gjej hapesira te tjera ku e ndiej se duhet te perfshihem dhe ndoshta te tjera gjera per te cilat duhet te punojme.

    Ne fakt, dua te bisedojme dicka ne lidhje me dokumentarin tuaj i cili eshte shume interesant. Si ju lindi ideja qe te xhironit nje dokumentar per Shqiperine?

    Ne dy vizitat e para, nje njerin me babain dhe ne tjetrin me nenen time, ne u mahnitem me bukurite. S’e kishim idene per gjithe kete diversitet, larmi gjeografike, bregdeti, plazhet. Askush s’dinte gje per Rivieren Shqiptare, vecse nese ishte nga ketu apo e kishte vizituar. Keshtu qe Fadili na tha “Po sikur te benit nje dokumentar?!” Te bejme dicka te vecante ndersa vizitojme vendin. Tashme keni vizituar shume qytete. Le ta realizojme, ndersa vizitojme vendin. Le ta filmojme. I kam rene botes kryq e terthor dhe me pelqen shume te udhetoj. Brenda vetes gjithmone e kam dashur nje dicka te tille. Kam shume fansa ne cdo vend, nga media sociale.

    Fillova te mendoj qe s’i kisha me vete njerezit ne udhetimet e mia. Gjithcka u perputh the ndodhi ne cast dhe te gjithe thame se duhet ta realizojme. Fadil Berisha, miku yne i ngushte, Blerim Destani, vellai im Neiv, i dashuri im Rik Foks, ne te gjithe vendosem te vinim ketu. Na u deshen 15 dite dhe vizituam 15 qytete ne te gjithe Shqiperine.

    15 dite ne 15 qytete? Udhetim shume i ngarkuar, shume intensiv…

    Shume i ngarkuar. Nuk kaluam me shume se nje nate ne secilin qytet

    Cilat ishin pershtypjet pas dy javesh?

    Isha shume mallengjyer. U emocionova gjithe ato here, pata nje mori emocionesh. U kenaqa shume, nje fare dobesie te brendshme. Kudo qe shkonim kishte dicka te vecante, dicka magjike, dicka misterioze, dicka te re. U perqendruam ne disa vende historike, ishim ne Butrint, Apolloni,

    dhe patjeter shkuam ne Korce. Kudo qe shkonim pershendeteshim nga njerez aq mireprites

    patem aq shume afrimitet dhe mikpritje ne aq shume vende, qe jo cdokush tjeter ndoshta mund t’i kishte pasur domosdoshmerish. Kjo me beri perseri te mendoj se kjo ishte nje thirrje per dicka qe duhet ta beja patjeter.

    Keni vizituar disa vende ne Shqiperi, cili ishte me interesanti sipas mendimit tuaj?

    E di qe jane shume per t’i mbajtur mend. Vecanerisht nga stergjysherit tane Korca ishte shume speciale per ne.

    A ishte i shijshem byreku i Korces?

    Byreku i Korces ishte shume i shijshem. Kur ishim atje ishte edhe festa e birres, qyteti ishte aq i gjalle. Qytet shume i bukur. Ne Shqiperi me pelqen kombinimi i te vjetres me te rene, te lashtes me modernen. Me pelqen shume ta shoh nje kombinim te tille ne Korce. Gjithashtu me pelqyen plazhet, Dhermiu, Durresi, etj. Ne gjithashtu ishim ne malesi. Malet ishin mbreselenese

    Pritja ishte shume e mire. Njerezit me mesuan te kercej, u binin daulleve.

    Madje as shqiptaret nuk i njohin malet tona aq mire. A ishin te bukura?

    Mahnitese! Iu ngjitem lumit te Valbones. gjithcka e kemi regjistruar ne dokumentarin tone. Me mahnitesja qe mund te kem pare ndonjehere.

    Si ishte mikpritja e njerezve? A ishin miqesor?

    Pertej kufijve te mikpritjes. Bujaria e tyre si askund tjeter ne bote. Kur isha ne malesi me shkruan nje kenge. Nje kenge mireseardhje per Eliza Dushkun. Poqen nje dash ne ferlik dhe na e vune para. Pertej bollekut material ishte ngrohtesia, bujaria e dale nga shpirti qe te bente kaq shume per vete. Kaq shume emocionuese. Kam nje kujtim te vecante kur sapo kisha vene tatuazh shqiponjen. Shkova tek nje dyqan i vogel ne cep te rruges per te marre ca gjera te vogla.

    Ishim ne udhetim dhe u ndala per te marre nje Tylenol apo ndonje aspirine te ngjashme

    Ishte nje plak u ulur ne nje karrige dhe gruaja nga banaku me tha: “Ju jeni Eliza Dushku, une te njoh”. Dhe plaku qe dukej sikur kishte 20 vite pa levizur nga karrigia, erdhi ngadale dhe me kapi nga shpatullat dhe ktheu me kurriz dhe puthi shqiponjen ne mes shpatullave te mia. Dhe me ngjethet mishi sa here e kujtoj dhe pati nje ndikim te thelle brenda meje.

    A jeni e kenaqur me dokumentarin e perfunduar?

    A jam e kenaqur?!

    Po?

    Teper e kenaqur. Ndiej qe kemi xhiruar ato qe kishim planifikuar te xhironim. Ne fakt, u kthyem dhe beme edhe disa xhirime te tjera te vendlindjes dhe shkurtuam disa te bere na Mal te zi dhe ne Maqedoni. Sepse ne viziten e pare patem vizituar Maqedonine dhe Kosoven por s’kishim vizituar Malin e Zi. Dhe ne ishim per ta plotesuar para nje muaji e gjysem. Erdhen pa buje dhe ishim ne Ulqin dhe gjithashtu kaluam me shume kohe me familjen. Dhe kjo ishte permbyllja e komplet dokumentarit. Jam ne ankth dhe shume e emocionuar sepse tashme eshte momenti i madh per t’ua treguar shqiptareve, miqve dhe personaliteteve dhe ne shpresojme qe do t’u pelqeje.

    Do te jete absolutisht i suksesshem….

    Faleminderit shume dhe ne ashtu shpresojme.

    Po personat e tjeret amerikane qe te shoqeronin, duke perfshire edhe te dashurin tend cfare pershtypjesh paten per viziten ne Shqiperi apo per dokumentarin?

    Stafi qe punoi dhe xhiroi per dokumentarin, shume njerez u befasuan.

    Pse u befasuan?

    Sepse Shqiperia kishte qene nje vend i izoluar dhe misterioz. Nje vend i rrethuar nga Greqia, Italia, Kroacia, vende shume te njohura dhe shume te vizituara nga mbare bota per shume vite me radhe. Si per cdo gje qe se njohim ishim disi te distancuar. Mund te kishte stereotipa dhe stigmatizues ne Amerike qe thoshin “je si shqiptar i cmendur”. Kurre se mora vesh se cfare kuptimi kishte. Ishin gjithe ata stereotipa qe se kishin idene fare dhe kur shikuan filmimet tona thoshin “dua te shkoj atje”, “do ta vizitoj veres qe vjen”. Donin te perjetonin ato qe une kisha perjetuar. Nuk e imagjinonin qe Shqiperia kishte kaq shume per te ofruar. Shqiptaret jane shume mikprites, jane te dashur, jane shume te bukur. Nuk jane as te cmendur dhe as te frikshem.

    Kane nje kulture mjaft te bukur dhe te pasur.

    A eshte e vertete qe filmi eshte arritur ne saje te mbeshtetjes se medias sociale shqiptare?

    Po, une Fadili Berisha dhe Blerim Destani themeluam produksionin fillestar te filmit dhe me pas na u desh ta editonim te gjithe kete projekt. Keshtu qe ne mblodhem fonde, rreth 70 mije dollare per 30 dite nepermjet twitter dhe facebook dhe kam shume te rinj shqiptare ne twitter, rreth 1 milion e 3 miq ne llogarine time ne twitter. Beme nje fushate per mbledhjen e fondeve te perbashketa. Ne donin qe ata te ndiheshin pjese e kontributit per xhirimin e ketij dokumentari.

    Duke dhuruar 1 dollar apo 5 dollare, per te arritur dicka kolektive. Per te arritur dicka me kontributet e njerezve te ndryshem. Dhe ia dolem te mblidhnim fondet.

    Sa ishte shuma perfundimtare?

    72 mije apo 73 mije dollare ne 30 dite. Shume shqiptare deshen ta mbeshtesnin kete dokumentar.

    72 – 73 dollare ne 30 dite?! Paska qene mbeshtetja e shume personave. Dhe te gjitheve do ju pelqeje ta shikojne dokumentarin….

    Po te gjithe ne ate shpresojme. Mezi po presim.

    A do te jete ne media, televizionet shqiptare apo ato amerikane?

    Do te shfaqet tek te dyja. Ne Amerike po punojme me televizionin Pbs dhe ata jane shume te interesuar per te. Ndersa ketu kemi takuar disa persona kete jave dhe po bejme disa marreveshje mbi distribucionin ketu si dhe ne vendet e tjera. Duam qe ta shohin sa me shume njerez qe te jete e mundur. Te jete kudo, te shihet edhe ne avion. Sapo ta shohin kete dokumentar njerezit do bien ne dashuri me kete vend njesoj si une.

    Thate se e e keni vizituar Shqiperine 4 – 5 here deri tani. A planifikoni te vini perseri ne te ardhmen?

    Patjeter! Tashme jane shtetase shqiptare. Do vi shume here te tjera. Kam kaq shume miq ketu.

    Pse te duhet pasaporta shqiptare? Shtetesia Shqiptare?

    Sepse do kem kam caste dhe lehtesira. Nuk do kem nevoje per vize per te shkuar ne Stamboll. Sapo e mesova edhe kete. Jam shume nikoqire, jam korcare. Jam e kujdesshme me parate dhe me pelqen te bej pazar te leverdisshem. Gjithashtu i kam rrenjet tek ky vend. Eshte plotesisht nje ndjesi tjeter te jesh shtetase shqiptare krahasuar me nje vizitore. Ku i dihet, shume shpejt Shqiperia mund te jete anetare e Bashkimit Evropian. Me ben te ndihem me nderkombetare. Gjithashtu me ben te leshoj rrenje ne atdheun tim.

    Si po ju ecen karriera ne Shtetet e Bashkuara?

    Po ecen shume mire. Ka qene me ndryshe keto vite sepse kam filluar me produksion krahas aktrimit. Dhe kur je ne shfaqje televizive nuk ke shume kohe te merresh me gjera te tjera. Por pasi pata nje periudhe 22-vjecare ne aktrim, filluam te kishim shume ide e me pas te merreshim edhe me produksion. Tashme kemi nje kompani produksioni, vellai im Neit dhe kemi dy filma me metrazh te plote. Po punojme me skriptet, ne njerin luaj edhe une dhe tek tjetri jepi pas kamerave. Me pelqen ta mbikeqyr procesin si regjisor.

    A keni diten e ngarkuar?

    Po, shume e ngarkuar, kemi dy projekte televizive, zhvillojme dy programe televizive, dokumentarin, si dhe kaloj kohe ne pune jofitimprurese. Mami ka nje organizate jofitimprurese dhe nje te tille ka edhe babai ne Nju Inglend, per femije qe shkojne ne kampe femijesh. Ka qene kamp per djemte per 112 vjet. Babi im dhe te gjithe vellezerit e mi kane shkuar ne kete kamp dhe quhet kampi “HALE” (heil). Veren e kaluar hapem programin e pare per vajza. Qe kur isha e vogel doja te shkoja dhe une si babai dhe vellezerit e mi.

    Ju jetoni ne Kaliforni. A kaloni kohe edhe ne Boston apo ne Nju Jork?

    Po shume kohe, me pelqen Bostoni. Ne menyre te ngjashme Bostoni me duket si vendi im. Shkoj ne Boston sa here qe mundem. Familjen e kam atje, nipat dhe mbesat.

    Si po te ecen marredhenia me basketbollistin Rik Foks?

    Po me ecen mire. Eshte ulur ketu ne studio. Ai eshte mbeshtetes i mahnitshem. Ne e mbeshtesim njeri-tjetrin, jemi miq per koke dhe mendoj se kjo eshte gjeja me e rendesishme. Ai me jep nje mbeshtetje vertet te madhe.

    A i pelqen edhe atij Shqiperia?

    Po i pelqen dhe ben ate shenjen e shqiponjes me duar. I pelqen ushqimi. Te dyve na pelqen gatimi shqiptar. I pelqen te takoje njerezit dhe shpesh thote tani e kuptoj se nga e ke marre vitalitetin qe ke. Tani ta kuptoj ate pjesen tjeter te karakterit tend. Mendoj se Shqiperine e kam shume ne gjak dhe ne temperament.

    Ndonjehere bej pyetje te cmendura. Cili eshte filmi qe te pelqen me shume?

    Qe kam pare apo qe kam luajtur?

    Filmi qe ke luajtur…

    Jane shume filma. Mendoj se filma te ndryshem me kane perfaqesuar sic kam qene ne kohe te ndryshme. Ne njefare menyre ngjan me nje kronike jete. Jam argetuar shume kur kam luajtur tek “True Lies”. Cdo femije do kishte qene i lumtur. Isha vetem 12 vjece dhe luaja me Jim Cammeron. Arnold Zchvartzenegger ishte babi im ne rol dhe une kacavirresha ne vinca 30-katesh te larte duke bere gjitha ato veprime te guximshme. Me pas edhe filmi “Bring it on” ku une luaja njefare anti-nxitese tifozash. Ishte nje film-komedi mjaft argetuese. Me pelqente shume qe luaja me Josh Suedden, nje nga regjisoret me te mire ne bote. Kam luajtur edhe tek “Vampire Salyer” dhe tek “Doll House” . Me pelqente shume aktrimi per te sepse kishte role femrash te forta. Mendoj se ka kontribuar shume per te arritur ketu ku jam sot. Te shpalos kete ate pjese te brendise sime.

    Cilet jane regjisoret e tjere te preferuar?

    O Zot! Jam fanse e Martin Scocezze, fanse e Ann Le dhe e nje regjisori tjeter me te cilin kam punuar dhe qe konsiderohet komplet i cmendur dhe cuditshem, Kevin Smith por jam fanse e tij. Zot! jane te shumte regjisoret qe me pelqejne.

    A eshte e vertete qe u bete vegjetariane pasi pate nje dokumentar?

    Po, ne fakt po, u bera rreptesisht vegjetariane per rreth nje vit. Pasi pash nje dokumentar qe duhej “Forks over Knives” dhe fliste kryesisht per nje diete te bazuar ne perime. Dhe kthehet prapa ne qyteterimin e hershem kur njerezit hanin perime. Vecanerisht ne periudhat kur mishin nuk perpunohej. E pranoj qe kur vij ne Shqiperi mishi dhe djathi jane aq te fresket saqe ndihem me komod te ha sesa ne Amerike, ku ushqimi perpunohet aq shume saqe mund te krijoje probleme shendetesore. Kaq rreth nje vit qe jam vegjetariane dhe vetem tani ha ndonjehere peshk. Tani qe jam ne Shqiperi ha peshk.

    Ky eshte problemi, te jesh ne Shqiperi dhe te jesh vegjetarian eshte paksa e veshtire…

    Po, e di tashme.

    Ju falenderoj qe ishit ketu sonte me ne. Faleminderit per intervisten dhe shpresoj se heres tjeter kur te jesh ne Shqiperi do kemi me shume kohe per bashkebisedim me te gjate.

    Absolutisht po. Kisha kenaqesine e madhe qe isha e pranishme dhe bisedova me ju. Sic e thash ne fillim jam shume e emocionuar qe jam ketu. Dua te falenderoj te gjithe Shqiptaret. Te gjithe ata te cilet i takuam gjate udhetimit tone. Te gjithe ata qe na ndihmuan dhe qe pa ndihmen dhe dashamiresine e tyre s’do ia kishim dale. Shpresoj qe gjithsecili te jete krenar per kontributin ne realizimin e tij. Faleminderit shume. /Vipat/

      Ora ėshtė 27/4/2024, 03:40