Tė gatshėm pėr tė ndihmuar tė gjithė tė zhvendosurit
Vizitor- Vizitor
Drejtuesit e Komunės sė Mitrovicės, nė njė takim qė ėshtė mbajtur tė hėnėn me pėrfaqėsues tė komiteteve pėr komunitete tė disa komunave tė Kosovės, kanė shprehur vullnetin dhe gatishmėrinė pėr tė ndihmuar tė gjithė tė zhvendosurit pa dallim etnik pėr tu kthyer nė shtėpitė e veta.
Kryetari i Komunės sė Mitrovicės, Bajram Rexhepi, tha se komuna ka ndėrmarrė masa konkrete pėr krijimin e kushteve pėr kthimin e tė zhvendosurve qė janė tė interesuar tė kthehen nė pjesė tė ndryshme tė komunės.
Ai pėrmendi nė kėtė drejtim, projektin pėr Lagjen e Romėve nė jug tė qytetit, ku komuna e Mitrovicės ka ndarė njė hapėsirė tė nevojshme pėr ngritjen e objekteve tė reja tė banimit. Poashtu kryetari Rexhepi ceku angazhimin e realizimit tė kėrkesave tė banorėve serbė tė fshatit Frashėr.
Rexhepi foli edhe pėr gjendjen e sigurisė nė gjithė territorin e komunės qė ėshtė e lidhur ngushtė me procesin e kthimit dhe integrimit tė tė zhvendosurve. Ai vlerėsoi se gjendja e sigurisė, pėrkundėr disa incidenteve tė shkaktuara nga strukturat paralele serbe nė veri mbetet e qetė, por e ndjeshme.
Ndėrsa pėrfaqėsuesi e Njėsisė sė policisė nė bashkėsi nė kėtė komunė, Avni Zahiti, tha se nė bazė tė tė dhėnave tė policisė situata e sigurisė ėshtė nė parametra normal. Ai theksoi se pėrkundėr spekulimeve nė opinion nga tė dhėnat qė ka policia del se numri i incidenteve ndėretnike nė Mitrovicė ėshtė shumė mė i vogėl sesa eksiton pėrshtypja e pėrgjithshme.
Njė segment i rėndėsishėm sipas tij, ėshtė se nė kėtė qytet ekziston liria e lėvizjes nė tė dyja anėt e qytetit, pėrderisa policia me qėllim tė krijimit tė raporteve mė tė mira me komunitetet ka hapur edhe dy nėnstacione policore pėrveē stacionit policor nė jug dhe atij nė veri tė qytetit.
|
|
No Comment.